REXHEP SHAHU:PSE E KUNDËRSHTOJ EDI RAMËN
Faqja 1 e 1
REXHEP SHAHU:PSE E KUNDËRSHTOJ EDI RAMËN
REXHEP SHAHU:PSE E KUNDËRSHTOJ EDI RAMËN
(Një letër miqve realë dhe virtualë)
Kohët e fundit, për shkak të shkrimeve, komenteve dhe opinioneve që kam publikuar në fb dhe në shtyp, shpesh kam marrë pëlqime, miratime, lavdërime, sharje, fyerje dhe etiketime të shumta të ulta e përverse. Jam ndjerë keq.
Pak, ose shumë pak, kundërshtitë e fyrjet elegante janë nga njerëz me emra e mbiemra dhe shumica janë nga anonimë.
I kuptoj mirë dhe i falenderoj për kujdesin dhe merakun që kanë miqtë dhe kritikën e tyre e kuptoj si tërheqje vemendje për të mos qenë aq i ashpër e i drejtëpërdrejtë si kundërshtar i Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. I marr si merak për mua mospëlqimet e miqve dhe kuptoj se ato e dinë dhe njohin sa i rrezikshëm është edhe për ta Edi Rama.
Anonimët simpatizantë të PS dhe të Ramës më trishtojnë. Më fusin frikën. Më kujtojnë kohën e diktaturës. Unë i quaj spiunë. Që friken. Që kanë frikë nga spiunlleqet që kanë bërë, nga krimet që kanë bërë. Se spiunët kanë bërë krime të atilla deri në inçeste me nënat e motrat e tyre. Në librin tim “Apologji për Udhën e Kombit” kam bërë një polemikë të ashpër por mjaft elegante me një anonim të fuqishëm. Anonimët janë frika vetë. Unë nuk jam trim por e urrej frikën, e kam shumë frikë frikën. Anonimi është ai që të vret pas shpine.
Unë besoj se nuk ka arsye sot për të patur frikë për ta thënë apo shkruar fjalën tënde. Se e adhuroj thënien e mençur që thotë se unë nuk jam dakort me ty, por do të jepja jetën që ti të jesh i lirë ta thuash fjalën tënde. Vitet postdiktaturë së paku këtë mundësi na e dhanë.
Për miqtë virtualë dhe jo të afërt, që nuk më njohin në tërësi, që nuk kanë mundur të më lexojnë të plotë dhe më gjykojnë në bazë të fragmenteve të mia, pa patur magji e fuqi përgjithësimi e konkluzioni nga analizimi i një pjese, po tregoj se pse unë e kundërshtoj Edi Ramën kryeministër:
E kundërshtoj Edi Ramën sepse ai mohon gjithçka që është bërë në këtë vend.
Unë nuk jam politikan, nuk kam aspiruar dhe as apiroj të jem. Nuk kam qenë asnjëherë në jetën time dhe nuk jam në asnjëlloj strukture apo rrjeshtimi politik. Por nuk jam i pavarur pasi kjo fjalë është tallja më e shëmtuar dhe mashtrimi më i poshtër i mundshëm që përdoret. Nuk ka të pavarur. Unë nuk fshihem pas gishtit. Unë jam simpatizues i Partisë Demokratike dhe i kryeministrit Berisha. Jam i tillë sepse kjo parti rrëzoi diktaturën komuniste, udhëhoqi proceset demokratike. Që kur u themelua, lideri i saj Berisha shpalli si program të saj që Kosova dhe çeshtja kombëtare janë ylli polar për këtë parti. Kurrë nuk mungoi në axhendën e Berishës Kosova, presidenti Ibrahim Rugova dhe çeshtja e lirisë dhe pavarësisë së saj. Berisha ndërtoi Udhën e Kombit që bashkoi fizikisht kombin shqiptar, falë vullnetit të tij të hekurt, udhë që deshironte ta ndërtonte edhe Pandeli Majko por nuk pati fuqi, pasi vetëm deshira nuk është fuqi. Berisha e ndërtoi Udhën e Kombit duke u përballë me kundërshtarë të rryer shqiptarë e jo shqiptarë. Fati e deshi që kjo parti drejtoi vendin kur u anëtarësuam në NATO, kur u hoqën vizat për shqiptarët dhe në këto vite që u ndërtua shumica e rrugëve në gjithë Shqipërinë, duke kursyer kohën e shqiptarëve dhe duke ju dhënë shqiptarëve shumë mundësi e lehtësi nëpërmjet ndërtimit të udhëve të munguara, që fermerët shqiptarë, të cilët plotësojnë mbi 80 përqind të nevojave ushqimore të vendit ta kapin tregun shqiptar që nga Prishtina e Shkupi brenda tre-katër orëve.
E kundërshtoj Edi Ramën sepse nga kërkesa e tij e kahershme për ta nxjerrë jashtë ligji PPSH e konvertuar në PSSH, ai u bë kryetar i saj dhe mbështetet tek njerëz dhe individë që kanë bërë karierë, kanë patur pushtet legal e të fshehtë në diktaturë, kanë qenë njerëz të shërbimeve sekrete dhe të organeve të diktaturës, kryetarë të degëve të punëve të brendëshme, shefa sigurimi, kryetarë komitetesh ekzekutive, sekretarë të parë e të dytë e të tretë, instrukturë e inspektorë të zellshëm, që kanë thyer brinj e kafka njerzish, që kanë vënë në plumb a në litar njerëz.
Mbështetet tek bijtë e këtyre njerzve, të cilët nuk kanë faj për baballarët e tyre, por kanë mbetë peng frike në partinë e etërve të tyre se mos njerzit hakmerren ndaj tyre apo baballarëve të tyre, për ianat të baballarëve të tyre. Dhe bijtë e atyre ishzyrtarëve të diktaturës që kanë bërë krime, që kanë tejkaluar vetën, urdhërat, ligjet e detyrën, nuk dinë të kenë pendesë, nuk dinë të turpërohen, të skuqen. Biri i një kryetari dege të punëve të brendëshme që thynte kafka e shtylla kurrizore të njerzve që janë sot gjallë, i urren sot viktimat e babit të tij më shumë se sa i urrente e torturonte babi i tij dhëndër i një byroisti, dhe ky bir dhunuesi begeniset nëpër oda televizive t’i japë mend njerzisë, të na mësojë demokracinë, të mbjellë urrejtje kundër partisë demokratike dhe Sali Berishës nga frika se mos po kujtohet demokracia dhe Berisha që t’i kërkojë llogari babait të tij.
Nuk ka më kërkesë llogarie pasi në këtë vendin tonë bijtë apo bijat e xhelatëve janë martuar me bijat apo bijtë e viktimave.
Këta lloj njerzish, Edi Rama, që e ka patur babanë anëtar të Komitetit Qendror të PPSH (kjo nuk është faj i tij as turp nuk është, por privilegj i madh ka qenë) i ka në sofër të parë, ndaj unë e kundërshtoj Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.
Unë e kundërshtoj Edi Ramën sepse ka kundërshtuar me gjithë fuqinë e tij ndërtimin e Udhës së Kombit, duke përdorë edhe një çetë të vogël deputetësh socialistë.
Miq, kudo që jeni. Unë kam bërë një libër voluminoz “Apologji për Udhën e Kombit”. Duhet të jesh nga jam unë (Kukësi), duhet ta kesh patur Tiranën, spitalin, shtetin, shkollën, shërbimin ushtarak etj etj aq larg e aq të pamundur sa e kam patur unë, duhet të kesh jetuar atje nga jam unë dhe ta ndjeje orë e çast vetën si jo brenda vendit tënd, i përbuzur nga vendi yt, i përjashtuar nga vendi yt, që të kuptosh librin tim, angazhimin tim për ti bërë apologji asaj udhe dhe mllefin tim shpesh të papërmbajtur por jo të padrejtë ndaj kundërshtarëve të Udhës së Kombit.
Edi Rama jo vetëm që ishte kundër kësaj udhe që bashkoi fizikisht kombin dhe solli shumë përfitime të shumanshme, por nuk u bë burrë, nuk pati kurajon, edhe pse duket si kurajoz e guximtar, të delte hapur para shqiptarëve e të kërkonte ndjesë. Jo, nuk e bëri. Se nuk është trim. Unë kam ndjerë shumë dhimbje kur Edi Rama kundërshtonte Udhën e Kombit, sepse besoja se ai nuk i përket stallës jugosllave të komunistëve shqiptarë që nuk e kanë dashtë Kosovën dhe kanë kërkuar zhbërjen e saj.
Përkundarzi gaboi rëndë se shkoi në Prishtinë dhe e shau Udhën e Kombit. Ai nuk e di çdo të thotë udhë për dikë që nuk ka patur udhë. Ai nuk e di çdo të thotë liri për dikë që ka qenë në burg. Sepse ka jetuar veç në liri dhe përkëdheli falë privilegjeve në kohën e diktaturës dhe privilegjeve të njerzve të diktaturës në demokraci.
E kundërshtoj Edi Ramën sepse nuk e do, nuk e njeh dhe nuk e përfill Kosovën. Kosova ka qenë gjithë jetën time gjysma ime e munguar. Gjyshja ime ka qenë nga Prizreni dhe që nga viti 1948 kur u mbyll kufiri me Kosovën dhe deri kur vdiq në vitin 1976 ajo nuk mundi të shkonte në Prizren të shihte prindërit e saj, shtëpinë e saj. Unë jam rritë në prehër të saj dhe lotët e saj për Prizrenin e Kosovën më kanë rritë mua. Ndaj Kosova është për mua atdhe, është Shqipëri. Dhe kur dikush nuk e do Kosovën nuk më do mua. Një politikan shqiptar që nuk e do Kosovën nuk më do mua. Nëse nuk e përfill Kosovën nuk më përfill mua. Dhe unë nuk mund ta puth askënd që nuk më do.
Në programin politik të Partisë Socialiste të vitit 2011 për Kosovën shkruhet vetëm kaq: “Ndërtimi i një partneriteti me shtetin e ri të Kosovës”. Asnjë germë më tepër. Meqë Rama kaq vemendje i kushton Kosovës, atëherë edhe unë kaq vemendje do t’i kushtoj Ramës. Kosova tashmë është shtet shqiptar. Majko do të bëhet shtetas i saj. Unë po e po. Nëse na përzë nga kjo copë Shqipërie dhuna e Edi Ramës dhe e pushtetarëve të tij bij pushtetarësh të diktaturës, kemi Kosovën ku vemë kokën.
Sa herë ka shkuar Rama në Kosovë politikisht ka shkuar si klandestin. Jo haptas, jo serbes. Sikur i vjen turp pse është kryetar i PS. PS është pasuri dhe vlerë kombëtare shqiptare. Ftohet, pritet, shoqërohet, strehohet nga individë anonimë ose individë që ju pëlqen të quhen ende jugosllavë, me lidhje të vjetra e të reja me Serbinë, me individë argatë të dreqit, që njihen fort mirë e thellë në Kosovë, që shajnë Sali Berishën pse ai në Kosovë konsiderohet si Mesia apo Skënderbe.
Nuk ia fali dot Edi Ramës që nuk diti ta dojë Kosovën, ta përfillë, të mos e fyejë, që nuk diti ta pranojë si gjysma e munguar e atdheut tonë të përbashkët, që nuk gjeti ende aleatin e vet politik në Kosovë, që nuk i kërkoi falje Kosovës pse kundërshtoi ndërtimin e Udhës së Kombit, që nuk i kërkoi falje Kosovës pse shkon dhe shan Sali Berishën në Kosovë.
Këto janë arsyet themelore pse unë e kundërshtoj dhe kritikoj Edi Ramën.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexhep Shahu:Ata, përçarësit...
» REXHEP SHAHU:KUSH TALLET ME EDI RAMEN NË DRENICË
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja i kërcënuar prej harrimit
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja, i kërcënuar prej harrimit
» Rexhep Shahu - Po â...
» REXHEP SHAHU:KUSH TALLET ME EDI RAMEN NË DRENICË
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja i kërcënuar prej harrimit
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja, i kërcënuar prej harrimit
» Rexhep Shahu - Po â...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi