Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:GJUHA ËSHTË E LIRË

Shko poshtë

Kujtim Stojku:GJUHA ËSHTË E LIRË Empty Kujtim Stojku:GJUHA ËSHTË E LIRË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 25, 2013 5:43 pm

Kujtim Stojku:GJUHA ËSHTË E LIRË 253035_3882893314445_172952218_n
Kujtim Stojku:GJUHA ËSHTË E LIRË


Tani gjuha është e lirë flet pa pushim
Qiellëza nuk thahet më si dikur
Gjuha trashej,digjej,gjuha çahej, gjaku mpiksej
T’gjitha këto sot kanë lënë gjurmë
Brenda në ndërgjegje s'i n’çengel varur rrinë.

E sot gjuha është e lirë të flasë çdo gjë
Të flasë për retë që vazhdimisht mbarsin qiellin
E pastaj kur të gjitha papushim i ka thënë
Brenda trupit sillet përqark shpirti
Kurse gjurmët brenda teje mbesin.

Gjuha pa frerë bën të të dhëmbë koka
Duke harbuar në çdo vend me lirinë e saj
Në parkun gri plot zhurmë po çirret bota
Në një kënd të globit qeshin,diku ka uri
Në një kënd tjetër,kujë e vaj.

Kështu fjalët përhapen në eter nga të gjitha anët
Duke sjellë para nesh të gjitha dukshmëritë
Sot dashurisë nuk ka nevojë t’i hapësh krahët
E pagëzimit hyjnor që është e pakufishmia liri.

Duke ndjekur deri në fund fjalën e pasosur
Çiftëzuar njëherësh me baltën e tokës sime
Shkëmbinjtë po flasin,s’rrinë më të ngurosur
Kjo është liria e fjalës që është sublime...

 


Kujtim Stojku:GJUHA ËSHTË E LIRË 1002715_10200192202671413_1787738009_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi