ALI R. BERISHA:VARGJE DRITHËRIMASH TË NDRYSHME TË JETËS
Faqja 1 e 1
ALI R. BERISHA:VARGJE DRITHËRIMASH TË NDRYSHME TË JETËS
Shtepia Botuese "ADA" nxori nga shtypi librin "Autograf i pazbardhur" te Nexhi Baushit nen redaktimin e Ali R. Berisha
VARGJE DRITHËRIMASH TË
NDRYSHME TË JETËS
Vëllimi me poezi “Autograf i pazbardhur”, e poetes Nexhi Baushi është prurja e dyte poetike e saj brenda një kohe fare të shkurtër, me të cilin ajo po dëshmon se po shklet guximshëm dhe furishëm në botën poetike. …. poezitë e këtij libri janë frut i një pune me plot frymëzim entuziazmor dhe dëshiren e zjarrtë për të thurrur poezi. E rrëmbyer nga kjo dëshirë poetja vetëfutet në botën e brendshme poetike, ku mbretëron fuqia e dhuntisë. Dhe aty ajo e sjell me vete botën e jashtme dhe dëshirën për t’i ndihmuar asaj të bëhet sa më e lehtëjetueshme - sa më e dashur prej nesh e ndaj nesh dhe kështu do të mund ta donim më shumë jetën se sa fatin. Për t’i dhënë kuptim sa më të dashur jetës, thurja e vargjeve merr gjithnjë e më tepër përmasa të një ekuivalenteje të imazhit ndjenjësor. Nga vargu në varg, nga poezia në poezi bota fantastike e Nexhi Baushit, e cila - në shikimin bio, na duket se eshte e mbylltë, e tërhequr dhe misterioze, por bota e saj është llavë vullkani dhe si e zjarrtë ne frymëzime e imagjinartë ajo i hyri punës, botoi librin e pare “Kur loton qielli …” Kur i ka hyrë punës për të mbledhur, për të qitur në letër e për të botuar një libër , vrundullon “Melankoli, / Trishtim …? Çka ka ky shpirti im, / s’po gjen qetësinë?!” (Kur loton qielli…”, fq. 23), nuk mundi t’i linte më tutje të fashitura, poetja ka qenë shumë e ndrojtur. Frikohej se po i hynte një pune, së cilës nuk ia kishte kaçikun. Por miqt e saj të jetës, të fejsbukut dhe të poezisë, i jipnin vazhdimisht zemër, e nxisnin pa ndërprerë duke i dhënë kurajo. Kështu poetja mori guximin, punoi librin e parë, për të cilin redaktori Kistaq Shabani, shkruan: “është një kronikim kohe … ku protagonistja sodit, kundron, mediton, analizon procese e fenomene jetësore kujdesshëm me optikë poetike … i kohës dhe i vetë shoqërisë që ka përjetuar këto ndjenja, emocione, dhimbje në një diagramë të çuditshme.” (Kristaq Shabani: Veçanti trajtimi i ndalur në një simbolikë, “Kur loton qielli …, fq.5).
Poezitë e librit të dytë vijnë duke pushtuar me ndjenja: lindin me drithërimë, vijojnë me mbresa të thella dhe lënë tone që dëgjohen për një kohë të gjatë. Shumë lexues do ta gjejnë veten në atë fushë pushtimi, ku zënë të përpiliten ngjashëm sikurse poetja. Në nisje të krijimeve poetike ajo shpërfaq botën e vet, të gjetur këndejpari, diku afër nesh, por që e sheh sipas vrojtimit të saj. Kumti, thirrja, jehu - të ngjizura me stilizime poetike, në radhë të parë me intima plot konotime zhgënjejnë, japin zemër, përmallin, mbushin shpresë, humbin ne meditime ose zërojnë me tinguj të përjetuar. Poetja ka thellësi shprehjesh që nga melankolia deri te kushtrimi stoik,
Te vdekja e parakohshme mendt mos i ço!
Lufto! … Lufto! … ( Jetën sfido!)
për të mos u dorëzuar para sfidave. Ama sëmbimet shpirtërore s’ka gjë që i ndalë.
Veç dy fjalë foli miku:
Ta dish, mike – zemërakull je, e
Nuk e di …
Nëse dashuron
E ke bërë të lumtur një Njeri (Pa fjalë)
Poezia vërtet është ilaç, por ajo di edhe të hapë dhe të brendafshikulloje rëndë e më rëndë (Vargje të pakëputura). Poetja (grua (që) jetën sfidon te poezia Sfida) di dhe ia del ta mund valën e zhgënjimit e të psherëtimave melankolike dhe të ndonjë fillese dinake të pesimizmit me përfundime e mesazhe tonesh burrërore. “Një gur çmendurie në zemër” e merr me vete ai që ik nga këto tone burrërore të poetes ( Ikje.) ose nga “një jetëdhënës i shpresës’ (Atdheu im). Poetja e gjen besimin në jetën dhe në njerëzit dhe këtij besimi i jep forcë pamposhtësie. Në këtë pikë meditimi, Nexhi Baushi dallon nga shumë poete, që zënë të numërojnë e të zërojnë vetëm ato të liga që mund të shndërrojnë njerëz në shpirtligë e mendjeligë dhe në keqbërës.
Edhe në këtë të dytin libër, si vazhdimësi e të parit, “ku do të lexojmë poezi me ndjenja pushtuese, me ngjyra e figura shprehëse që na shpërfaqet imazhi i një jete të veçantë të një gruaje që ka vendosur të jetojë sipas parimeve të veta Brenda botës së madhe.
(Lermë,
Vetëm të fluturoj në horizont (Në Univers)
Por nuk është që asaj nuk i zjarrojnë ndjenjat e dashurisë; (Jam, frymella Brenda teje), Nuk munda pa të menduar, Jam frymella brenda teje, Një bulëz loti, nga një oqean , Vetëtimë e një prekjeje, janë dëshmi të një “llave prushore”, prandaj pason dhe lutja e saj:
Më prit, më prit se unë do vijë
Se më mungon, vërtet e di
Si detit të gjerë nimfa e tij (Si lumellave)
Ndonëse poetja ka pritur nga jeta më shumë se sa që ajo i ka ofruar, ka vendosur t’i qëndrojë. E ka vështirë, por ka vendosur ta sfidojë. Arma e saj kryesore është mospasja frikë as nga e kaluara as nga e ardhmja. Ajo i bën iso dashurisë, dashurisë njerëzore, jetës e assesi vetes si femër, apo pamjes së femrës – si pikë e parë e dashurisë erotike në jetë. Ka marrë përsipër ta monumentalizojë dashurinë a jo t’i këndojë bukurisë së jashtme. Ajo ka vendosur t’a sfidojë jetën dhe të keqen, do të bindemi pasi, mjafton , t’i kemi lexuar vetëm një pjesë vogël të poezive. Asaj do t’i mjaftojë gjetja e shkaktarit, me shpresa të mëdha se do ta gjejë, duke i besuar më shumë stoicizmit se sa fatit.” (Këtë e kam cekur edhe në përshtypjet e mia për librin e parë “Kur loton qielli…”). Hapërime të mëtutjeshme në këtë betejë të sajen jetësore e krijimtare kemi në pjesën më të madhe të poezive të këtij librit të dytë. Në tërë këtë shumësi subjektesh e objektesh potike Nexhi Baushi ndjen nevojen që të jetë e përgjegjshme kur shkruan poezi. Ka shpresë se poezia mund të bëjë shumëçka në këtë botë, kur priret nga sinqeriteti. Ajo ka bindjen se poezia është “Një forcë e jashtëzakonshme, e aftë të bëjë realitet çdo ëndërr dhe dëshirë, sado e çartur, e parealizueshme apo absurde që mund të jetë.” (Mira Meksi)
Poetja Baushi, një zonjë e ngjitur në moshë, përkundër ngulmimit për të bër poezi nuk kërkon ndihmë nga potencat e vargëzimit, sikundër që bëjnë poetët në fillimkarrierën e tyre. Ajo e pranon qetësisht frymëzimin. Këtij frymëzimi ajo arrin t’i jep frymë poetike e jo forcë me elemente teknike të versifikacionit. Imagjinata e bujshme, meditacionet e pashkëputshme, çiltërsi rrëfimesh e meditimesh – pa fshehur gjë, pa zbukurime retorike, pa ato ahet e ohet e moçme lirike, janë damarët me të cilët e gjallojnë këtë poezi.
E vetëdishme se duke shkruar poezi krijon diçka që duhet t’u përballojë erërave kohore ajo e fton përgegjësinë ta shoqëroje e ta ndihmojë prandaj e dëgjon me durim, duke e imagjinuar, aty pranë lexuesin pasionant, i cili për çdo poet do të duhej të ishte njësia më e përpikët e masës vlerore. Ajo nuk ngurron të pyesë e të kërkojë sugjerime, nga përvojësorët, duke ruajtur origjinalitetin e e krijimit. Nevojitet një gatishmëri për këtë “shteg mendimi plot me dlirësi’ (Përjetësia). Poetja ka kaluar një jetë, jo me trauma , por me disa kujtime të hidhura, fate të pazgjidhura, pritje e shpresa, prandaj del me kumtin poetik që njerëzit të kuptohen dhe të bëjnë çmos për t’u bërë më njerëzor (Universi), me më shumë liri (“E unë, bija jote, Prekaz, erdha nga Tirana / Të ngrohem nën këtë diell …), më shumë dashuri truallësore (“Tek ty lexova / lumturinë e fshehtë” (Tirana), më shumë prindërsi (Babai, Nëna). Kjo është përbrendësia lirike në poezinë e Nexhi Baushit me rrjedha meditimesh e ngjyresash të imta e farfuritëse në tema, në subjetke, në stil dhe në gjuhë. Vijueshmëri lineare e vargut plot komunikim qoftë nga vargu tekst, ose vargu këndim me gjetje të zërave bukurtingëllues në hijerarkinë e gjerë tematike.
Për poezine e Baushit, Prend Buzhala shkruan: “E rëndësishme është që magjia e fjalës poetike, ndjesinë hyjnore të dashurisë e zbret në tokë, në vargjet dhe në përjetimet që na i dhuron lirika … me shpalosjet e dëshirave, të metaforës, fisnikërisë … Ta lartësosh veprën e shpirtit (dhe të mirësisë në shërbim të njerëzve) është lëndë e dëshiruar e poezisë … (23. 12. 2012).
Në poezi është më lehtë të gjenden frytet poetike se sa të harmonizohen në përputhje, të ndërpërshtaten, të gjejnë vendin e vet të suksesshëm për të arritur një lexueshmëri plot qartësi dhe elegancë. Me qëllim që tërësia e pushtueshmërisë dhe e preokumit artistik të lë gjurmë të thella, kërkohet aftësi reagimi me figurë dhe shprehje në vendin dhe kohën e duhur. Këtu poetja Baushi ka hapërime të dukshme, prandaj edhe me këtë tufë poezish po jep garanca se nga pena e saj do të ketë edhe prurje të tjera të suksesshme.
ALI R. BERISHA Peje,
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pse o zog rri i vetmuar - Agim Gashi
» VARGJE NGA AGIM DOÇI-PO HEDH KETU "VARGJE TE VJETERUAR"....NDOSHTA PERMENDEN FAKTE QE I KENI HJARRUAR......LEXOJINI DHE "SHMALLUNI"....
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» Edhe këso shkrime më dergon Albnow:Које је Ваше одредиште zoti Berisha? - Ku shkon z. Berisha ?
» VARGJE NGA AGIM DOÇI-PO HEDH KETU "VARGJE TE VJETERUAR"....NDOSHTA PERMENDEN FAKTE QE I KENI HJARRUAR......LEXOJINI DHE "SHMALLUNI"....
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» Edhe këso shkrime më dergon Albnow:Које је Ваше одредиште zoti Berisha? - Ku shkon z. Berisha ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi