Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën

Shko poshtë

Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën Empty Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 11:21 pm

Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën

Besnik Boletini
‘Tamiflu’ i vetmi bar për të luftuar gripin e derrave



Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën Infektiva%20(Small)

Pasi që edhe në Kosovë janë identifikuar dy raste më gripin e derrave, njëri nëntë vjeçar që jeton në Angli dhe tjetri 17 vjeçar që jeton në Irlandë, qytetarët e Kosovës i ka kapluar frika se çka do të ndodh në rast të përhapjes në masë të madhe të gripit të derrave. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarë që të mos krijojnë panik, sepse situata është nën kontroll, dhe se ekzistojnë të gjitha kapacitet si teknike, materiale (medikamentet), si dhe ekspertë për këtë grip.
Kur flitet për medikamente dihet se i vetmi medikamente që posedon Ministria e Shëndetësisë, dhe që është adekuat për parandalimin dhe trajtimin e gripit të derrave është medikamenti “Tamiflu”. Por, farmacitë duke shfrytëzuar frikën e qytetarëve, kanë dyfishuar çmimet e vaksinës. Në ditët e para që ajo u soll në Prishtinë kushtonte rreth 15 euro, ndërsa sapo u konfirmua prania e “Gripit të derrave”, çmimi i tyre u dyfishua duke u ngritur edhe në mbi 30 euro në disa farmaci. Por, ato duket se nuk kanë përjetuar ende ndonjë valë fitimesh, pasi Ministria ka urdhëruar që ato të shiten vetëm me udhëzim të mjekut. Ky trik i tregtarëve rrezikon të digjet edhe nga fakti se shteti po përpiqet të garantojë vaksinat e nevojshme për të gjithë pacientët e mundshëm.
Drejtori i departamentit të informimit në Ministrinë e Shëndetësisë Faik Hoti, thotë se Ministria e Shëndetësisë posedon në sasi të mjaftueshme medikamentin “Tamiflu”. “Ministria e Shëndetësisë tani posedon gjithsejtë 23 mijë e pesëqind doza “Tamiflu”. Edhe katër mijë pritet që të vijnë në shtator, këto aktualisht janë kapacitetet e Ministrisë së Shëndetësisë”, thotë Hoti. Ai thotë së një pjesë e këtij medikamenti do të shpërndahet në Klinikën Infektive dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. “Një pjesë e medikamentit “Tamiflu” është në depot e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Edhe në Klinikën Infektive ka disa doza, gjithashtu është urdhëruar që së shpejti këto doza do të dërgohen edhe nëpër qendra tjera rajonale dhe të mjekësisë familjare”, theksoi ai.
Edhe drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, thotë se në këtë klinikë ka “Tamiflu” të mjaftueshëm, duke pas parasysh rastet e prekura nga gripi i derrave deri me tani. “Këto dit në Klinikën Infektive, kanë për të ardhur 100 doza “Tamiflu”, e që gjithsejtë do të bëhen 120 doza”, thotë Dreshaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën Empty Re: Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 11:22 pm

Virusi A/H1N1, në muajin shtator rritet rrezikshmëria



Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën Viri

Fillimi i shtatorit pritet të shoqërohet jo vetëm me rritje të numrit të personave të prekur nga virusi A/H1N1, por edhe me shtim të komplikacioneve.Shëndeti i një personi që preket edhe nga virusi i gripit sezonal, por edhe nga A/H1N1 është i rrezikuar, ndaj këshillohet vaksinimi i gjithë popullatës. “Vaksina për parandalimin e këtij virusi është shumë e rëndësishme”, deklaron mjeku infeksionist Pëllumb Pipero. Si masa parandaluese mjekët këshillojnë larjen e duarve sa më shpesh të jetë e mundur. Me shtrirjen e virusit këshillohet që goja dhe hundët të mbulohen me shami. Të gjithë personat duhet të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të ushqehen në mënyrë të shëndetshme. Ndërkohë, për personat mbi peshë këshillohet të kenë një kontakt sa më të vogël me të sëmurët dhe ambientet spitalore në përgjithësi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën Empty Re: Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 11:27 pm

Maqedoni, edhe tre raste të reja me H1N1



Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën Hqiq

Në Maqedoni janë regjistruar edhe tre raste të reja të të infektuarve me virusin H1N1, njoftuan sot nga Ministria për Shëndetësi. Analizat më të reja nga Instituti për shëndetësi publike, verifikuan prezencën e gripit të ri A H1N1 edhe tek dy pacientë, që janë kthyer nga Mali i zi, ndërsa tjetri ka qëndruar në Bullgari. Për 6 pacientët tjerë janë marrë rezultate negative dhe janë dërguar në kurim shtëpiak. Në klinikën për sëmundje infektive në Shkup gjatë ditëve të festave më shumë persona janë kontrolluar, ndërsa janë hospitalizuar pesë raste të reja, me simptome të dyshuara për influencë A H1N1. të gjithë pacientët e ri më parë kanë qëndruar jashtë vendit (Greqi, Slloveni, Bullgari, Zvicër). Momentalisht në klinikën janë hospitalizuar gjithsej 10 pacientë. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe në përmirësim e sipër, njoftojnë nga ministria e shëndetësisë. Deri tani në klinikë janë kuruar mbi 100 pacientë ku tek 27 prej tyre është verifikuar prezenca e gripit të ri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën Empty Re: Abuzojnë me rrezikun e gripit, shtrenjtojnë vaksinën

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi