Reuters - DYQANI LUKSOZ ZVICERAN TROIS POMMES MOHON RACIZMIN NDAJ OPRAH WINFREYT
Faqja 1 e 1
Reuters - DYQANI LUKSOZ ZVICERAN TROIS POMMES MOHON RACIZMIN NDAJ OPRAH WINFREYT
Voal-online - ZÜRICH (Reuters) - Pronari i një dyqani të mallrave luksoze në Zyrih ka mohuar se është manifestuar racizëm kur Oprah Winfrey u dekurajua nga blerja e një çante që kushtonte 35.000 franga zvicerane ($ 38,100).
Prezantuesja televizive amerikane, e emëruar kohët e fundit si famozja më e fuqishme në botë, ishte në Zvicër për martesën e këngëtares Tina Turner, kur ndodhi incidenti muajin e kaluar.
Pronarja mediatike amerikane tha në dy intervista të dhëna në SHBA se një ndihmësshitëse kishte refuzuar t'ia tregonte asaj çantën prej lëkure krokodili, duke thënë se ajo ishte "shumë e shtrenjtë" dhe duke e orientuar atë tek çanta të tjera më të lira.
Dyqani luksoz Trois Pommes mohoi të ketë diskriminuar Winfreyn, një afrikano-amerikane, e cila kërkoi që të shikonte një çantë "Jennifer", të projektuar nga Tom Ford dhe me emrin e aktores Jennifer Aniston. Pronari e shpjegon incidentin me një pengesë gjuhësore.
"Ky është një keqkuptim absolut klasik," tha pronari i dyqanit Trudie Goetz për Reuters të premten.
"Kjo nuk ka të bëjë asgjë me racizmin, unë jam këtu për të gjithë dhe blerësi është mbret."
Ndihmësshitësja kishte kërkuar t'i tregonte Winfreyt se kishte gjithashtu në dispozicion materiale të tjera, të cilat mund t'i kenë dhënë prezantueses përshtypjen se dyqani nuk donte t'ia shiste asaj, ka thënë Goetz.
"Sigurisht që nuk është rasti. Kush nuk do të donte të shiste një çantë për 35000 franga?" tha Goetz.
Trois Pommes operon në mjedise të ndryshme luksoze në Zvicër, duke përfshirë dyqanin Tom Ford në Zyrih, ku Winfrey tha se ajo u refuzua.
Winfrey, 59 vjeçe, e cila drejton rrjetin e saj televiziv, ka fituar 77 milionë $ këtë vit deri në qershor 2013, duke marrë vendin nr 1 në listën e më të fuqishmëve të Forbes famshëm muajin e kaluar, hera e pestë që ajo ka kryesuar renditjen vjetore.
Ajo gjithashtu shfaqet në një film të ardhshëm, "Butler", i cili shqyrton çështjet raciale në një histori rreth një afrikano-amerikani, i cili punon në Shtëpinë e Bardhë nën disa presidentë amerikanë.
Incidenti në dyqan shkaktoi një breshëri kritikash në Zvicër, ku media raportoi këtë javë se azil-kërkuesit nuk e kanë të lejuar lëvizjen e lirë në mjediset sportive publike siç janë pishina komunale, duke shkaktuar kritika nga grupi i avokimit Human Rights Watch.
Ministrja e Drejtësisë Simonetta Sommaruga mohoi ka pasur pengesa të veçanta pranimi për azil-kërkuesit.
Shoqata Zvicerane e Turizmit tha se i vjen keq për incidentin e çantës dhe se nuk ishte "asnjëherë e lumtur kur ndjenjat e mysafirëve tanë janë të lënduara".
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Stefanoviq mohon marrëveshjen
» LDK reagon ndaj tentim atentatit ndaj mjekut Xhavit Hajdari
» Eksklusive nga REUTERS: S’ka anëtarësim të Serbisë në BE, pa fqinjësi të mirë mes Prishtinës dhe Beogradit !
» Gati hoteli më luksoz në Ballkan, “Swiss Diamond Hotel” - Prishtinë
» Skifter Këlliçi: Atentati i Avni Rustemit ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris dhe hakëmarrja ndaj tij
» LDK reagon ndaj tentim atentatit ndaj mjekut Xhavit Hajdari
» Eksklusive nga REUTERS: S’ka anëtarësim të Serbisë në BE, pa fqinjësi të mirë mes Prishtinës dhe Beogradit !
» Gati hoteli më luksoz në Ballkan, “Swiss Diamond Hotel” - Prishtinë
» Skifter Këlliçi: Atentati i Avni Rustemit ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris dhe hakëmarrja ndaj tij
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi