Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KËSHILLAT E SHIUT

Shko poshtë

Vullnet Mato:KËSHILLAT E SHIUT Empty Vullnet Mato:KËSHILLAT E SHIUT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 20, 2013 12:05 pm

Vullnet Mato:KËSHILLAT E SHIUT 1013050_4829141657599_1975641636_n

Vullnet Mato:KËSHILLAT E SHIUT 226020_3519187629567_1599694433_a
Vullnet Mato:KËSHILLAT E SHIUT

Ne, barku qiellor
na lind pas rrufeve,
por ndryshojmë
krejt si bij të reve.   
Jemi dhe në pamje
ndryshe tërësisht,
ti, kokërr akulli,
unë pikë me bisht.
 
Qielli na nis njësoj,
t’i shpiem dheut ujë.
Por unë urtë e butë,
ti me zhurmë e bujë.
Unë pupël nga lart,
ti gur nga përpjetë,
Unë vadit tokën,
ti e qëllon, e vret,
 
Unë bleroj arat,
rrit grurin e bukës,
ti e shtrin përdhe,
mes baltës e llucës.
Unë mbush guvat,
të burojë uji jetë, 
ti e pështyn përrenjve,
ta shpien në det.
 
Dëgjo këto këshilla,
o breshër i marrë:
mos vra lulet në prill
kur pikojnë nektar,
mos godit pemët
kur lidhin kokrra,
të mos urrehesh
nga njerëzit dhe toka!...
 
*    *   *
 
O njerëz që më lakoni
në vetat zgjedhore
dhe dëgjoni breshrin
në kohët e tij foljore,
shikoni të vërtetën
drejt në sy me realitet:
se unë kulloj për ju,
ai për unin e vet.
 
Unë shiu flas shtruar,
dhe i vërtetoj fjalët,
breshëri nxitohet,
të besoni përrallën.
Unë jam gjuhëgjelbër,
fjalët i kam provuar,
breshëri hedh kokrra
premtimesh pa peshuar. 
 
Unë pohoj përherë
mirësi në këtë botë
breshëri i mohon
të gjitha fare kot.
Ai kërkon të ketë
zotërimin në qiell
dhe i gënjen të tërë
në mesditën me diell
 
Bëmat e mia i sheh,
kushdo që ka sy,
breshëri u di qorra,
dhe ngre pluhur e hi.
Por ju keni vuajtur
nga thatësira e tij,
sa herë i bie daulles,
kot mbi çdo çati...
 
Nga unë ka ca të lagur
pa privaten çadër,
po do thahen patjetër,
në të ardhmes vatër... 
Besoni fjalët e shiut,
të mos korrni breshër,
se do pendoheni keq
nesër dhe pasnesër!...
 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi