Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – ETYD MBI KRAHË DJAJSH - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – ETYD MBI KRAHË DJAJSH - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – ETYD MBI KRAHË DJAJSH - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 21, 2013 2:40 pm

VIKTORIA XHAKO – ETYD MBI KRAHË DJAJSH - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO – ETYD MBI KRAHË DJAJSH - Poezi
 
Me rreze të kuqe m’i puth sytë e etur
Dielli i përflakur, dhe zhytet në det,
Pyllnajëfëshfërimën sa e zuri gjumi,
Mjellmat krahët rrudhën, liqeni mbeti i qetë.
 
Nata është e paqtë, i dashur, sinqeritet i bardhë.
Sinqeritet.
Eja pa trokitur në portën e hapur të besimit tonë,
Për t’ia zbërthyer kopsën e parë,
Ditës sime mbërthyer gjer në fyt.
Për t’i dhënë kundërmimin e jetës,
Këmishënatës, shpërbërë në pluhur,
Varur në gozhdën që ka zënë ndryshk.
 
Pse po qesh fustanverdha hënë?
Pse yjet u rrokulliskan nga lart,
Shigjetueshëm më ngulen në zemër?
 
Ah! Kjo natë vika mbi krahë djajsh!
 
E mërkurë 3 korrik 2013 ora 20:45
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO – ETYD MBI KRAHË DJAJSH - Poezi 970795_663766876984161_905606249_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi