Demir Krasniqi:A MBAHET KULTURA ME TUPANË E ME SURLJA?
Faqja 1 e 1
Demir Krasniqi:A MBAHET KULTURA ME TUPANË E ME SURLJA?
Aktualitete kulturore në Gjilan :
A MBAHET KULTURA ME TUPANË E ME SURLJA?
Gjilani me rrethinë , si njëri ndër shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës, tradicionalisht është i njohur për nga nëpërkëmbjet dhe përbuzjet tipike institucionale të kulturës.
Edhe pse në këtë qytet dhe mbarë rrethinën e tij, gjithmonë ka pasur burime të mëdha talentesh nga të gjitha lëmit e kulturës, madje edhe emra të njohur që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën muzikore dhe në zhvillimin e amatorizmit muzikor në përgjithësi, një fakt është i pa kontestueshëm se që nga përfundimi i Luftës së Dytë botërore e deri në ditët e sotme, kur Kosova gëzon statusin e një shteti të pavarur demokratik, qyteti i Gjilanit kurrë nuk e ka pasur në krye të institucionit zyrtar kulturor ndonjë ekspert profesionist, i cili do t’ i printe kulturës për së mbari?!
Se në Gjilan, tradicionalisht nga ana e pushtetarëve , çështja e kulturës llogaritet si një çështje e dorës së tretë, apo të katërt, këtë më së miri e dëshmon fakti se në postet e zyrtarëve për kulturë , gjithmonë vendosen njerëzit të cilët më së paku marrin erë në kulturë, por ata në formë lëmoshe nderohen me këtë post, vetëm sa për t’ua mundësua që ta marrin nga një pagë mujore dhe asgjë më shumë se kaq!
Absurdi edhe më i madh vjen atëherë, kur dihet se Gjilani përpos një numri të madh individësh, grupesh dhe ansamblesh muzikore, të cilët në baza vullnetare dhe forca vetjake kultivojnë amatorizmin muzikor dhe mbajnë të gjallë jetën muzikore; që nga viti 1979 e ka edhe shkollën fillore dhe të mesme muzikore, prej nga kanë dalë me dhjetëra ekspert muzikor dhe profesionist të muzikës.
Po të përfillej dhe shfrytëzohej i tërë ky potencial profesionistësh muzikor, atëherë Gjilani do të lulëzonte dhe do të mburrej me një zhvillim të bujshëm kulturor, ku do ta kishte Estradën e vet muzikore, Korin e qytetit, Orkestrën simfonike, manifestime të ndryshme tradicionale kulturore, koncerte të muzikës artistike, festivale tradicionale të muzikës e shumë çka tjetër.
Hiq më larg potencialeve profesioniste muzikore , nuk qëndrojnë as potencialet e profesionistëve teatror, të arteve pamore dhe të lëmenjve tjerë kulturor . Por fatkeqësia është se i tërë ky potencial artistësh profesionist , injorohen , lihen rrugëve të pa punë, nuk angazhohen askund dhe ata bëjnë një jetë të mjerueshme artistike, kurse njerëzit e graduar nga ana e pushtetarëve me postin e zyrtarëve komunal për kulturë, gjithnjë mendojnë se jeta kulturore mund të mbahet gjallë vetëm me tupanë e me surlja?!
Nisur nga kjo bindje, zyrtarët e kulturës komunale, sa herë që ka ndonjë manifestim të rastit, fushatë zgjedhore, apo festa të ndryshme , ata vazhdimisht angazhojnë grupe amatore valltarësh me tupanë e surlja, kështu që automatikisht fitohet përshtypja e opinionit më të gjerë se Gjilani nuk paska resurse tjera kulturore, pos surleve dhe tupanëve ?!
Se është vërtetë kështu, më së miri dëshmojnë edhe programet muzikore të tri televizioneve më të mëdha kombëtare të Kosovës, në të cilat mund të shohësh e të dëgjosh interpretues, valltarë, grupe dhe ansamble muzikore nga të gjitha hapësirat kombëtare, por kurrë nuk mund të shohësh në program artistë, këngëtar, grupe e ansamble muzikore nga Gjilani me rrethinë?!
Kjo do të thotë se edhe mediumet tona publike elektronike i kanë fshi nga harta gjeografike – kulturore Gjilanin dhe mbarë regjionin e Anamoravës?!
Një fenomen tjetër që është prezent vite me radhë në jetën kulturore të amatorizmit në Gjilan dhe Anamoravë, është pjesëmarrja e grupeve amatore të këtij qyteti me rrethinë, nëpër festivalet kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kryekëput bëhen në regji private të disa individëve matrapaz jo profesionistë , të cilët pa kurrfarë kriteresh profesionale mashtrojnë , organizojnë grupe fëmijësh dhe adoleshentësh për të marrë pjesë në këto festivale, madje ata pohojnë se gjoja po e përfaqësojnë komunën e Gjilanit dhe Kosovën në këto manifestime?!
Përfaqësime të tilla , të pa përgjegjshme , jo profesionale, të pa vlera dhe jo institucionale, nuk do të guxonin të ndodhnin kurrë po qe se në krye të institucionit kulturor do të qëndronte njeriu profesionist!
Përfaqësimet e një komune, apo regjioni, në një festival me karakter republikan, do të duhej që të seleksionoheshin më parë në mënyrë institucionale, zyrtare dhe profesionale, e as se si në mënyra private individuale!
Përfaqësimi i Kosovës në festivalet jashtë vendit dhe ato ndërkombëtare, do të duhej të seleksionoheshin dhe përcaktoheshin nga ekspertët profesionistë zyrtarë të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, e jo të përfaqësohet kultura e Kosovës nga njerëz diletantë krejtësisht në baza individuale për interesa të ndryshme personale !
Le të shpresojmë se një ditë do të vetëdijesohen edhe zyrtarët komunal për kulturë të Gjilanit dhe do ta kuptojnë se kultura nuk mund të zhvillohet vetëm përmes surles dhe tupanit !
Gjilan, më 08.11. 2009. Demir KRASNIQI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demir Krasniqi: Haki Taha
» Krasniqi: Shteti nuk mund të mbahet nga mashtruesit
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi: Vendlindja
» Demir Krasniqi:S’ KA ILAÇ PËR KARRIERË
» Krasniqi: Shteti nuk mund të mbahet nga mashtruesit
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi: Vendlindja
» Demir Krasniqi:S’ KA ILAÇ PËR KARRIERË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi