Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur njeriu shndërrohet në monstër

2 posters

Shko poshtë

Kur njeriu shndërrohet në monstër Empty Kur njeriu shndërrohet në monstër

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 11, 2013 12:23 pm

Psikopati, gazeta DITA
Kur njeriu shndërrohet në monstër Psikopati


Psikopati, gazeta DITA

Kur njeriu shndërrohet në monstër

 

Tiparet tipike të personalitetit – kështu mund të njihni një psikopat

Revista gjermane Focus, 23.07.2013

Rreth 500.000 psikopatë jetojnë në Gjermani – sigurisht edhe më shumë. Vetëm 50 për qind e tyre bie në sy: ata përfundojnë si keqbërës violent në burg. Gjysma tjetër profilohet me sukses në jetë. Si kallëzojnë ata vetveten.

Ata shpesh janë jashtëzakonisht sharmant, elokuent dhe me vetbesim. Por të gjithë ata kanë një anë të errët të përbashkët: Psikopatët janë të paskrupuj, manipulues dhe pa asnjë mëshirë për rrethin e tyre. "Katër deri në pesë për qind e njerëzve janë psikopatë, mirëpo nuk bëhen të gjithë kriminel", thotë Niels Birbaumer, profesor i Psikologjisë Mjekësore dhe Neurobiologjisë Kognitive, në Universitetin e Tybingenit.

 

Ata nuk kanë frikë nga dënimi

 

Nuk bëhet çdo psikopat përdhunues apo vrasës. Shumë prej tyre janë jashtëzakonisht të suksesshëm në fushën profesionale: mospërfillja e tyre, vetë-respekti i egzagjeruar dhe gatishmëria e tyre për të rrezikuar, sjellin ata në pozita me pushtet. Kjo ndodhë për arsye se atyre u mungon empatia dhe ata nuk ndjejnë frikë dhe shpesh mund të profilohen posaçërisht mirë. "Çfarë arrijnë këta njerëz në jetë, varet edhe nga prejardhja e tyre sociale, intelegjenca dhe arsimimi shkollor.", thotë Birbaumer. Më inteligjentëve u shkon përdore që tiparet e personalitetit të tyre, t' i përdorin në atë mënyrë, sa në fushën profesionale, arrijnë shumë suksese."Ata nuk kanë defekte kognitive, mund t' i kuptojnë veprimet e tyre në mënyrë racionale dhe t' i imagjinojnë pasojat, por ata nuk ndjejnë asgjë.”

 

Të gjitha psikopatë kanë një defekt në tru

Pa marrë parasysh ku aterrojnë ata, në burg, në politikë apo në një poltronë shefi të një koncerni të madh, njerëzit me tendenca psikopatike kanë një gjë të përbashkët: Ata nuk tregojnë aktivitete në arealet e trurit, që janë të ndërlidhura me sistemin e frikës. "Në aspektin kognitiv ata i kuptojnë mirë pasojat e veprimeve të tyre - por ata nuk i ndjenë ato", thotë Birbaumer. Thjesht për vuajtjet e viktimave të tyre, ata janë indiferent, ata nuk ndjejnë as frikë për pasojat e veprimeve të veta dhe emocionalisht nuk janë në gjendje të bashkëndjenë. Prandaj diku në mes 25 dhe 40 për qind e të të burgosurëve, janë psikopatë. Sidomos në mesin e kriminelëve të mëdhenjë që ripësërisin krime, gjenden shumë.

 

Shkencëtari i neurologjisë egzaminon trunjtë e psikopatëve me Rezonancë Mageneto – Tomografike (RMT). Birbaumer shpreson se edhe trunjtë e psikopatëve mund të mësojnë të bëhen emocional. "Rezultatet e rehabilitimit psikoterapeutik me këta kriminelë nuk janë të këqija," thotë ai, duke iu referuar përqindjes së recidivistëve.

 

SDV mund të paralajmërojë çrregullimin

 

Sjellja e shumë psikopatëve bie në sy qysh në fëmijëri. "Tipike për ta është se psikopatët kanë probleme para pubertetit," thotë Birbaumer. Psikologu dhe neuroshkencëtari beson se, për shembull fëmijët që vuajnë para pubertetit nga Sindromi i Deficitit të Vëmendjes (SDV), kanë një rrezik të lartë për të zhvilluar tendenca psikopatike. "Këta fëmijë mjekohen me “Ritalin”, por kjo nuk ka efekte afatgjata." Birbaumer prandaj apelon për një fillim mundësisht të hershme të një terapie kognitive të sjelljes. Një trajnim para pubertetit është shumë i rëndësishëm – sa më herët, aq më mirë.

 

Lista e kontrolluese e psikopatit ka 20 tipare

 

Birbaumer beson se edhe psikopatët mund të mësojnë të ndjenë frikën, edhe atë, atëherë kur terapisti dhe shkencëtari aktivizojnë arealet e "vdekur" të trurit. "Nuk është e vërtetë se psikopatët nuk janë të ndryshueshëm. Aktiviteti i trurit mund të trajnohet. "Jo medikmanetet, por një terapi kognitive – sjelljes, do të mund të ndihmonte. Megjithatë akoma nuk dihet se sa afatgjate mund të jenë efektet pozitive. Kushdo që ka dyshime se ka të bëjë me një psikopatë, ai duhet sa më shpjet që është e mundur, “t' i largohet nga rruga”, këshillon Neuroshkencëtari.

 

Testi i psikopatit

 

Psikologu i kriminalitikës kanadezi Robert Hare, ka hartuar një listë kontrolluese të psikopatit (LKP), ku janë përfshirë 20 simptomat më të rëndësishme. Por edhe nëse për dikë janë shumë tipare simptomatike të sakta, a është faktikisht dikush psikopat, mbetet e pasigurt.

 

Megjithëkëtë shpesh edhe psikiatërt e kriminalistikës kanë gabuar me vlerësimet e tyre. Sidoqoftë lista kontrolluese konsiderohet si mjete i pranuar shkencërisht për evidentimin e tendencave psikopatike. Dikush mirëpo mund të jetë i rrezikshëm dhe kriminel edhe nëse ka arritur pak pika. "Kufijtë janë të rrjedhshëm", thotë Birbaumer.

 

 

Lexoni më poshtë cilat janë karakteristika tipike të psikopatit:

Tipari 1.: Fyçkë (me shkëlqim të rremë) dhe me sharm sipërfaqësor

Psikopatët priren të jenë të rafinuar dhe simpatik. Kjo i ndihmon ata për të arritur pozicione të caktuara - por gjithashtu, kjo i bënë edhe partnerë të pakëndshëm në bisedime.

Tipari 2.: Vetëvlerësimi i ekzagjeruar

Psikopatët mund të jetë shumë arrogant dhe mendjemëdhenjë, sepse ata mbivlerësojnë aftësitë e veta jashtë mase.

Tipari 3.: Uri e tepëruar për përvojë

Psikopatët janë vazhdimisht në kërkim të stimulimit, ata rrezikojnë shumë dhe nuk kanë frikë nga pasojat. Ata shpjet mërziten - ndryshimet e shpeshta të vendeve të punës, është njëra nga pasojat e mundshme.

Tipari 4.: Gënjeshtrat patologjike

Psikopatët shpesh janë gënjeshtarë patologjik, që çojnë në mënyrë të paskurpullt njerëzit e vet në një rrugë pa dalje.

Tipari 5.: Sjellja manipuluese

Ata nuk përfillini njeri dhe kërkojnë avantazhe për vete - pa empati për viktimat e tyre.

Tipari 6.: Mungesa e pendesës dhe turpit

Psikopatë janë pamëshirshëm të verbër ndaj nevojave të të tjerëve. Për viktimat e tyre ata shpesh tregojnë vetëm përbuzje.

Tipari 7.: Ndjenjat sipërfaqësore

Psikopatët shpesh kanë vetëm një spektër të kufizuar të emocioneve. Për emocionet e vërteta, ata, zakonisht nuk janë të aftë.

Tipari 8.: Mungesa e dhimbsurisë

Psikopatë janë njerëz të ftohtë që nuk tregojnë ndjeshmëri pët të tjerët.

Tipari 9.: Stil i jetës parazitare

Psikopatët shfrytëzojnë të tjerët me shumë dëshirë dhe qëllimisht bëhen financiarisht të varur prej tyre. Tipari 10.: Kontrollim i keq i sjelljes

Psikopatët shumë vështirë mund të kontrollojnë zemërimin dhe agresionin e tyre.

Tipari 11.: Promiskuiteti

Psikopatë ndryshojnë shpesh partnerët, kanë shumë afera dashurie dhe shpesh përpiqen të detyrojnë të tjerët për të kryer akte seksuale.

Tipari 12.: Probleme të sjelljes bien në sy qysh në fëmijëri

Shpesh psikopatët kanë rënë në sy qysh para moshës 13 vjeçare: Si fëmijë për shembull ata gënjejnë shumë shpesh; ndezin zjarre, torturojnë kafshë ose konsumojnë shumë alkool.

Tipari 13.: Mungesa e objektivave dhe planeve

Psikopatët nuk mund të planifikojnë për periudha afatgjate, ata bien në sy me ecjen e tyre në jetë pa pasur një objektiv.

Tipari 14.: Impulsiv

Psikopatë nuk mendojnë për pasojat e veprimeve të tyre, ata janë tekanjoz dhe të paparapashëm për veprat e këqija dhe vështirë mund të përballojnë dëshirat e çastit.

Tipari 15.: Refuzim i marrëveshjeve

Psikopatët kanë vështirësi për t' i respektuar takimet dhe shpesh nuk paguajnë faturat dhe nuk respektojnë kontratat.

Tipari 16.: Papërgjegjshmëria

Psikopatët refuzojnë përgjegjësinë dhe përpiqen të manipulojnë të tjerët.

Tipari 17.: Pa raporte të gjata

Lidhjet e gjata për psikopatin janë të dyshimta; ata shpesh ndryshojnë personat e referimit. Raportet afatgjata nuk janë të rëndësishme për ta.

Tipari 18.: Kriminaliteti në rini

Ndërmjet moshës 13 dhe 18 vjeçare këta njerëz shpesh bien në sy dhe bëhen kriminel.

Tipari 19.: Shkelja e kushtit

Psikopatë që kanë bërë krime, shpesh shkelin rregullat e lirimit të tyre me kusht.

Tipari 20.: Kriminalitet i gjithanshëm

Psikopatë kanë vendin në burg, edhe atë, tek ata, që kanë kryer krimet më të rënda.

 

Focus

Gazeta Dita
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur njeriu shndërrohet në monstër Empty Re: Kur njeriu shndërrohet në monstër

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 11, 2013 12:26 pm

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur njeriu shndërrohet në monstër Empty Re: Kur njeriu shndërrohet në monstër

Mesazh nga Snow Hristina Sat May 03, 2014 7:15 pm

ateher nje pjese e mire e djemve shqiptar qenkan psikopata..
Snow Hristina
Snow Hristina

Numri i postimeve : 35
Age : 29
Location : Bruksel
Registration date : 03/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur njeriu shndërrohet në monstër Empty Re: Kur njeriu shndërrohet në monstër

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi