As respektim orari, e as ankesa!
As respektim orari, e as ankesa!
As respektim orari, e as ankesa!
Prishtinë, 4 gusht 2013
- Edhe pse orari i punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës fillon në orën 7 dhe mbaron në orën 15, përpos kujdestarive, ky orar nuk respektohet.
Këtë e thotë edhe vetë drejtori i QKUK-së, Njazi Gashi, duke shtuar se së shpejti do të krijohet një Komision mbikëqyrës i brendshëm, që do të monitorojë mjekët.
“Orari i punës është prej orës 7 deri në orën 15. Komision duhet të jetë vetja e tyre, dhe menaxheri i tyre, por ne e kemi parë që ajo nuk po funksionon dhe jemi në përpjekje e sipër për ta formuar një Komision të kontrollit të brendshëm dhe mendoj që në ditët në vijim do të funksionalizohet. Kemi pasur problem t’ua gjejmë zyrat kompjuterët. Po ashtu, do të bëhet edhe udhëzimi administrativ që të mund të funksionalizohet. Besoj që ky komision do të luajë rol pozitiv”, thotë Gashi.
Ai thekson se jo të gjitha klinikat brenda Qendrës Klinike Universitare nuk e respektojnë orarin, derisa shton se ankesa nga ana e pacientëve për këtë çështje nuk kanë pranuar asnjëherë.
“Jemi në dijeni që në disa klinika nuk respektohet orari, jo në të gjitha.
Shumë pak kemi ankesa nga palët. Pacientët kanë qasje, derën e kanë të hapur, por e kanë edhe kutinë e ankesave, ku mund t’i vendosin letrat me ankesën e tyre. Por, janë shumë të pakta”, shpjegon Gashi.
Ndërkaq, Sindikalistët e Shëndetësisë thonë se në disa klinika me kontratë kolektive, orari është më i shkurtër, por që sipas tyre kjo keqpërdoret edhe nga klinikat tjera.
Xhemajl Selmani, drejtues i kësaj sindikate, në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se do të formohen ekipe të përbashkëta për ta vlerësuar situatën brenda institucioneve shëndetësore sa i përket orarit të punës.
“Në qershor të këtij viti është lëshuar një qarkore nga ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, që i obligon të gjitha qendrat spitalore në Kosovë, por edhe QKUK-në që të formojnë ekipe të përbashkëta me organizatën sindikale dhe të vlerësohen grupet punuese ku do të vlerësohet edhe performanca edhe rrezikshmëria në punë dhe të fillojë kërkesa edhe për respektimin e orarit të punës”, shprehet Selmani.
E, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se institucionet shëndetësore janë të obliguara që ta respektojnë orarin e punës në plotësi ashtu siç është e përcaktuar në Ligjin e punës.
Avdullah Klinaku, nga Ministria e Shëndetësisë, thotë se çdo shkelje dhe çdo dalje pa leje nga menaxhmenti duhet të sanksionohet me ligj, ndërsa shton se deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Sa i përket Inspektoratit të Shëndetësisë, ai reagon atëherë kur në mungesë të profesionistëve shëndetësorë, kemi ankesë prej qytetarëve për trajtim joadekuat apo marrje joadekuate të shërbimeve shëndetësore”.
“Në QKUK nuk kemi evidentuar shkelje të tilla. Sa i përket ankesave të qytetarëve, nuk kemi konstatim të mosrespektimit të orarit nga ana e mjekëve, derisa iu bëjmë thirrje qytetarëve që nëse hasin në diçka të tillë ta paraqesin rastin dhe të evidentohen shkeljet e tilla të orarit të punës”, thekson Klinaku.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Veteranët e UÇK-së, kërkojnë respektim vlerash
» Ja ankesa e PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Foto)
» Sabit Rrustemi:ORARI I TË PAPUNËVE
» Përfundon orari por votimi vazhdon
» Ja ankesa e PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Foto)
» Sabit Rrustemi:ORARI I TË PAPUNËVE
» Përfundon orari por votimi vazhdon
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi