Arrihet marrëveshja, Thaçi: Serbia edhe de jure njohu Kosovën (video)
Faqja 1 e 1

Ashton: Marrëveshja ka inicialet e të dy kryeministrave
(I plotësuar, 19 Prill)Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se negociatat kanë përfunduar, tekstit i janë vënë inicialet nga të dy kryeministrat.
"Dua t'i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. është e rëndësishme që ajo që po shohimt ani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës", u ka thënë Ashton gazetarëve në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me të dalë nga takimi, marrëveshjen e ka cilësuar si historike.
"Ne sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parë historike ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me garancitë e baroneshës Ashton. Kjo marrëveshje është nënshkruar inicialisht mes dy kryeministrave të dy shteteve me garancinë e baroneshës Ashton".
"Arritja e kësaj marrëveshjeje është njohje e Kosovës , e subjektivitetit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit territorial".
"Marrëveshja është bazë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona dhe popujve tanë, prandaj jam i kënaqur që gjendem sot këtu në Bruksel me baroneshën Ashton dhe kryeministrin Daçiq, që kemi arritur këtë marrëveshje për të ardhmen e të dy vendeve tona, të ardhmen evropiane".
"Jemi të vetëdijshëm se do të ketë njerëz edhe në Kosovë edhe në Serbi që nuk do të jenë të kënaqur me këtë zgjidhje por kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë edhe për rajonin dhe për Bashkimin Evropian".
"Jemi të vendosur që ta zbatojmë në praktikë këtë marrëveshje në ditët e ardhshme, që do të bëjmë marrëveshjen për implementimin. Do të thotë deri më 26 prill ne do të kemi edhe draftin përfundimtar për implementim dhe akterët implementues, institucionet e Republikës së Kosovës, EULEX-in, NATO-n, dhe një rol lehtësues të Serbisë", ka thënë kryeministri i Kosovës.
Daçiq: Serbia nuk e ka pranuar sot këtë marrëveshje
Mediat serbe citojnë kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të ketë thënë se "Serbia nuk e ka pranuar sot këtë marrëveshje".
"Unë i kam vënë inicialet në tekstin e propozuar, për pranimin ose refuzimin e të cilit të dyja palët do të deklarohen gjatë ditëve në vazhdim", ka thënë Daçiq, duke shtuar se ky tekst sot është gjithsesi më i përshtatshëm seç kanë qenë propozimet e deritashme.
Bashkësia e komunave serbe do të ketë autorizime të mëdha, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e komandantit, përkatësisht ajo do ta propozojë komandantin rajonal të policisë; do të ketë përbërje serbe në sistemin e drejtësisë, do të ketë një përfaësi të gjykatës së qarkut në veri të Mitrovicë".
"Selia e bashkësisë do të jetë në veri të Mitrovicës, do ta ketë pronën e vet, xhirollogarinë e vet, kuvendin, presidentin, nënpresidentin dhe këshillin, si një formë qeverie. Do të ketë mbikqyrje të plotë dhe autoritet ekzekutiv kur bëhet fjalë për arsimin, shëndetësinë, kulturën, planifikimin hapësinor”, ka thënë Daçiq.
Teksti nuk është publikuar zyrtarisht ende, por është përfolur se ai përmban 15 pika. Prej tyre, pika e 14 ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, e për të cilën pikë Daçiq ka thënë se janë marrë parasyshë kërkesat e palës serbe.
Por, zoti Thaçi është përgjigjur duke thënë se iSerbia gjithmonë ka deklaruar fitore, edhe në qershor të viti 1999, edhe në takimet e Vjenës. (a.v.)
- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se negociatat kanë përfunduar, tekstit i janë vënë inicialet nga të dy kryeministrat.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ende nuk dihen hollësitë e marrëveshjes së arritur. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Arrihet marrëveshja, Thaçi e Daçiq takojnë Rasmussen
Është arritur marrëveshja pas bisedimeve intensive mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku dhe ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.
Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Baroneshës Ashton, ka njoftuar se në ndërtesën e BE''së, pas pak çastesh, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic, e kanë përfunduar takimin e përbashkët me Baroneshën Catherine Ashton. “Sipas planifikimeve të tanishme, Thaçi dhe Dacic bashkërisht do ta takojnë Sekretarin e NATO-s”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në bisedime, në kushte anonimiteti.
Burimet, thonë se Thaçi dhe Dacic pas pak do të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
“Sipas planifikimeve të tanishme, Thaçi dhe Dacic bashkërisht do ta takojnë Sekretarin e NATO-s”, ka thënë për Express një zyrtar i përfshirë në bisedime, në kushte anonimiteti.
Takimi tek Sekretari Rasmusen vjen pasi që për marrëveshjen që po përpiqet të arrihet, NATO do të këtë rol implementues.
Kjo është edhe kërkesë e të dyja palëve.
Marko Gjuriq, këshilltari i presidentit serb, Tomisllav Nikolliq, dhe pjesëtar i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ka thënë sot se “Hashim Thaçi, në vazhdimësi manipulon me opinionin dhe flet të pavërteta mbi përmbajtjen e propozimit”, që gjendet para dy delegacioneve.
“Bashkësia e komunave serbe do të ketë fuqi ekzekutive, posaçërisht në fushën e policisë, përmes zgjedhjes së komandantit, gjë që do të jetë në përgjegjësinë direkte të bashkësisë së komunave serbe”, u ka thënë Gjuriq gazetarëve në Bruksel.
Çështja më sfiduese për palën kosovare, sipas tij, "është fakti se në veri do të jenë vetëm pjesëtarë të përkatësisë etnike serbe të policisë së Kosovës dhe se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të jenë të pranishme në atë pjesë, pa dakordimin e NATO-s dhe lejen e bashkësisë së komunave serbe".
“Shpresë për marrëveshje ka, por nuk duhet të manipulojmë me opinionin, marrëveshje mund të kemi nëse i përmbahemi asaj që është në propozim”, ka thënë Gjuriq.
Nis raundi i 10-të i takimit Thaçi-Daçiq
Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic. Thaçi, duke hyrë në ndërtesën ku po mbahen takimet në Bruksel, ka shfaqur shpresën që raundi i dhjetë i bisedimeve të jetë përfundimtar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me takimin e sotëm, ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se pret që në këtë takim të ketë një përafrim të draft marrëveshjes që është prezantuar para dy dite, të cilin Kosova e ka pranuar.
“Delegacionet shpresojë që do të përafrojnë qëndrimet në këto dy tri pika të këtij drafti”, ka thënë ai.
Thaçi: Shpresoj që Serbia ta pranojë sot marrëveshjen
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke hyrë në ndërtesën ku po mbahen takimet në Bruksel, ka shfaqur shpresën që raundi i dhjetë i bisedimeve të jetë përfundimtar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, nën udhëheqjen e kryeministrit serb, Ivica Daçiq, takohen sot me kërkesën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për t'i dhënë edhe një mundësi marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Shpresoj që edhe Serbia ka reflektuar dhe do ta pranojë sot marrëveshjen, në mënyrë që të pajtohemi në parim”, u ka thënë zoti Thaçi gazetarëve të mbledhur.
Sipas tij, marrëveshja do të mundësonte lëvizje të lirë te njerëzve dhe mallrave, si dhe zhbërje të strukturave të paligjshme serbe në veri.
Ai tha se sistemi i policisë dhe drejtësisë do të jenë një sistem unik, sipas ligjeve të Kosovës, ndërsa Aasociacioni i komunave serbe, tha kryeministri i Kosovës, s’do të ketë rol legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë.
Kosova është në proces të sigurt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, NATO, OSBE dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Konfirmon ministrja Tahiri: Arrihet marrëveshja në pako (Video)
» Mediat në Shqipëri: Arrihet marrëveshja, Isa Mustafa Kryeministër, Hashim Thaçi President
» Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së
» Nexhat HAZIRI:KRYEMINISTRI THAÇI I PADENJË PËR TË QEVERISUR EDHE MË TUTJE ME KOSOVËN
» Arrihet marrëveshja me KFOR-in

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi