Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veliu - Demaçit: Ai është markisit

Shko poshtë

Veliu - Demaçit: Ai është markisit Empty Veliu - Demaçit: Ai është markisit

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 01, 2013 10:06 am

Veliu - Demaçit: Ai është markisit




Veliu - Demaçit: Ai është markisit Agimveliu_20130430102511
Kryetari i Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së Agim Veliu e ka quajtur Adem Demaçin marksist pasi ky i fundit kishte thënë se Llapi po udhëhiqet pa meritë nga LDK-ja.
Veliu ka thënë se Demaçi po bëhet avokat i dreqit dhe për këtë, sipas tij, po paguhet.
“Ai është mendim i tij, tash po mundohet me la diçka me diçka”, ka ironizuar Veliu me deklaratën e Demaçit. Veliu ka thënë për standardi.info se Demaçi është marksist. “Ai është një ish- marksist që po konvertohet herë patriot, herë nacionalist që nuk më bënë përshtypje”.

Ai ka thënë se udhëheqjen e Podujevës e ka marr me votë. “Mandatin e kam marr me votën e sovranit dhe as që më bënë përshtypje se çka thotë ai”, ka thënë Veliu, transmeton portali Standardi.info.

Sipas tij, LDK-ja nuk e ka vlerësuar që Demaçit duhet t’i jepen benificione. “Nuk e kemi vlerësuar se duhet t’i japim benificione. Po tash ai po e luan rolin dyfytyrësh sepse po merr pare dhe po gëzon benificone dhe po mbron ata që po e paguajnë”, ka thënë Veliu.

“Le të flet ai çka të dëshiron, për familjen time e dinë të gjithë që gjithmonë kemi qenë patriot. Babë e babagjysh i njohin të gjithë sepse kanë qenë patriot dhe për deklarata të tilla që i bënë dikush që shitet, nuk mërzitem”, ka thënë Veliu, transmeton Standardi.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi