Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike

Shko poshtë

Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike Empty Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2009 12:32 pm



Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike U1_KaloshCelikuVETËVRASJA POLITIKE

(Shkak: intervista e një politikani dhe tre akademikëve, në TV Klan)

Nga Kalosh ÇELIKU

Vetëvrasja. E njohur si fenomen, qysh moti në shoqëritë botërore, po ja kohën e fundit edhe në shoqërinë shqiptare. Dihet, nuk është e natyrës shqiptare. Shkaku: ngase nuk e kemi në gjak. Shpirt. Vetëvrasjen, nuk e lejon edhe Kurani. E bëjnë individë me karakter të fortë në letërsi. Shkencë. Ne, të tjerët, që nuk e kemi këtë karakter, notojmë në oqeane, ende jemi gjallë. Po, ja që kohën e fundit edhe ne përballohemi me këtë dukuri të sëmurë shoqërore. Vetëvrasjen e bëjnë njerës të politikës, shkencëtarë, shkrimtarë, gazetarë, edhe të tjerë.
E rëndësishme është se kemi dy lloje të vatëvrasjeve:
- Vetëvrasje të njerëzve që kanë përfunduar në varr dhe,
- Vetëvrasje politke të njerëzve që ende janë gjallë.
Unë kësaj radhe do të merrem me individë, që bëjnë vetëvrasje politike dhe ende janë gjallë në Qeveri. Burra, që nuk i do edhe Zonja Vdekje. Varri. Shkaku se: për të ardhë deri te një përfundim i këtillë, unë kam ardhë falë mikut tim Poet ( nuk do t’ia përmend emrin, lexuesi i shkrimeve të mia e di rebelin), që e vazhdon jetën në varr. Botën tjetër qiellore.
Tjetër, janë vetëvrasjet e karekterit të inteletkualëve. Dhe, karekterit të politikanëve. Politikanët i ka vrarë Partia, ose ndonjë kundërshtar politik. Spiun. E thashë: që në fillim se, nuk do të merrem kësaj radhe me individët intelektualë, që i ka vrarë shoqëria. Shteti. Po, do të merrem me individët që i ka vrarë spiuni, DoktorZiu... Kurva Parti... Shteti “demokratik”.
Fatkeqësi kjo, e jona kombëtare. Populli e ka thënë: kurrë mos shko pas gomarit, po pas ujkut, tigrit, luanit... Dhe, të bie të plasish gazit nga kurrizi, kur i sheh në skenën politike, politikanë të paaftë që kanë dalë në ballë të popullit dhe i shkojnë pas gomarit. I fryejnë zjarrit euforik të popullit. Qafë për qafe fotografohen përpara kamerave nëpër seminare shkencore, emisone televizive. Propagandave të kurdisura politike edhe në këtë kohë moderne për hapjen e Universiteteve Shtetëror e privat. Degëve të Universiteteve Shtetëror nëpër qytete e katunde. Fabrika prodhimi të gjysëmanalfabetëve me diploma universitare. E harrojnë se, ne tashti nuk kemi studentë, profesorë Universiti. Tekste universitare. Dorën në zemër, ne nuk e kemi më problemin e hapjeve të universiteteve si dikur në kohën e komunizmit famëkeq e të “vëllazërim – bashkimit” jugosllavë.
Shtriga plakë, përsëri doli nga Shpella e akademikëve. E panë me sy të gjithë banorët e Oazës së paqës, bota. Na i trembi fëmijët edhe kësaj radhe në gjumë, natën. Don Kishoti ynë me tre Sanço Panço shqiptar, më kot i dolën para matanë kufirit politik të Atdheut. Heroikisht, përpara popullit demonstruan “mençuri e trimëri” në rolin e Dragonit të përrallave popullore. Rrëfenin përralla të moçme shqiptare para kamerave televizive. Fatëkeqësisht, asnjëri nuk pati guxim me armë historike, t’i dalë në dyluftim ballë për ballë Shtrigës, rrokë për flokësh. Dhe, ta hudhë në turrën e druve përpara syve të botës. Flaka e zjarri t’i shkojë përqielli... Piskama... Tekefundit, së paku t’ia plotësonin dëshirën Patriotit të vonuar melez: Shtriga duhet të digjet në turrën e druve, në mes të Sheshit.
Shtriga edhe në të ardhmen do të vazhdoj të na i trembë fëmijët natën. Herë pas here do të dalë nga Shpella akedemike si kulshedër me dy koka duke vjellë zjarr e flakë nga goja. Edhe atë: në mes të Ditës. Në mes të Natës. Në me të Verës. Në mes të Dimrit. Fshisës i ka hipur moti në shpinë dhe fluturon me vite mbi kokat tona, arat tona, malet tona. Tamerrmendja, edhe do të fluturojë si kalorëse e arratisur mbi kokat tona deri atë Ditë, përderisa nuk i delë për mejdani Dragoi soçëm i përrallave të moçme shqiptare me shpatë në dorë, ta hedhë bythekrye në turrën e druve.
O Imzot, ua kthe në kokë! Nëse, është nevoja do të vij edhe të lutem në xhami e kishë! Përpara këmbëve të Hoxhës e priftit do t’i ngrejë duart e bythët në hava, për mëshirë! Ndez qirinj për të vdekurit e të gjallët. Edhe pse, nuk kam kohë, katër vekte t’i falë në ditë, në xhami. Vëtëm e vetëm, mos u thuaj se duhet të shkojnë pas gomarit. Nuk e duron këtë natyra ime, gjaku i shqiptarit. Shaku se: kurrë brez pas brezi nuk kam shkuar pas gomarit.
E them këtë se, çdo gjë ka kufi. Vetëm se, a e di gomari kufirin?!... DoktorZiu?!... Jo, nuk e di. Gomari e di samarin. Dhe, taxhinë e përditshme, një torbë përqafe. Në fund, shkopin bythëve. Në mes të udhës të shtrihet në pluhur dhe të pëllasë si gomar. Pse?! Edhe ai nuk e di vetë, si gomarë me samarë. E di vetëm një gjë se: e thërrasin në dasëm. E kurrë nuk i shkon mendja se, nuk e thërrasin pse është i mençur ose i bukur, po e thërrasin për të bartë në shpinë ujë për dasmorët. E populli thotë: i mbyturi kapet edhe për një fije kashte. Megjithatë, kësaj radhe nuk shpëtoi nga rryma ujore, po u mbytë me gjithë shpëtimtarët në hurdhë.
E, çka di DoktorZiu?!... E di, ku e ka kokën, po bythën, ë?!... Bythën, dihet te “vëllezërit” e Njerkës. Atëherë, binu duarve shuplakë për kokën e tij në hale!...
Edhe DoktorZiut, nuk dua t’ia përmend emrin se, dua të vjellë! I kam vjellë edhe zorrët, po nuk kam më çka të vjellë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi