Që nga paslufta janë shënuar 768 raste të vetëvrasjeve

Vetëvrasja është një fenomen që dita ditës po shënon rritje në Kosovë. Këtë e pohojnë zyrtarë policorë të cilët thonë se që nga paslufta e deri në vitin 2012-të, janë evidencuar 786 raste të vetëvrasjeve dhe 2494 raste të tentim-vetëvrasjeve. Ndërkaq ekspertë të psikologjisë thonë se faktorët që ndikojnë në rritjen e kësaj dukurie janë gjendja ekonomiko-sociale, depresioni, tranzicioni në shoqëri etj.
Vetëvrasjet dhe tentim-vetëvrasjet në Kosovë sipas statistikave që mban Policia e Kosovës kanë shënuar rritje në vitet e pasluftës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha transmetuesit publik se sipas të dhënave të evidencuara, numri i vetëvrasjeve është në rritje, sidomos ai i tentim-vetëvrasjeve.
”Në kuadër të Policisë Kosovës, më saktësisht në kuadër të sistemit të bazës së të dhënave të Policisë së Kosovës janë evidencuar të gjitha rastet që raportohen në Policinë e Kosovës. Ndërsa në këtë rast, nëse i referohemi statistikave të tentim-vetëvrasjeve dhe vetëvrasjeve, në Policinë e Kosovës, që nga themelimi, nga 99 deri në 2012-të, janë evidentar 2494 raste të tentim-vetëvrasjeve dhe 786 raste të vetëvrasjeve. Si moshë e përfshirë në rastet e tilla të veprave penale janë nga mosha 18 deri në 40 vjeç“, tha Kelani.
Ndërkaq se pse ndodhë kjo dukuri në rritje në vendin tonë, këtë e shpjegojnë psikologët. Aliriza Arenliu, psikolog thotë se shkaktarët që e shtyjnë personin në këtë akt, ndryshojnë nga individi në individ.
“ Faktorët më rrezikues që shpijnë deri te vetëvrasja, janë problemet e ndryshme të shëndetit mendor, apo çrregullimet e ndryshme psikiatrike si skizofrenia, depresioni, çrregullimet e personalitetit dhe abuzimi i substancave, këta janë faktorët më rrezikues. Ndërsa, sa i përket grupmoshave, aty i kemi dy koncepte, njëra është tentimevetëvrasje që është faktor rrezikues për vetëvrasje e që janë kryesisht moshat e hershme. Në vendin tonë, ne kemi një trend më ndryshe në krahasim me vendet tjera, ku numri i vetëvrasjeve, fatkeqësisht është më i lartë mes grupmoshës nga mosha 25 -45vjet, ku njihet si mosha më produktive e njerëzve”, tha ai.
Edhe psikiatri Bujar Berisha, mendon se faktorët e vetëvrasjes janë të natyrës psikosociale. Ai thotë se vetëvrasja si fenomen ekziston prej kohësh, por në aspektin kulturor vetëvrasja në Kosovë nuk ka qenë një zgjidhje e problemit.
“Faktorët që ndikojnë në vetëvrasje janë të shumtë. Mipëpo faktori psiko-social është një prej faktorëve kryesor që ndikon në rritjen e vetëvrasjeve. Në disa punime shkencore, thuhet se në vendet e varfra, depresioni është më i shtuar dhe kjo vjen si pasojë e përkrahjes sociale dhe jetës në familje më të gjerë”, tha ai.
Në këtë kontekst duhet shtuar se roli i shoqërisë dhe familjes është kyç sa i përket parandalimit të vetëvrasjeve, prandaj edhe psikologët mendojnë se rastet duhet trajtuar në mënyrë profesionale me ekspertët e psikologjisë dhe të shëndetit mendor.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Në Kosovë janë shënuar 156 raste të fëmijëve me kancer
» Nëse Agim Ramadani, Sali Çekaj... nuk janë heronj, atëherë kush janë?
» Foto nga lufta dhe nga paslufta
» Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre
» Çdo gjë që ka të bëj me Qeverinë e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi