Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK-së iu bashkuan 15 degë të LDD-së

Shko poshtë

LDK-së iu bashkuan 15 degë të LDD-së Empty LDK-së iu bashkuan 15 degë të LDD-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 29, 2013 3:48 pm

LDK-së iu bashkuan 15 degë të LDD-së Ldk-ldd_4
LDK-së iu bashkuan 15 degë të LDD-së

Malishevë, 29 prill 2013 - Në Malishevë, dje Dega e LDD-së, me të gjitha nëndegët dhe strukturat e saja, zyrtarisht kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në këtë ngjarje mori pjesë Avdullah Hoti, anëtar i Kryesisë qendrore, i cili u uroi mirëseardhje në shtëpinë e tyre të vjetër anëtarëve të LDD-së. Me këtë rast, ai tha se numri i degëve të LDD-së që i bashkëngjiten LDK-së arrin në 15. Me këtë bashkim, dega e LDK-së në Malishevë forcohet me 12 këshilltarë në Kuvendin Komunal.
Hoti theksoi se Malisheva duhet të qeveriset nga LDK me qëllim që të stopohet degradimi i komunës dhe keqpërdorimi me paranë publike dhe me pronat publike që po ndodh në këtë komunë dhe në shumë komuna që udhëhiqen nga klani i PDK-së.
Kryetari i deritashëm i LDD-së në Malishevë, Milazim Rudi, theksoi se ai me kënaqësinë më të madhe u bashkohet bashkëmendimtarëve rugovistë për të ndërruar qeverisjen e keqe në Malishevë.
Kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, Jonuz Kastrati, dhe deputeti i kësaj komune në Kuvendin e Kosovës, Salih Morina, shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së bashkë për të bërë ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme lokale në Malishevë. Ata theksuar se do të punojnë të gjithë së bashku për t’i dhënë fund pushtetit klanor dhe korruptiv të PDK-së në Malishevë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi