Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale

Shko poshtë

Agim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale Empty Agim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 14, 2013 7:47 pm

Agim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 184370_10150099763904077_8197799_nAgim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 184370_10150099763909077_7519385_n

Agim Gashi

Një kujtim- Shkolla Normale

Moj Prishtinë moj rrënzë Gërmisë
Je mburojë e Dardanisë,
Dyzet vjet më parë në Ty
Ndjeva rriten në rini,
Tek liqeni ndër ato male
Krenari Shkolla Normale.

Aty mësohej historia
Lëshonte rrënjë dashuria,
Për Shqipëri e për trojet tona
Mos t´jetojmë në kohra t´vona,

Ku burra t´lartë të perëndisë
Shpërndanin rrezet e diturisë
Tek liqeni ndër ato male
Krenari Shkolla Normale.

Djemë e vasha rriste prore
Për t´sjellë dritë n´tokat arbrore,
Ishim zogj t´mjerë jashtë fërrikut
Nga thundrrat t´vrazhda të armikut,

Jetë e vështirë ishte për ne
S’kishim gaz, s’kishim hare,
Porse doli rrezja e dritës
Pas shumë vite të mëdha të pritjes
Tek liqeni ndër ato male
Krenari shkolla Normale.

Filloi kënga të buçiste
Meloditë n´qiell fluturonin,
Mandolina e çiftelia

Mbi Dardani tinguj lirie lëshonin

Mësohej Fishta dhe Naimi
Dhe nga këtu lshohej kushtrimi
Që armikut i ikte data
Djemë e vasha në demostrata
Tek liqeni ndër ato male
Krenari Shkolla Normale.

Kishte jetë e kranari
Kishte besë, kishte miqësi,
Fjalët thusheshin burrërisht
Këndohej shqipja djalërisht.

Me mikun tim nga Prizereni
Edhe sot kujtime kemi,
Që nuk harrohen pa na mblu dheu,
Punë të mëdha donte atdheu;
E tek liqeni ndër ato male
Krenohej me ne Shkolla Normale.

Sot kujtimet na ngacmojnë
Mua dhe Pimin nga Prizereni,
Ishim miqë e miqë mbetëm
Dhe më tutje do të jemi.

Si dy kreorë të vërtetë
Të punojmë për atdheun,
Sa të jemi në këtë jetë...
TA NDEROJMË NE MËMËDHEUN.

Sot tek liqeni ndër ato male
Më nuk është Shkolla Normale,
Miku im këtë fat e kemi
Një ditë edhe ne më s’do të jemi!


Agim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 184370_10150099763914077_7765657_nAgim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 184370_10150099763909077_7519385_nAgim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 184370_10150099763904077_8197799_nAgim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 184370_10150099763909077_7519385_nAgim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 184370_10150099763914077_7765657_nAgim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 184370_10150099763919077_7981355_nAgim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 184370_10150099763924077_6743764_nAgim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 185658_10150099766714077_8152390_n

SOT

Agim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 185658_10150099766719077_2299900_nAgim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale 185658_10150099766724077_8304969_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi