Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Lamtumirë o miku i vjetër

Shko poshtë

Agim Gashi:Lamtumirë o miku i vjetër Empty Agim Gashi:Lamtumirë o miku i vjetër

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 19, 2011 8:14 pm

Agim Gashi:Lamtumirë o miku i vjetër 300450_10150300831434077_644509076_8217512_1508408615_n
Agim Gashi

Lamtumirë o miku i vjetër

Në rininë time të hershme
Kisha një mik që s‘kishte dheu,
Më primare për atë nuk kishte
Se sa liria e atdheu.

Si bilbili ia thoshte këngës
Bukur shkruante edhe poezi,
Në ahengje e kafene
Hanim meze e pinim raki.

Verën e kuqe nga Rahoveci
E pinte burrërisht me marifet
Raki rrushi me bidona
Dhe këndonim me lezet.

Por një ditë na ndau jeta
Mora rrugën për kurbet të zi,
Tridhjet vite kaluan të rënda
E unë për mikun s’kisha ndi.

Kësaj vere mora rrugën
Atdheun tim e vizitova,
Me një ndeje, një të pame,
Mikun tim unë e takova.

Ishte struk në qysh të odës
Kishte lëshu një mjekërr t´gjatë,
-Pse e lëshove o lum miku?
-Me u dallue, më tha, nga gratë!

-Po pantollonat pse i shkurtove,
Përse gruan me shami?
-Jemi kthye, tha, në rrugë të Zotit,
Pa Allah nuk ka liri!!!

Oh, sa më dhimbsesh o miku i vjetër
Dikur ishe burr zotëri,
Punë të mëdha bëje me nder
Për Kosovë e nënën Shqipëri.

A e din kur fjalim mbaje?
Të dëgjonim mbarë shoqëria,
E kur thoje me zë të lartë
-„Fe e shqiptarit është shqiptaria“!

Kur recitoje vargje të Fishtes
Të Vaso Pashës e Naimit,
Që të kishim ne ty mik
Na kaplonte majë e gëzimit.

Sa fuqishëm kritikoje
Doket e huaja e mbrapambeturinë,
Ndërsa sot ke lëshue mjekërr
Për atëdhe kërkon robërinë.

Po sot ti nga zemra jote
Hoqe gjithë burrat kombëtar,
I ndërrove me vehabista
Me lesh mjekrre e „hoxhollarë“.

Hyre në sekt me kultur të huej
Që bëjnë varre kate-kate,
Nderojnë Zotin me rregulla të reja
Taravitë me tri reçate.

Ti o miku im i “shtrenjët”
Vizitor i rregullt në xhami,
A të vjen shija e së kaluarë
Kur e pije nga një okë raki?

Nuk kam fjalë për befasinë
Që ma dhe në kohë të keqe,
Por ai që e shet zemrën e kombit
Çdo kujt n´këtë botë do ti bëj leçe.

Më vjen keq që të humba
Se të kisha mik të rrallë,
Për ca lek nuk shitet nderi
Jeten tënde e ke bërë prrallë.

Të kam mik të lus si vlla
Kthehu në jetë për nder t´shoqrisë,
Veju në shërbim të kombit
Të Kosovës dhe Nënë Shqipërisë.

Poqëse nuk kthehesh unë sjam me ty
As për melaqe e as për dreq,
Që ke marrë këtë rrugë pa sy
Gjithmonë do të më vie keq.

Sa shumë miq humb sot njerzia
Që dikur ishin bujar,
Po tronditet keq atdheu

Se më ata nuk janë shqiptar!

19.09.11-Düren

Agim Gashi:Lamtumirë o miku i vjetër 302369_10150300832034077_644509076_8217515_1850062734_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi