Krasniqi: Shteti nuk mund të mbahet nga mashtruesit
Faqja 1 e 1
Krasniqi: Shteti nuk mund të mbahet nga mashtruesit
Krasniqi: Shteti nuk mund të mbahet nga mashtruesit
Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi përmes një letre të hapur sërish ka shprehur gjithë mllefin e tij për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, por nuk ka treguar për të ardhmen e tij politike. Ai thotë se brengosëse për qytetarët e Kosovës nuk duhet të jetë se cili do të jetë fati i mëtejmë i tij politik, por fakti se 15 vjet pas lirisë ka ikjeje njerëzish, kryesisht të rinj, nga Kosova, dhe se përkundër kësaj qeveritarët vazhdojnë të mos e prishin “rehatinë” e tyre. Krasniqi thotë se përfaqësuesit e “zgjedhur” nga populli të cilët do të duhej të ishin shtylla e kombi, votojnë vetëm ashtu siç i mëson shefi, për ta shtypur butonin ku në gjuhën angleze shkruan:“yes” apo “no”. Me njerëz të tillë, Krasniqi thotë se nuk mund të krijohet perspektiva e kombit. Kryeparlamentari më tej thotë se deputetëve gjithçka u ka ardhur si “hutit në zguer”, duke thënë se shteti nuk mund të mbahet nga njerëzit që gjithçka që kanë arritur apo krijuar, e kanë falë mashtrimeve me rrugë të paligjshme brenda e jashtë atdheut?! Një gjë të tillë sipas Krasniqit më së miri e konfirmojnë skandalet që po dalin përditë në qeverisje e në procesin e privatizimit si tenderomania në dy nivelet e pushtetit, të Feronikelit, të Grandit e të Distribucionit, të Postës e të Farmedit etj. Krasniqi shtron pyetjen pse ndërkombëtarët nuk e inicojnë një gjë të tillë, por meren me “krimet” e luftës e nuk merren me pyllin e krimeve politike dhe ekonomike të pasluftës?
Në vazhdim mund të lexoni letrën e plotë të kryekuvendarit Jakup Krasniqi:
Këto ditë në mediat tona është folur dhe shkruar, madje janë emetuare dhe kronika filmike për një dukuri të theksuar ikjeje njerëzish, kryesisht të rinj, nga Kosova. Dhe kjo, detyrimisht të çon te konstatimi se nuk shihet gjëkundi perspektivë për ta në Kosovë, ndaj dhe vendimi i rëndë dhe i dhimbshëm i tyre për t’ia kthyer shpinën me lot e dhimbje Kosovës. Së këndejmi, lajmi është më tepër se shqetësues për çdo njeri në Kosovë. Por, në esencë, ky lajm duhet të jetë më shqetësues për qeveritarët tanë, të cilët me sa duket vazhdojnë të mos e prishin “rehatinë” e tyre. Pos qeveritarëve dhe “komoditetit” të tyre të pushtetshëm duhet të ketë një shqetësim elemetar qytetar sepse një fat i tillë mund të na përcjellë një ditë secilin nga ne. Kjo që po ndodh, pesëmbëdhjetë vjet pas lirisë së Kosovës, është më shumë se e dhimbshme. Pesëmbëdhjetë vjet më parë në drejtim të Kosovës vërshonte një lumë i njerëzve të mbushur plot shpresë e besim për të ardhmen e tyre. Dhe ç’metamorfozë (shndërrim) pesëmbëdhjetë vjet më vonë: besim i humbur, shpresa të thyera, lumi ka ndryshuar rrjedhën në prapakthim! Ku u tret entuziazmi i këtyre njerëzve, ku humbën energjitë e tyre pozitive të atdhedashurisë, të shtetndërtimit dhe të jetës së re? Ku dhe pse u tret besimi në shtetin e lirë, të pavarur, sovran e demokratik? Në shtetin e zhvilluar, ku sundon rendi e ligji, drejtësia e barazia mes njerëzve? Përse këta njerëz që nuk i ndau dot nga trualli stërgjyshor pushtimi shekullor osman e serb, po i ndan papërgjegjësia,por edhe babëzia e pushtetarëve të të gjitha niveleve, të këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve të lirisë që brenda vetes kanë pesë vjet të pavarësisë. Hapësira jetësore ka degraduar, duke filluar nga kryeqyteti ynë, Prishtina dhe më gjerë, në të gjitha anët e Kosovës. Kudo e kahdo të zihet fryma.
Këta njerëz për pesëmbëdhjetëvjet i pamë t’i sundojnë partitë dhe, kur iu dha rasti edhe vendin, pa u brengosur për përcaktorin, atë emblematiken ‘demokratike’ për partin ëdhe qeverisjen. Dhe i sunduan të dyja në mënyrë despotike, duke u rrethuar me njerëz servilë.“Me hajna do ta bëj shtetin”, thoshte njëri dikur! Etjetri pas tij shtonte: “Të pa fytyrët më duhen për të qeverisur siç dua unë.” Kështu, liderët tanë u përcaktuanqë të punojnë me të paditurit dhe të padinjitetshmit, me ata që “dinë”të thonë: në shqip e në anglisht:“po, shef”, “yes, chef”. Jesmenët e lindur! Dhe këtë mentalitet e kemi parë të metastazojë gjithandaj nëpër institucionet e shtetit. Se dinë të flasin e të lexojnë vetëm atë që ua shkruan shefi apo vartësi i tyre, madje që dinë të votojnë vetëm ashtu siç i mëson shefi, për ta shtypur butonin ku në gjuhën angleze shkruan:“yes” apo “no”. Këtu fillon e mbaron përgjegjësia e përfaqësuesve të “zgjedhur” nga populli apo të zgjedhurit e atyre që duhej ta ruanin votën e popullit. Me këta njerëz të paditur, që do të duhej të ishin shtylla e kombit me përgjegjësi, me dije e ndershmëri, a thua mund të krijohet perspektiva e kombit tani dhe nesër? Jo, njëmijë herë jo! Këta njerëz që nuk kanë administruar, menaxhuar dhe as qeverisur buxhetin e familjeve të tyre, ku mund të dinë se ç’është interesi kombëtar e shtetëror? Këtyre gjithçka u ka ardhur si “hutit në zguer”, siç thotë një fjalëe popullit. Pastaj, a mund të mbahet shteti nga njerëzit që gjithçka që kanë arritur apo krijuar, e kanë krijuar me mashtrime e me rrugë të paligjshme brenda e jashtë atdheut?! Skandalet që po dalin përditë në qeverisje e në procesin e privatizimit si tenderomania në dy nivelet e pushtetit, të Feronikelit, të Grandit e të Distribucionit, të Postës e të Farmedit etj., a nuk e konfirmojnë këtë? Përse nuk i bëhet një analizë gjithë procesit të privatizimit, përse jo edhe të tenderomanisë në institucionet e shtetit (të të dy niveleve) dhe të ndërmarrjeve publike? Përse edhe ndërkombëtarët nuk e inicojnë një gjë të tillë? Përse ata merren me “krimet” e luftës e nuk merren me pyllin e krimeve politike dhe ekonomike të pasluftës? Përse nuk kujdesen për perspektivën e këtyre njerëzve e të këtij vendi për ç’gjë edhe kanë investuar? Nëse kanë ardhur për të ndihmuar demokracinë, për të ndihmuar zhvillimin ekonomik, për të garantuar siguri dhe për të vendosur rendin dhe ligjin, për të vendosur drejtësinë, atëherë përse nuk i bëjnë këto, por na përrallisin me “krimet” e luftës, kur kriminelëve të vërtetë të luftës askush nuk ua prish “tymin e duhanit”.
Është me interes të thuhet se si vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët, por sidomos vendorët janë shumë kureshtarë, po shqetësohen ca si shumë madje, deri sa edhe janë merakosur tepër dhe e kanë marrë më se seriozisht fatin tim politik, çfarë do të bëhet me të, nga do t’ia mbaj, ç’të “papritura” do të ndodhin?! Po “frikësohen” se po digjëm politikisht, se do ta pësoj si Daci, se nuk do të marr as votat e fshatit apo të familjes etj., etj., dhe, sikur unë paskam luftuar të bëhem bajraktari i lagjes, i fshatit apo i Drenicës sime të lavdishme, duke i shfrytëzuar ata (të afërmit e mi), t’i bëj të tjerët të heshtin nga frika e tyre, që unë të bëhesha farë satrapi. Të bëja si Zogolli dikur, që me 500 matjanët e tij ua punoi atdhetarërve më të njohur të kombit, duke i vrarë njërin pas tjetrit brenda e jashtë atdheut. Po mirë ore njerëz të uruar, po e zëmë se edhe jeni bërë tepër merak për fatin tim politik, po pse nuk bëni merak për fatin e atdheut tonë - Kosovës - që është ujitur me gjak brezash për liri, drejtësi e mirëqenie shoqërore? Pse nuk bëni merak për fatin e fëmijëve tuaj që duhet të jetojnë e krijojnë familje në një vend ku sundon “Maliqi e jo ligji”? Pse bëni merak që unë nuk do të mund të hyj në garë zgjedhore pse nuk kam para, apo pse unë s’po e duruakam Thaçin? Dhe fare-fare nuk interesoheni për ata që kanë para! Po përse nuk pyesni më zëshëm nga i moren ata ato para? Të kujt burim janë ato para me të cilat blejnë media e vota, blejnë pushtet, duke bërë “rrush e kumbulla” pasurinë tonë kombëtare? Përse nuk pyesni si erdhen deri te kato para? Mos erdhën me djersë e ndershmëri? Përse nuk merakoseni që krimi po ua han ju dhe fëmijëve tuaj ardhmërinë? Madje edhe disa nga ju, para shumë vitesh e ngritnit zërin nëpër rrugët e qyteteve e fshatrave të Kosovës: “Trepça prodhon, Beogradi ndërton”. Bile edhe keni kapërcyer nëpër katrahura të vështira për jetën tuaj dhe të familjeve tuaja, ndërsa sot keni varë qafën si dikur bashkëkombasitë tuaj në një sistem tjetër. Tani kush po prodhon e kush po ndërton me pasurinë tonë, me paratë tona publike? Po fitojnë mafija vendore dhe ajo ndërkombëtare, të lidhura si “mishi me thoin”, në qellimin e tyre grabitqar. Përse ua keni futur kokat ndër shalë këtij apo atij muskulmadhi ose muskulforti, apo mashtruesi ordiner? Përse nuk merakoseni se njerëzit nuk po shohin më këtu perspektivën e tyre, në Kosovën e pasur të njerëzve të varfër? Ata po ikin!Po përse po ikin nga vendi i të parëve me begati të pashtershme? Përse nuk merakoseni, nga po ju shkon pasuria publike e kombëtare që brezat e ruajtën si sytë e ballit? Përse, së paku, nuk bëheni zë mbështetës i atyre që dëshirojnë, që dinë e duan që Kosovës dhe njerëzve të saj t’ua kthejnë besimin dhe shpresën për punë e jetë të dinjitetshme? Përse bëni tifo për “arushën” që po ua ha dinjitetin, që ju e krijuat me sakrifica të shumta si tuajat, ashtu dhe të gjithë popullit tonë fisnik e liridashës?
Nëse të dashur shokë e miq e keni me gjithë zemër e mend shqetësimin për fatin tim, unë po ju tregoj se qysh moti e kam ndarë mendjen se nga do eci dhe këtë ju e dini mirë! Nuk ua kam fshehur asnjëherë se konstatimet i kishim të përbashkëta. Diçka kam mësuar nga historia e trimit të Drenicës, Mehmet Gradica, i cili para pothuajse shtatëdhjetë vjetësh thoshte: “Me dy mendje nuk i hyhet luftës”. Ju,siç duket, keni “shumë” projekte e opsione në mendjet tuaja, si në vitet e ’90-ta dhe po krijoni alibi pas alibie për pozicionin tuaj të mjerë tamam si atëherë. Keni të drejtë ta zgjedhni rrugën tuaj, ta merrni vendimin tuaj, po aq sa keni të drejtë edhe ta frikësoni e poshtëroni veten tuaj.Të tërat janë në duart tuaja: si nderi ashtu dhe qyqarllëku. Ndoshta keni të drejtë, se me gjasë u janë shterur energjitë pozitive të veprimit me guxim, si dikur. Njeriu, së këndejmi, edhe mund të ndryshojë. Mirë është kur ndryshon pozitivisht e keq është kur degradon. Unë po e vazhdoj rrugën që dikur e nisëm së bashku, por tani është më lehtë se atëherë, ndonëse jo pa peripeci, dhe këtë po e shohim gjithnjë e më qartë. Ju prisni si dhelpra pas dashit, se ndoshta i bien herdhet! Mrekullia dhe mund të ndodhë! Unë nuk besoj në mrekulli, por besoj, sikur thotë edhe një urti angleze, se “Zoti ta jep atë që je i zoti ta marrësh me duart tua!”. /KOSOVASOT/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demir Krasniqi:A MBAHET KULTURA ME TUPANË E ME SURLJA?
» Skënder Karaçica:Shteti maqedonas nuk mund të jetojë me skenarë të vjetër antishqiptar!
» Nesër vendoset nëse Krasniqi mund ta caktojë mandatarin për kryeministër
» Demir Krasniqi: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!
» Dr.Krasniqi: Nëse kisha katolike shqiptare ndihet e fyer, unë mund të kërkoj falje !
» Skënder Karaçica:Shteti maqedonas nuk mund të jetojë me skenarë të vjetër antishqiptar!
» Nesër vendoset nëse Krasniqi mund ta caktojë mandatarin për kryeministër
» Demir Krasniqi: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!
» Dr.Krasniqi: Nëse kisha katolike shqiptare ndihet e fyer, unë mund të kërkoj falje !
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi