Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvrasja e ish-ushtarëve, pasqyrë e zezë për institucionet

Shko poshtë

Vetëvrasja e ish-ushtarëve, pasqyrë e zezë për institucionet Empty Vetëvrasja e ish-ushtarëve, pasqyrë e zezë për institucionet

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 29, 2013 3:46 pm

Vetëvrasja e ish-ushtarëve, pasqyrë e zezë për institucionet 09vetevrasjet_0901121045_1
Vetëvrasja e ish-ushtarëve, pasqyrë e zezë për institucionet

Prishtinë, 29 prill 2013 - Fenomeni i vetëvrasjes të ushtarëve të UÇK-së në kohë “paqeje”, i cili arrin në 44 sish që nga përfundimi i luftës, është pasqyra më e zezë e institucioneve shtetërore.
Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të UÇK-së, kjo është pasqyra më e zezë e politikës, e drejtësisë, e humanizmit dhe e demokracisë së institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Kosovës, të cilat e mbajnë përgjegjësinë morale, ligjore dhe kushtetuese për braktisjen dhe për mosmbështetjen e gjithanshme ekzistenciale të ish- ushtarëve të UÇK-së.
Madje drejtuesit e këtij këshilli kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se kështu nuk shkohet përpara dhe nëse nuk punohet në këtë drejtim, “durimit për çdo ditë po i vjen fundi”.
Nga ana tjetër ky shqetësim është ngritur edhe nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se është mjaft shqetësuese rritja e numrit të vetëvrasjeve që nga viti 1999 e këndej.
Kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se qysh prej përfundimit të luftës institucionet tona pothuajse nuk janë marrë fare me veteranët e Luftës edhe përkundër reagimit disa herë rreth këtij problemi.
“Shkaku i anashkalimit nga institucionet, deri më sot 44 veteranë kanë bërë vetëvrasje, rasti më i freskët ishte në Dragash. Unë disa herë e kam ngritur zërin rreth kësaj çështje ngase vazhdimisht kam marrë mesazhe nga veteranët e luftës se do të bëjnë vetëvrasje. Mirëpo, ka qenë e kotë askush nga qeveritarët nuk është marrë me këtë problem, bile as nuk më kanë pyetur se kush janë ata të cilët të dërgojnë mesazhe”, është shprehur i zhgënjyer Qeriqi. Sipas tij, kjo tregon se në çfarë situate janë veteranet e luftës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi