Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesë kushtet amerikane për Vetëvendosjen

Shko poshtë

Pesë kushtet amerikane për Vetëvendosjen Empty Pesë kushtet amerikane për Vetëvendosjen

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 14, 2013 3:56 pm

Pesë kushtet amerikane për Vetëvendosjen

Pesë kushtet amerikane për Vetëvendosjen Largea_082881371213857
Edward Joseph, diplomat amerikan dhe ish-zëvendësshef i OSBE-së në Kosovë, i cili ka marrë pjesë në një debat me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin para pak ditësh në "Johns Hopkins School of Advanced International Studies" në Washington, u ka dërguar një letër këtyre dy të fundit ku i ka këshilluar që të heqin dorë nga pozicionet politike të Vetëvendosjes, nëse duan bashkëpunimin me SHBA-të.
Por çfarë konkretisht u ka shkruar Joseph liderëve të Vetëvendosjes?
"Më lejoni të ndaj 5 pika për të cilat shpresoj se do t’i keni në konsideratë", ka shkruar Joseph.



1. Fjala mund të jetë e lirë, por qëndrimet kanë koston e tyre



Derisa ju jeni të lirë ta thoni zëshëm opinionin tuaj pothuaj për gjithçka - Dështimin e Serbisë për të ndryshuar; Bashkimin me Shqipërinë, psh ju duhet të jeni në dijeni se liria e shprehjes e ka koston e saj. Të flasësh për dështimet e brendshme të Serbisë hap derën më tej që të tjerët të flasin për trafikimin me organe dhe drogë në Kosovë. Ju mund të mos shihni paralele dhe ndoshta edhe mund të mos ketë, por sa më shumë që rrëshqisni në komente për vendet fqinje, aq më shumë do të duket se po arsyetoni akuzat e pafavorshme ndaj Kosovës. Është e drejt e juaja që të ankohen për trajtimin jo të drejtë që Serbia ia bën Kosovës; mirëpo është marrëzi që të çirresh se Serbia duhet të ndryshojë. Le ta gjykojnë të tjerët përshtatjen e Serbisë; por angazhohuni në komentimin e përshtatjes së Kosovës.



2. Sado të bindur që të jeni në lidhje me vlerat e bashkimit me Shqipërinë, ju po e ekspozoni vetën ndaj një përçmimi të mundshëm politik.



Washingtoni është një qytet ku pëlqehen dallimet dhe debatet. Fakt se ka gati unanimitet të plotë për refuzimin e insistimit tuaj se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është alarmues.
Kjo sugjeron se shumë njerëz në Washington që brengosen për Kosovën mendojnë se kjo është një ide e marrë.
Megjithatë, liria e shprehjes ju lejon që ta shtyni përpara këtë pozicion. Por duke bërë këtë është shumë e vështirë për ju që të prezantoheni si një figurë e përgjegjshme me të cilën SHBA'të do të bashkëpunonin.
Kjo pikëpamje në fund do të bëhet e qartë për votuesit shqiptarë të Kosovës të cilët do të kuptojnë se unifikimi me Shqipërinë është më pak joshës, sapo të bëhet e qartë se kjo mund të nënkuptojmë dëmtim të marrëdhënies më thelbësore që Kosova ka: atë me SHBA'në.
Edhe nëse i fitoni zgjedhjet, ju do ta humbisni kredibilitetin atëherë kur propozimi juaj për bashkim nuk do të shkojë askund.



3. Ndaluni së protestuari për pavarësinë e kufizuar.



Ju argumentoni se Kosova nuk po lejohet ta realizojë pavarësinë e saj të plotë për shkak se nuk po lejohet ta realizojë bashkimin me Shqipërinë (pasi që shumica shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri e duan këtë). E vërteta është se as Kosova e as cilido shtet tjetër s'mund të bëjë atë që shumica e qytetarëve mund të dëshirojnë. Ka pengesa formale dhe joformale që veprojnë në të gjitha shtetet përfshirë këtu edhe SHBA'të.
Në këtë rast ju nuk keni asnjë arsye për tu ankuar. Kosova pothuajse gjithë pavarësinë e saj ia ka borxh SHBA've e cila e udhëhoqi gjithë fushatën ajrore të NATO's që rezultoi me përfundimin e kontrollit të Serbisë ndaj Kosovës; dhe Washingtoni ka avancuar këtë pavarësi bashkë me aleatët kryesorë europianë përkundër kundërshtimit të Serbisë dhe Rusisë.
Për më tepër, deri më sot, Kosova ia ka borxh edhe sigurinë forcave të NATO's. E gjithë kjo krijon një bazë goxha të kuptueshme për Washingtonin dhe të tjerët për të kufizuar ambiciet nacionaliste të Kosovës. Ju duhet ta pranoni këtë si një fakt të thjeshtë jetësor.



4. SHBA'të shqetësohen shumë për kushtet e komunitetit serb në Kosovë, ashtu siç duhet të shqetësoheni edhe ju.
SHBA është përfshirë në ish-Jugosllavi pavullnetshëm, pasi Washingtoni ka interesa të kufizuara në rajon.



Interesi i tij kryesor është stabiliteti. Kërcënimi kryesor i statibilitetit ndërlidhet me pozitën e minoriteteve. Qasja kryesore për të trajtuar këto tensione është zhvillimi i institucioneve demokratike përfshirë politikat demokratike, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e zhvillimit ekonomik - krejt kjo do të rriste respektin për të drejtat e njeriut dhe përmirësimin e marrëdhënieve brenda dhe ndërmjet shteteve.
Instrumenti kryesor për të zhvilluar këto institucione dhe reforma është tërheqja me anëtarësim në NATO dhe BE.
Ne besojmë se "integrimi social" fillon me "zhvillimin institucional". Ne besojmë në fakt se dëshmitë nga e gjithë bota e mbështesin këtë.
Së pari mbrojë të drejtat me anë të ligjit me institucionet e fuqishme; pastaj shiko se si vendoset integrimi social. Është naive të mendohet ndryshe kur kihet parasysh gjakderdhja shekullore ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë (përfshirë shembujt ku të dyja palët kanë bërë krime makabre të dhunës ndaj njëri tjetrit dhe vitet e mosbesimit në dy dekadat e fundit).
Ndër të tjera, e gjithë kjo nënkupton se ne brengosemi shumë se si serbët trajtohen në Kosovë (dhe se si serbët ne Veri i trajtojnë shqiptarët) se si maqedonasit i trajtojnë shqiptarët ( dhe se shqiptarët i trajtojnë maqedonasit në Tetovë) dhe si serbët i trajtojnë boshnjakët në Republika Srpska. Ne brengosemi se a mund të kthehen serbët në shtëpitë e tyre në Kosovë ose a mund ta bëjnë këtë shqiptarët si Shpendi Ahmeti, bie fjala. Nëse organizatat tona të drejtave të njeriut janë duke e bërë punën e tyre ata nuk do të monitorojnë vetëm kushtet e serbëve në Kosovë por duhet të bëjnë diçka për respektimin e të drejtave të tyre.
Është e vërtetë e shkëlqyeshme të shohim partinë tuaj duke dënuar vandalizmin e varrezave ortodokse serbe.
Kjo është diçka e drejtë që duhet bërë dhe diçka që duhet bërë nëse doni të bashkëpunoni me SHBA'të dhe BE'në. Vazhdoni ta bëni. Mos u ankoni rreth rëndësisë së kësaj çështjeje.




5. Ndaluni së sulmuari marrëveshjen e 19 prillit, shikoni të gjeni rrugë për tu siguruar se po implementohet si duhet.


Ju mund të mos e pëlqeni Marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar nga Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë. Kjo është e drejta e juaj.Ju mund të vazhdoni të ankoheni ndaj marrëveshjes nëse doni. Ju mund të insistoni se Serbia nuk e ka njohur në asnjë mënyrë Kosovën. ju mund të vazhdoni të angazhoheni për bashkimin me Shqipërinë.
Por nëse vazhdoni të merreni me këto gjëra, ju do ti ndihmoni atyre që po argumentojnë se Kosova nuk duhet të njihet. dhe duke bërë këtë ju nuk i çoni përpara synimet që i keni për zhvillimin e Kosovës. Përkundrazi ju do t’i ndihmoni vazhdimit të margjinalizimit të Kosovës.
Në vend të kësaj, ju duhet të ndryshoni qasjen - menjëherë. ju nuk duhet ta pëlqeni marrëveshjen e 19 prill ose publikisht ta përkrahni atë por duhet të fokusoheni në atë që të implementohet në atë mënyrë që i merr parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Marrëveshja është komplekse dhe ka vend edhe për gabime; ju mund të kontribuoni jashtëzakonisht shumë duke bërë propozime konstruktive - që marrin parasysh shqetësimet legjitime të serbëve të Kosovës po ashtu.

Ju faleminderit për konsideratën ndaj këtyre pikave! Çdo të mirë për ju dhe bashkëqytetarët tuaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi