Sylejman Morina: Nga Jeta Kulturore në Arbënesh të Zarës
Faqja 1 e 1
Sylejman Morina: Nga Jeta Kulturore në Arbënesh të Zarës
Diaspora e vjetër
Nga Jeta Kulturore në Arbënesh të Zarës
Shkruan Sylejman Morina
Entuziazmi i intelektualëve dhe i qytetarëve arbëreshë për rëndësinë e ndërtimit të objektit të bibliotekës së Arbanasit(Arbneshit)degë e bibliotekës së qytetit të Zarës u tregua i arsyeshëm, sepse për një kohë shumë të shkurtër aty janë zhvilluar aktivitete të shumta kulturore ,ndërsa aktiviteti i fundit ishte hapja e ekspozitës me fotografi historike ”Arbëreshët dhe Biçikleta” nga 6 prilli deri me 26 prill. Për hapjen e kësaj ekspozite i kemi njoftuar me kohë lexuesit e revistës ”Zemra shqiptare”.Kjo ekspozitë u realizua sipas idesë së znj.Doroteja Kamber –Kontiq, udhëheqëse e bibliotekës, dega në Arbanas.Realizimin e kishin bërë Drago Mariq e Bernard Kotllar.
Në hapjen solemne kishin marrë pjesë shumë qytetarë arbëreshë e të tjerë, si edhe personalitete të shquara politike kulturore,sportive e qytetit të Zarës. Ndër ta ishte edhe zhupani i Zhupanisë së Zarës, z. Stipe Zreliq, regjisori i RAI II, z. Milenko Dujela, gazetari e publicisti i njohur i fotografisë historike,z. Abdullah Seferoviq etj. Ishte madhështore pjesëmarrja e atyre që kishin dhënë shumë për çiklizmin e Zarës: Josip Bumba Bajlo, Shime Bajlo etj. Në ekspozitë ishte sjellë edhe biçikleta e vitit 1888, pronë e Bumba Bajlos..

Zonja Kontiq bën hapjen e ekspozitës |
Në fjalën e hapjes znj.Kontiq kishte sqaruar, pse pikërisht ky muaj ishte zgjedhur që të hapej kjo ekspozitë,sepse” para shumë vitesh kanë ndodhur dy gjëra lidhur me biçikletën”.Në prill të vitit 1877, pronari i fabrikës së likereve, Nikolo Luxardo, kishte sjellë për punëtorët e tij biçikleta, e në “mesin e tyre ishe edhe një arbëresh që ka drejtuar biçikletë, Shime Bajllo.Pas 77 viteve lajmërohet edhe një Bajllo -Shime Bajllo- (Shoin), biçiklisti më i madh zaras në histori,kampion i katërfishtë shtetëror. Po ashtu, në prill të vitit 1947 themelohet klubi i biçiklistëve BK. “Zadar”( KB Zara) , shumica e anëtarëve të klubit ishin arbëreshë”
Ndërsa Mariq për ekspozitën ishte shprehur:”Kjo ekspozitë është përkujtuese e traditës së bukur të arbëreshëve të Zarës, lidhshmërisë qindvjeçare të tyre me biçikletën, me të cilën u bënë të veçantë dhe të njohur.... ekspozita nuk i paraqet vetëm sportistet arbëreshë, por edhe njerëzit e thjeshtë të shoqëruar me këtë mjet udhëtimi të popullarizuar.”
Kotllar kishte thënë se disa foto janë publikuar për herë të parë, e më e vjetra ishte e vitit 1907.“Pas ekspozitës fotografitë do të gjejnë vend në “në fondin e trashëgimisë arbëreshe, ndërsa unë me Mariqin do të vazhdojmë të hulumtojmë për trashëgimin tonë të pasur” .
Ekspozitën e çmoi lart eksperti i fotografisë, z . Seferoviq, duke e krahasuar me ato ndërkombëtare,”këndshëm jam i befasuar,ekspozita është e nivelit më të lartë, këtu dominon sensibiliteti para zgjedhjes së fotografive dhe raporti mes fotografisë së vjetër dhe asaj të re, është goditur shkëlqyeshëm edhe kronologjia e ekspozitës”. Vërejtje kishte dhënë pse nuk ishte përgatitur edhe një katalog përcjellës.
Fjalët e Shime e Josip Bajllos me mallëngjim ishin nxjerrë:
“Në një mënyrë kemi përshtypjen ,se na keni kthyer jo vetëm në kohen e rinisë sonë ,por na keni kthyer fuqishëm edhe në kohet e hershme të të parëve tanë”.

Kotllar dhe Mariq, para biçikletës “veterane” të vitit 1888 |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sylejman Morina: Hapet ekspozita “Arbëreshet e Zarës dhe Biçikletat”
» Përsiatje shkrimesh nga Sylejman Aliu:-Ibrahim Rugova: Jeta dhe veprimtaria letrare e politike
» Mentor Thaqi:Sylejman Aliu-Urime dhe Gëzuar Sylejman!
» AKTUALITETE KULTURORE
» Pal Sokoli: Takim Kulturorë ne Heilderberg

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi