Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liria është gjë e mirë, por kush bie në grackën e lakmisë prapë nuk është i lirë

Shko poshtë

Liria është gjë e mirë, por kush bie në grackën e lakmisë prapë nuk është i lirë Empty Liria është gjë e mirë, por kush bie në grackën e lakmisë prapë nuk është i lirë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 12:38 am

Liria është gjë e mirë, por kush bie në grackën e lakmisë prapë nuk është i lirë

Me të huajtë në trojet shqiptare: David Hellsten, misionar suedez në Durrës



Liria është gjë e mirë, por kush bie në grackën e lakmisë prapë nuk është i lirë Soki%20(Small)
David Hellsten me disa nga studentët e tij në Durrës
Në Durrës kam dhënë mësim në një shkollë teologjike (Instituti Biblik Shqiptar, IBSh) për përgatitjen e drejtuesve të kishave ungjillore. Tani jemi duke u larguar nga Shqipëria, dhe në fillim të qershorit do të vendosemi në Angli, për t’i qëndruar më pranë vjehrrës sime, e cila është e vetme, kështu që kemi për detyrë t’i qëndrojmë pranë - një detyrë që çdo shqiptar do ta kuptojë. – thotë Hellsten.

“Bota sot”: Ju lutem një prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?
David Hellsten: Quhem David Hellsten, kam lindur në Lund të Suedisë, por jam rritur kryesisht në Kramfors dhe Uppsala, kështu që nuk është shumë e lehtë të caktosh se nga jam. (Kam studiuar në Stockholm para se të shkoja në Shqipëri, por nuk jam stokholmas.) Gruan (Annette) e kam nga Anglia, u njohëm në Shqipëri dhe kemi 13 vjet që jemi martuar. Kemi dy fëmijë, Lara 9 dhe Simeon 7 vjeçare. Kam bërë degën humanistike në gjmnaz, dhe pastaj kam mbaruar për pastor (teologji) në Betelseminariet, Bromma (që më vonë është bërë Teologiska Hçgskolan Stockholm). Aktualisht po mbaroj punën time si mësues teologjie në Durrës, Shqipëri.
“Bota sot”: Profesioni i juaj?
David Hellsten: Tani për tani jam mësues teologjie në Durrës, por trajnimi im është për pastor, dmth. drejtues kishe.
Gjatë viteve të fundit kam shkruar tre libra në gjuhën shqipe
“Bota sot”: Çka ju shtyri ju të shkoni në Shqipëri?
David Hellsten: Që kur isha i ri kisha shumë dëshirë t’i shërbeja Zotit duke qenë misionar (predikues jashtë atdheut). Gjatë kohës që isha student mora pjesë në disa fushata verore në vende të ndryshme, dhe më 1992 kam kaluar 10 ditë në Berat. Shqipëria më mahniti, dhe kur mbarova shkollën teologjike më 1993, thirrja e Perëndisë për të shkuar në Shqipëri ishte mjaft e qartë.
“Bota sot”: Qe sa kohë jeni në Shqiperi - Durrës?
David Hellsten: Kam 9 vjet që banoj në Durrës (me gjithë familjen time, kuptohet), por më përpara (1994-1998) kam banuar edhe në Lushnjë të Myzeqesë.
“Bota sot”: Çka punoni ju në Durrës dhe si e ndeini veten atje?
David Hellsten: Jam mësues në një shkollë teologjike që përgatit drejtues (pastorë) për bashkësitë ungjillore në Shqipëri. Shumicës së kohës ndihem shumë mirë atje, jam i kënaqur me shërbesën time dhe kemi një jetë mjaft të mirë (vetëm se na ikin dritat herë-herë…).
“Bota sot”: Ju jeni vendosur se pari në Myzeqe, çka keni punuar atje?
David Hellsten: Po, isha në Lushnjë, ku kam punuar me një grup misionarësh të rinj për themelimin e një bashkësie ungjillore atje. Kemi bërë shërbesa kishtare si dhe studime biblike nëpër shtëpi, takime publike etj.
“Bota sot”: Ju jeni i krishter, çfarë është misioni i juaj në Durrës?
David Hellsten: Në Durrës kam dhënë mësim në një shkollë teologjike (Instituti Biblik Shqiptar, IBSh) për përgatitjen e drejtuesve të kishave ungjillore. Gjatë viteve të fundit kam shkruar gjithashtu tre libra në gjuhën shqipe, i treti po botohet tani. Libri i dytë, Historia e krishtërimit në Shqipëri, mund të jetë më interesanti për lexuesit tuaj.
Tani jemi duke u larguar nga Shqipëria, dhe në fillim të qershorit do të vendosemi në Angli, për t’i qëndruar më pranë vjehrrës sime, e cila është e vetme (i shoqi vdiq para një viti), dhe po plaket, kështu që kemi për detyrë t’i qëndrojmë pranë - një detyrë që çdo shqiptar do ta kuptojë.
“Bota sot”: Ju jeni nga Stockholmi i Suedisë, sa i jeni përshatur jetës ne Shqipëri?
David Hellsten: Në përgjithësi jam përshtatur mirë, por edhe pse kam 15 vjet që jam vendosur në Shqipëri, nuk jam bërë tamam shqiptar. Jemi një familje ndërkombëtare (unë suedez, nusja angleze, fëmijët dyshtetas por të rritur në Durrës), dhe kurrë nuk do të jemi plotësisht vendas, kudo që të shkojmë. Unë di se si paguhen faturat, ç’të bëj kur të ikin dritat, ne dimë t’u japim mysafirëve karamele dhe diçka për të pirë (por raki nuk u japim), ne dimë se vizitat në raste vdekjeje dhe dasme janë të rëndësishme, etj. Por e filtrojmë ujin para se ta pimë, dhe fëmijët i rrisim sipas standarteve tona, p.sh. duke i vënë në gjumë sipas orarit, jo kur t’i zërë gjumi para televizorit.
“Bota sot”: Ju jeni profesor i teologjisë, cilën lëndë e predikoni në Durrës në këtë shkollë teologjike ku jeni i punësuar?
David Hellsten: Kurse mbi librat e ndryshëm të Biblës, për historinë e kishës së krishterë, dhe tema teologjike.
“Bota sot”: Në çfarë gjuhe zhvilloni mësimin?
David Hellsten: Sigurisht në gjuhën shqipe!
“Bota sot”: Sa e zotëroni ju dhe familja e juaj gjuhën shqipe? Flisni edhe ndonjë gjuhë tjetër?
David Hellsten: Unë flas dhe shkruaj rrjedhshëm, edhe nusja flet mirë (por ka një theks anglez mjaft të dukshëm), dhe vajza flet si durrsake (ka qenë një vit në shkollë shqiptare). Djali kupton pak, por nuk flet, se nuk ka patur shumë shokë shqiptarë (ndryshe nga vajza që ka shumë shoqe durrsake).
“Bota sot”: Si e kaloni me studentët shqiptarë si i huaj në Shqipëri?
David Hellsten: Në përgjithësi mirë, dhe e di se më respektojnë për shkak se kam shumë kohë në Shqipëri, flas mirë gjuhën, dhe kuptoj situatën dhe historinë e tyre (p.sh. se ç’ndodhi më 1997 se isha vetë atje).
“Bota sot”: Çfarë mund të na thoni për jetën tuaj në Durrës?
David Hellsten: Paradite fëmijët bëjnë shkollë me mamanë e tyre (home-school), pasdite vjen ndonjë shoqe e vajzës ose shokët e djalit. Dalim në shëtitje tek Vollga (pjesa e Durrësit pranë detit ku shëtitet - “strandpromenaden”), ose bëjmë ndonjë vizitë. Jeta është mjaft normale, ose kështu na duket neve!
“Bota sot”: Sa janë përshatur fëmijët tuaj në jetën e këtushme shqiptare?
David Hellsten: E konsiderojnë Durrësin shtëpinë e tyre, dhe kur u kemi thënë se do të largohemi nga Shipëria tani, kanë nisur të qajnë që të dy. Për ta jeta në Durrës është normale, dhe problemi kryesor do të jetë përshtatja e tyre me jetën në Angli.
“Bota sot”: Si e ndieni vetën ju si i huaj (suedez) në mesin e shqiptarëve?
David Hellsten: Disa herë ndihem shumë i huaj, disa ndihem pothuajse vendas - varet nga situata. Shqiptarët i respektojnë të huajt, sepse përbëjnë një lidhje me botën e jashtme, dhe kështu nuk jam prekur shumë nga probleme si korrupsioni etj.
Mos iu dorëzoni korrupsionit dhe lakmisë për para dhe për pasuri
“Bota sot”: Keni miq shqiptarë në Durrës, si e kaloni me ta?
David Hellsten: Kemi, edhe pse familja me të cilën kishim më shumë miqësi aktualisht banon në Kosovë, kështu që nuk takohemi shpesh. Një problem është që disa prej miqve tanë nuk banojnë në Durrës, sepse kanë ardhur si studentë nga pjesë të tjera të Shqipërisë.
“Bota sot”: Studentët tuaj nga kjo shkollë ku ju zhvilloni mësimin, çfarë përspektive jetësore kanë në të ardhmen?
David Hellsten: Disa tashmë jamë drejtues kishash dhe kanë njëfarë të ardhurash nga misioni përgjegjës, por shumë prej tyre janë po aq të paqartë sa të rinjtë e tjerë. Shkolla jonë nuk garanton dhe nuk siguron punë për studentët. Por shumica prej tyre dëshirojnë t’i shërbejnë Zotit, dhe do të gjejnë mënyra të ndryshme për të bërë këtë.
“Bota sot”: Sa jeni të kënaqur me punën e të rinjëve (studentëve) shqiptarë?
David Hellsten: Disa prej tyre kanë të vështirë t’i përshtaten sistemit (gjysëm) perëndimor që kërkon që ta kuptosh mësimin, jo thjesht ta mësosh përmendsh. Nuk janë mësuar me të kërkuarit informacion dhe të sistemuarit e të dhënave, dhe kjo duket në punën e tyre (aq më tepër duke parë se shumica nuk kanë kryer studime të larta më përpara). Por janë të zellshëm, dhe duan të mësojnë ta zbatojnë dhe ta kuptojnë më mirë Biblën.
“Bota sot”: Çka kishit për t´i pororsitur shqiptarët në përgjithësi?
David Hellsten: Mos iu dorëzoni korrupsionit dhe lakmisë për para dhe për pasuri: Shqipëria është më e pasur se ç’ka qenë, por nuk besoj se njerëzit janë më të lumtur në zemër. Liria është gjë e mirë, por kush bie në grackën e lakmisë - e cila mbizotëron në botëkuptimin perëndimor - prapë nuk është i lirë. Është vetëm Jezusi, i cili vdiq për të na çliruar nga lakmia dhe pasojat e tjera të mëkatshmërisë sonë, që mund të na japë liri të plotë.
Desha të shtoja që të dielën e Pashkës, më 12 prill, u zhvillua një marshim i krishter në Tiranë, ku morën pjesë me mijëra shqiptarë dhe misionarë ungjillorë dhe ne ishim atje si familje. Ishte një ngarje shumë e bukur, ta festonim ringjalljen e Jezusit në atë mënyrë.

Intervistoi: Sokol Demaku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi