Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - NESËR IKI – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - NESËR IKI – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - NESËR IKI – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 04, 2013 1:56 pm

VIKTORIA XHAKO - NESËR IKI – Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO - NESËR IKI – Poezi

Nesër iki, i dashur!
Por shallin diellor ma dogjën rrezet e veta,
Në copëza ma kthyen të tërin,
Dhe ato u tretën, m’i mori era me duart e ftohta, pa ngjyrë.
Gërmat e mia ndoqi pas ky pluhur shpërndarë mbi glob.
Diku ndonjëherë, i dashur, mbi ty do të zbresin,
Ashtu butë, lehtë si frymë e zogjve të perëndisë.
E ti do të ma ndiesh psherëtimën e tyre,
Që tashmë ka zbritur thellësive të asgjësë,
Si fjalët që s’u thanë kurrë.

Marr me vete të gjitha, të gjitha rrugët e dhimbjes e mallit tim,
Lë pas një qiell të kaltër, të qetë, plot jetë e yje të gjalla.
Marr mbi kurriz të trishtimit të gjitha, të gjitha shtigjet që nuk më sollën tek ti.

Nesër iki, i dashur,
Me shikimin e xhamtë, të ngrirë, përpara,
Me hënën që buzën pa gjak kafshon bashkë me mua.
Por pas, lë trenin e vetëm të blertë, të ecë drejt mëngjesit, mbi shinat e bardha,
Për ty, i dashur!

Se unë nesër iki!

E premte 31 maj 2013 ora 01:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO - NESËR IKI – Poezi 600647_637121516315364_1194881796_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi