Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:NJË KUJTIM PENG N`VALË TË DETIT

Shko poshtë

AGIM GASHI:NJË KUJTIM PENG N`VALË TË DETIT Empty AGIM GASHI:NJË KUJTIM PENG N`VALË TË DETIT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 23, 2014 5:57 pm

AGIM GASHI:NJË KUJTIM PENG N`VALË TË DETIT 1558457_10152028286159077_764375957_n


AGIM GASHI

NJË KUJTIM PENG N`VALË TË DETIT

Iku jeta me dashurinë
Në këtë botë të kam dashtë Ty, 
Kur më ike, ma ktheve shpinën
Mi qorrove këta dy sy.

Kur ndegjon se unë kam vdekur
N´plazhë të Durrsit dil pa përtim, 
Dy lotë lshoj n´valën e detit
Ti merr vala si kujtim.

Lshoja sytë detit shqiptar
Sdo ti pash askund kufi, 
Po aq ishte edhe dashuria
Që e ndjeja gjthmonë për Ty!

Të shëndosh më pate marrë
Kur u smura ti më le, 
Po t´përbej në sytë e ballit
Më trego zemër a ke?!

Shko kah t´shkojsh moj e dashura ime
Dhe një ditë ke me u pendu, 
Te të gjithë mashkujt e botës 
Sdo ta gjesh edhe një si mu.

Kur sdo t´jemë në botën tënde
Ti me valë do t´kesh shoqëri, 
Leja peng detit e valëve
Si kujtim një dashuri.

23.03.2014
Düren-
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi