Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-MIKU IM-(Gani Azemit)

Shko poshtë

AGIM GASHI-MIKU IM-(Gani Azemit) Empty AGIM GASHI-MIKU IM-(Gani Azemit)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 30, 2013 11:21 am

Miku im dhe miku i kombit Gani Azemi sot ka Ditëlindjen.Po të ishte në jetë, sëbashku me ne do ta festonte Ditëlindjen e gjashtëdhjetedytë. ani lindi më 30 korrik 1951 në fshatin Babush i Muhaxherëve, Komuna e Lipjanit. Si i ri nuk u pajtue me regjimin dhe robërinë serbe andaj edhe emigroi në Belgjikë. Nuk u ndal për të mirën e atdheut deri në frymen e fundit. 
Këto vargje janë dhurtë për mikun!

AGIM GASHI-MIKU IM-(Gani Azemit) 544682_10151577322674077_588839228_n

AGIM GASHI

MIKU IM

(Gani Azemit)

Nën kambë m’u rrokullis bota,
Kumt të zi më solli Brukseli,
Paske ikun nga kjo jetë,
Miku im, Gani Azemi.

Ty të lindi Kosova jote,
E t’shkoi jeta n’mërgim t’zi,
N’dhena t’huja ku kalove,
Flamurin mbajte t’futun n’gji.

Ke tremb serbin n’Beligrad,
Dhe themelet ia ke dridhë,
Ti, shqiptar, Gani Azemi,
Plumb as fjalë ty nuk t’ka lidhë.

Ke lanë pas ti shumë kujtime,
e ne s’mundemi dot me t’pyet,
Veç po t’flasim me njat grue,
Që s’pushon tuj i fshi sytë.

Ke lane mbrapa dy sokola
Si bijtë tanë ne do ti kemi,
Në rrugën tande do të ecin
Ardiani dhe Arbeni.

Kur të shkosh në atë botë t´amshueshme,
E takon Ibrahim Rugovën,
I tregon dhe Bacë Ademit,
Se jo bash mirë e le Kosovën.

Miku im, Gani Azemi,
Ike e na le n‘mërzi,
Për t’iu bashkue në festë dëshmorve,
Të 100 vjet t’nanës Shqipni.

25.11.12
Düren
A.G.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi