Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PËRGJIGJET LUBONJA: MJAFTË ME HERONJ QË ABUZOJNË ME PUSHTETIN

Shko poshtë

PËRGJIGJET LUBONJA: MJAFTË ME HERONJ QË ABUZOJNË ME PUSHTETIN Empty PËRGJIGJET LUBONJA: MJAFTË ME HERONJ QË ABUZOJNË ME PUSHTETIN

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 18, 2013 11:30 pm

PËRGJIGJET LUBONJA: MJAFTË ME HERONJ QË ABUZOJNË ME PUSHTETIN

 PËRGJIGJET LUBONJA: MJAFTË ME HERONJ QË ABUZOJNË ME PUSHTETIN Lubonja_509004

Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për emisionin “InfoMagazina” të televizionit Klan Kosova, sot pasdite. Intervista është realizuar përmes linjës telefonike, kurse në studion e Kushtrim Sadikut ka qenë i pranishëm edhe Ernest Luma, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Express sjell përgjigjet e publicistit të njohur shqiptar, Fatos Lubonja dhe sigurisht ndërhyrjet që i bënte atij nga Prishtina Ernest Luma i partisë së Ramush Haradinajt.

KlanKosova: A jeni në dijeni për debatin që po zhvillohet në Kosovë rreth shkrimit tuaj?

F. Lubonja:Jam pjesërisht në dijeni sepse kam qenë i zënë me punë tjera, jam në dijeni që shkrimi është botuar në “Panorama” fillimisht, por pastaj - siç veprojnë gazetarët në përgjithësi - jo vetëm që e marrin pa leje dhe pa kërkuar asnjë të drejtë të autorit, por edhe titujt i vënë si ia ka qejfi e të bëjnë debat si i ka qejfi shqiptarëve.
Titulli që kam vënë unë është “Nën qiellin e Europës”, ndërsa titulli që kanë vënë autorët sepse shkrimi është botuar në gjermani në një revistë gjermane me një titull të gjatë, diçka si “Shfajësimi i Haradinajt”...
Ndërsa titujt që i vënë shqiptarët i vënë sipas oreksit, sepse unë nuk jam gazetar investigativ e para e punës dhe unë nuk mund të vë tituj ‘ky është vrasës’. Unë kam bërë një analizë atje dhe jo një akt të gazetarisë investigative.
Por, është drejtë e secilit që shkruan të kuptojë dhe interpretojë atë si të dojë.

KlanKosova: Pra po thoni se ju kanë keqcituar mediat?

F. Lubonja:Tani juve po përsëritni të njëjtën gjë që unë thashë, do të thotë që nuk e lexoni me kujdes artikullin dhe kam bindjen që ju as vetë nuk e keni lexuar sepse gazetarët shumicën erasteve nuk i lexojnë artikujt. Atëherë në artikull thuhet shprehimisht që shqetësimi kryesor i artikullit është që si është e mundur që politikanët shqiptarë, intelektualët shqiptarë, bota gazetareske shqiptare pret në mënyrë triumfale një njëri që gjithsesi ka qenë i akuzuar për krime lufte dhe e pret në mënyrë triumfale ndërkohë që ka bajagi të dhëna, nëse jo për të qenë i bindur, për të pas dyshime se mjaft nga ato akuza qëndrojnë. Ky është thelbi që kam thënë unë dhe ka të bëjë me dobësinë e gjendjes shqiptarëve, e politikës shqiptare e shoqërisë civile shqiptare për të qëndruar kritikues ndaj të vërtetës...

Në këtë rast ndërhynë Ernest Luma, anëtar i Kryesisë së AAK’së. Ai i thotë Lubonjës se nuk ka të drejtë t’i akuzojë heronjtë e luftës dhe luftën e pastër çlirimtare të Kosovës. Njëherësh, sipas Lumës, Lubonja ka fyer shqiptarët duke i quajtur “popull skizofrenik”.

Kurse Lubonja është përgjigjur: Ajo që unë kam thënë skizofreni shqiptare është një skizofreni që ne e kemi vuajt në kurriz gjatë i them zotërisë, prandaj është një skizofreni midis botës virtuale dhe përrallave dhe ëndrrave të një pushteti dhe mjerimi që shkakton ky pushtet dhe këtë e kemi provuar në kohën e Enver Hoxhës ku njerëzit që përdorin mitin e luftës goxha mirëmjeruan popullin për 80 vjet.
Skizofrenia ka kuptim që të jetosh midis këtij virtualiteti dhe mjerimit real të realitetit dhe për t’u shliruar pra nga kjo pikërisht duhet të shlirohemi nga të ashtuquajturit mite dhe heronj dhe duhet të shikojmë të vërtetën në sy ky është një nga ato që vë në pah artikulli. Për sa i përket asaj që quhet shpifje, unë kam cituar dhe nuk kam thënë diçka nga mendja ime, kam cituar libra që kam lexuar veçoj librin e Carla Del Ponte, veçoj edhe librin që u botua nga dy gazetarë italianë për Kosovën, “Kosova midis mafias dhe SHBA’së”, pra kam cituar nuk kam shpifur, por kam cituar dhe aty ku është për të hedhur dyshim, hidhet dyshim dhe aty ku thuhet qëndron diçka që është e vërtetë, thuhet që është e vërtetë, por ka edhe të vërteta dramatike me të cilat Kosova duhet të ballafaqohet mendoj unë ashtu si edhe shumë shqiptarë që janë të vërtetat e të zhdukurve që s’mund të mohohen dhe për të cilët nuk ka as fajtorë dhe as nuk është vënë gishti diku dhe mendoj që në qoftë se flasim, sepse përmendëm më parë Fulen që ka ardhur në Kosovë, dhe në qoftë se flasim për një Kosovë dhe një Shqipëri që bëhet e denjë për të hyrë në popujt me vlera evropiane atëherë ajo është një Kosovë që nuk mund të jetojë ku në njërën anë flitet për vlera evropiane dhe një tjetër i fryhet urrejtjes ndaj miqve dhe ndaj fqinjëve dhe urrejtje ndaj çdo kujt që ka mendim të kundërt nga pushtetarët. Pra kjo lloj shoqëria nuk mund të jetë demokratike pra thelbi i artikullit tim nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën por ka të bëjë edhe me atë se sa mund të ndërtohet një shoqëri demokratike në një vend ku ka aq shumë dhunë, ka aq shumë akuza për vrasje, ka aq shumë dhunë që e prodhon edhe qëndrimi i kundër që dëshmon kjo se si kanë reaguar ndaj artikullit tim.

Ndërhyn Luma sërish: Ju po tentoni me linçuar personalitetet e luftës dhe liderë politik që janë dëshmuar në të gjitha periudhat...z. Haradinaj përveç që s’ka bënë krime ka mbrojtur pengjet dhe civil...Projekti i UÇK’së është krenari mbarëkombëtare dhe ka dalë fituese.

Fatos Lubonja ripërsërit prapë argumentet që sipas tij, shtrojnë nevojën për një debat rreth mitizimit të figurave dominuese në jetën e shqiptarëve.

Tani, unë e përsëris edhe njëherë që nuk mundet kurrsesi që në merr të një lufte, që padyshim që ka pjesën e vetë të rëndësishme për çlirimin e Kosovës, të krijohen heronj dhe këta heronj të mund të abuzojnë me pushtetin etyre. Këtë e kemi provuar në kurriz e përsërit në kohën e Enver hoxhës dhe jo vetëm ne dhe nuk duhet të përsëritet pra shoqëriaduhet gjithmonë të mos maskoetohet me heronj. Fakti është që, përveç akuzave për luftën për të cilat flitet, flitet edhe për dëshmitarë të zhdukur, pra procesi më shumë është mbyllur për shkak të mungesës së provave përveç kësaj fakti është që po të ndjekësh edhe shtypin kosovar por jo vetëm shtypin kosovar ka shumë akuza për një klasë politike që po të ishte aq patriote siç pretendon nuk do të ishte pasuruar në mënyrë megalofante në kurriz të popullit me korrupsion dhe ne një situatë që nuk është aspak e denjë dhe këta heronj duhet ta tregojnë dashurinëe tyre jo vetëm në një moment por gjithë që është dashuri e vërtetë ndërkohë që siç shikojmë dhe lexojmë, akuzat për korrupsion që i vihen një klase politike, e që janë aq të mëdha thotë se këtu kanë lidhje me njëra me tjetrën sepse ai miti i ndërtuar mund të përdorët dhe të abuzohet me të, kaq kisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi