Rexhep Shahu:Rexhep Qosja, i kërcënuar prej harrimit
Faqja 1 e 1
Rexhep Shahu:Rexhep Qosja, i kërcënuar prej harrimit
Nga Rexhep Shahu
Rexhep Qosja, i kërcënuar prej harrimit
(sikur te mos villte troska kunder Rugoves qe nuk eshte fizikisht nder ne, nuk do t'i riktheja keto shenime te hershme te miat per shokun Qose si ngaterrestar perfekt)#
I kërcënuar prej harrimit të pamëshirë, Rexhep Qosja që e ka rrejtë mendja e vet se ka kryet e vendit në panteonin e boshatisur ku ka futë e ka ulë kë ka dashtë vetë e ku ka dashtë vetë, lyp me dëshpërim të thellë të kapet me thonj në ndonjë rrënjë, degë apo majë lisi, varësisht ku e mundëson niveli i harrimit.
I përdorur e keqpërdorur dhunshëm në gjithë motet e kaluara, me një ndjenjë përtej mëshirës ndaj vetës, kur e ka kuptuar se më së shumti i ka çuar dëm vitet e tij dhe ka zhgënjyer pritshmëritë shqiptare, ka zgjedhë mënyra vulgare dhe kundërshtarë që e mundin që në krye të betejës, vetëm për faktin e thjeshtë që të jetë prezent në opinionin publik qoftë edhe për gogla dushku, vetëm e vetëm me shpëtu prej harrimit e dëshpërimit që po ia zënë frymën dhe terrojnë pamjen.
Kundërshtarët e tij, që ai i ka konsideruar si të tillë por në fakt ata nuk ia kanë vënë veshin, nuk e kanë marrë aq seriozisht asnjëherë (përjashto një rast Kadarenë) dhe ia kanë kapë me dorë rrufetë që ai ka derdhë ndaj tyre, janë Ibrahim Rugova, Sali Berisha dhe Ismail Kadareja. Per ligesi, tani ka filluar te shaje dhe te tjere, qe te forcoje unitetin mes te majtes ne boten shqiptare dhe te majteve te fshehur.
Këto figura, përjashto simpatitë apo antipatitë e brendshme, konjunkturat e rastit dhe inatet e të vegjëlve, janë figurat kryesore të kombit shqiptar që ia kanë zbukuruar pasaportën çdo shqiptari në tri dekadat e fundit e pak më herët.
Sa herë që ndonjëri nga këto tri figura bën veprime të forta kombëtariste, Rexhep Qosja nis rrufetë ndaj tyre që ti shkoklojë. Në pamundësi, t’ua lidhë këmbët apo krahët që të mos fluturojnë. Ose t’i shëmtojë.
Ibrahim Rugova me gjithë jetën dhe veprën e vet, duke mos u marrë me Qosen as me tehet e tij, e zvogëloi atë aq sa u bë e vështirë me e njoftë kush. Për mos me u harrue, Qosja hidhte gurë ndaj tij, Rugova ia kapte gurët dhe i fuste ne xhep e qeshte me Qosen.
Rugova bënte shkencë, humanizëm, politikë, shtet, pavarësi, ulej në tavolinat që Qosja s’i shihte as në ëndërr, me burrat e botës që Qosja i shihte ne televizion, Qosja mbronte me llastiqe që vrasin zogjtë romantizmin shqiptar që nuk e ka kërcënuar askush asnjëherë duke vrarë ditët në dëshpërim dhe duke kujtuar vllazërim bashkimin e shokut Tito.
Ismail Kadareja, më i madhi dhe i njohuri shkrimtar shqiptar, ia bëri të plotë e të saktë autopsinë Qoses dhe tezave të tij dhe i tha qartë e prerë që shqiptarët janë Europë, janë perëndimorë dhe jo lindorë apo islamistë dhe e ftoi Qosen të shpëtojë nga dëshpërimi dhe të mos mbetet peng i askujt, as i mëkateve të veta në kohën e shokut Tito. Kadareja i bëri nder të madh që e konsideroi dhe e shpëtoi për do kohë prej harrimit, ani se Qosja nuk është mirënjohës ndaj Kadaresë për këtë shkak.
Sali Berisha, si për inat të Rexhep Qoses mbetet figura politike më e madhe shqiptare e dy dekadave të fundit lidhur me çështjen kombëtare shqiptare dhe zgjidhjen e saj.
Gjykuar ftohtë, pa inate partiake, cilido do të pranojë se Berisha ka merita të përveçme si asnjë politikan shqiptar për çështjen kombëtare, sikur per asgje tjeter, duke ndërtuar Udhën e Kombit që ka bashkuar fizikisht kombin shqiptar, si duke ndezë zjarrin e bashkimit kombëtar në Shkup me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së një pjese të trojeve shqiptare, si duke shkruar në pergamenë në Vlorë që Shqipëri është nga Preveza… etj etj.
Sa herë që ndodhin gjëra të mira për kombin, sa herë që Berisha bën gjeste të forta prej trimërie e jo prej tute, siç bëri këto ditë në Mynih të Gjermanisë, ngjarje që do të gdhendet në historinë kombëtare shqiptare, ngjarje e munguar 100 vjet, që nuk ka ndodhë kurrë në 100 vjet shtet shqiptar, kur në atë konferencë sigurie të nivelit më të lartë, kërkoi bashkimin kombëtar se nuk ka pesë kombe shqiptare por është një, Rexhep Qosja e ka zakon të krrokrrasë kundër Sali Berishës. Si shërbëtor i dreqit.
Të ishte vetëm pak humanist dhe kombëtarist, duhet të ishte i pari që duhej ta përshëndeste dhe uronte Sali Berishën për atë që bëri në Gjermani.
Duket edhe me e kapë prostata dhe me e pengue për shurrën, ai fajëson Sali Berishën.
Gjithone ka luftur me ia marrë pushtetin Rugovës dhe nuk kishte hall tjetër. Fshihej në kullën e tij në Prishtinë dhe nuk ia çelte derën asnjë katundari. Rruhej taze, vishej si grue dhe fshihej mes turmave derisa mbërriti te vila 31 në Tiranë ku qëndroi sa iu rrit mjekra dhe doli për herë të parë me Thaçin deri në Mullet të Tiranës me takue në kamp shqiptarët e dëbuar nga Kosova që ai i quante refugjatë dhe i shihte si nga maja e thanës.
Kur nuk të duan në katundin tënd lyp me të dashtë në katundin e huaj! Qosja i fryrë si gjel, duke luftuar Rugovën doli me një furgon me vota në zgjedhjet në Kosovë por ai nuk merr vesh se nuk ia ka askush ngenë dhe duhet të rrijë në punë të vet.
Thotë se Vlora i ka dhënë titull. Jo! Vlora kurrë nuk jep titull për Qosen, por ia kanë dhënë kundërshtarët e Berishës duke turpëruar Vlorën. Është përdorë keq në Vlorë dhe ka vra vetën me gishtin e madh. Të ishte ai që pretendon se është ai e refuzon talljen.
Vlora kurrë nuk e harron se ditën kur erdhën kufomat nga deti ai u tha vlonjatëve që derdhnin lot hidhërimi se unë shoh lumturi në sytë tuaj…
Vlora – Vlorë kurrë nuk e harron fjalimin e tij për revolucion e vonuar demokratik ku ai quante revolucion demokratik vrasjen e vlonjatëve nga vlonjatët në motin e zi 1997.
Historia nuk është sa jeton Qosja, se si Qosja dhe unë historia hedh në kosh mijëra. Historia është e gjatë dhe Vlora nuk është aq inferiore sa e bëjnë partizanët e ditës pasi Vlora është qytet demokratik me vetëdije të lartë kombëtare dhe s’mund të jetojë me hartimet e Rexhep Qoses.
Për këto që i ndodhin Qosja shkruan letër në një gazetë, qan si i mjerë, me të futë në gjynah. Por vjell vner dhe kur e sheh se edhe teksa mbytet në harrim është idhnak dhe nuk flet asnjë fjalë miradije për punët e mira që bëjnë të tjerët, të hyp nervat siç mi hypi mua dhe ma harxhoi do kohë për ta ndihmue edhe unë që ta shpëtoj prej harrimit e dëshpërimit që e ka zënë dhe po ia merr frymën.
Rexhep ne letërsi e Qose në politikë - ja ky është Rexhep Qosja. I duket vetja si perandor, si shqiptari më i madh, si patrioti më i madh, si dijetari më i madh, aty e kthe mbrapsht.
Rexhep Qosja, qosja e skajshme, e harruara, e paduhura dhe e panevojshmja e politikës shqiptare, e vuan rëndë, shumë rëndë vetminë e mospërfilljen totale që i bëhet në botën shqiptare nga bota shqiptare.
Ka gjithe jeten qe matet me Rugoven. Edhe tani qe Rugova s'eshte me fizikisht, Qosja ligesisht don ta shemtoje. Ka frike mos flet Rugova dhe ia nxjerr kallain.
Rexhep Qosja duke dashtë me i bë të gjitha, duke dashtë me qenë gjithçka për shqiptarët, duke dashtë me na e mbushë mendjen se edhe pordha e tij i vyen kombit shqiptar, duke dashtë me zor me i shkelë e shuajtë të tjerët e me ec nëpër trupat e të tjerëve që i ka konsiderue miza e bubrreca, ka harrue vetën e tij, ka harrue se kush është.
I është mbushë mendja se të gjitha mizat bëjnë mjaltë duke harrue se vetëm bleta bën mjaltë. Dhe vetë ka kohë që nuk është bletë që bën mjaltë por veç grenzë e keqe që lëshon helm.
Ndërsa Rexhep Qosja, për fatin e tij të keq, nuk votohet nga askush në Kosovë, as nga një autobus me shqiptarë dhe për këtë shkak ai i urren skajshëm shqiptarët dhe vetshpallet si më i mençuri, si më i dituri, si më i pakuptuari ndër ne.
Rexhep Qosja, Rexhep në letërsi e Qose neveritëse në politikë, kujton se gjithë shqiptarët janë të huptë dhe ende nuk dinë shkrim e këndim. Po tashmë njerzia e din se kush është Rexhep Qosja.
Rexhep Qosja, që i hiqte ditën e punës Ibrahim Rugovës në Akademi, që Rugova të mos merrte pagën e plotë. E kur e shihte se Rugova e merrte pagën pa e numëruar dhe e fuste në xhep, Qosja tërbohej pse nuk ankohej Ibra për ditën e hequr të punës. Por Ibra, ai i madhi, që i pati ofruar mundësi Qoses, por Qosja tutej të drejtonte Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, të drejtonte Lidhjen Demokratike të Kosovës, të lëshonte rrufe e gjëmë në Beograd për të mbrojtur Kosovën, Ibra nuk i fuste mendtë me të.
Rexhep Qosja që iu shmang Kosovës, u qeth e u rrua taze, u vesh si grua, vuri shami në kokë dhe erdhi në një nga vilat e Bllokut në Tiranë kur Rugova qëndronte në Prishtinë në vitin 1999. Ditë më vonë, kur iu rrit mjekra, doli me Hashimin në atë mot dhe shkoi në periferi të Tiranës të takohej me shqiptarë të dëbuar.
Eeh, ka plot të tjera për Qosen.
Por nuk është më koha që me pallton e zezë zbërthyer e me xhepat çelë që të mundnin njerzit të fusnin marka në xhepat e mbushur plot marka me ecë nëpër korridoret e sallave të mbushura me emigrantë shqiptarë në Gjermani e Zvicër. Nuk është më koha.
Dhe kur them Rexhep në letërsi e Qose në politikë, kam pikërisht parasysh se ai vetëm me politikë nuk është dashur të merrej kurrë. Me letërsi po, sepse ka kontribute. Por nuk është kontribut i madh letrar i tij që na ka mbrojtur para serbëve romantizmin e Naim Frashrit sepse serbët vetëm këtë romantizëm të Naimit nuk na e kanë kërcënuar kurrë.
Rexhepi i letërsisë e Qoses së politikës nuk ka mundur ta plotësojë detyrën para atdheut. Ka patur gjithë financat e duhura në dorë të tij, gjithë popullin në dispozicion, marka sa të donte, që të mund të botonte historinë e vërtetë të Kosovës në gjithë gjuhët e mëdha e jo veç në serbisht e rusisht që ai njeh, në miliona kopje, që bota të mësonte historinë tonë. Ndërkohë që serbët e kanë bërë mirë këtë gjë. Kush e ka ndalë Qosen për këtë?
Ka pasur në dorë gjithë akademinë dhe po të donte do të mundej t’i tregonte botës se Kosova është shqiptare, kishat në Kosovë janë shqiptare e jo serbe.
Por Qosja është marrë me përralla e me inate e me vogëlina. Është matë me dy të mëdhenjtë e botës shqiptare, Ibrahim Rugovën e Sali Berishën, të cilët asnjëherë nuk e kanë marrë seriozisht duket këtë Qosen e politikës.
I shkrova këto radhë dhe më vjen keq pse. Jam emnak me Rexhep Qosen. Për Rexhepin e letërsisë çohem në këmbë, sepse është i madh, shumë i madh, me literaturën e tij, me romanet e tij. Por unë dua më shumë, kam dashtë më shumë, sepse ai është aq i madh e i zoti në këtë fushë sa ai mundej të jepte më shumë, më shumë se shumëkush.
E për Qosen e politikës, merre me lëng se mishi u sos. Sa për nder kishim me ia ditë që ai të heshtte e të mos ngatërronte politikën shqiptare, të mos mbillte urrejtje, sepse si mbjellës urrejtjeje është i mirë - pikon si pika e strehës në gur dhe e len shenjën.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja i kërcënuar prej harrimit
» Rexhep Qosja: Kthimi prej fesë së krishterë në fenë myslimane ishte akt i hapët i mimikrisë
» Rexhep Shahu - Po â...
» Rexhep Shahu:Ata, përçarësit...
» REXHEP SHAHU:PERÇARESIT E KOSOVES
» Rexhep Qosja: Kthimi prej fesë së krishterë në fenë myslimane ishte akt i hapët i mimikrisë
» Rexhep Shahu - Po â...
» Rexhep Shahu:Ata, përçarësit...
» REXHEP SHAHU:PERÇARESIT E KOSOVES
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi