Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LPK i bashkohet VV-së

Shko poshtë

LPK i bashkohet VV-së Empty LPK i bashkohet VV-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 23, 2013 7:50 pm

LPK i bashkohet VV-së

LPK i bashkohet VV-së Largea_bashkim1374584624
Lëvizja Popullore e Kosovës iu bashkua sot Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se duke u bashkuar më këtë subjekt, do të forcohen, duke u shtuar radhët për tu angazhuar në të mirë të popullit të Kosovës. Përfaqësues të LPK-së, thanë se bashkimi me Vetëvendosjen, në zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojnë rrjedhën politike, ekonomike e shoqërore në vend.
Duke bërë publike bashkimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, tha se tashmë do të krijohet komisioni i përkohshëm të përbërë nga përfaqësues të dy subjekteve, që do të merret me bashkimin e anëtarësisë dhe strukturave të LPK-së brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa përfaqësuesi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Azem Zekaj, tha se LPK-ja ka vendosur të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje, duke parë angazhimet e saj në skenën politike të Kosovës dhe situatën e rëndë në vend.
Pavarësisht se LPK është një subjekt i vogël politik, lideri i Vetëvendosjes Kurti tha se LPK gëzon respektin e gjithë popullit shqiptar, pasi është simboli i përpjekjeve dhe sakrificave të popullit për liri e barazi, drejtësi e bashkim kombëtar. “Askush nuk mund t’i kuptojë dhe shpjegojnë tri luftërat e ushtrive çlirimtare shqiptare, pa LPK-në”, tha Kurti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi