Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - PËRPLASJE STUHISH - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - PËRPLASJE STUHISH - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - PËRPLASJE STUHISH - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 16, 2013 7:24 pm

 VIKTORIA XHAKO - PËRPLASJE STUHISH - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO - PËRPLASJE STUHISH - Poezi
Ti kishe të drejtë, i dashur,
Atë ditë kur vetveten braktisëm,
Përskaj së ardhmes që vinte pa dritë.
 
Ne do ishim dy njerëz pa sy,
Do endeshim labirinteve të verbra,
Do shihnim me duar,
Ndeshur në mure të hekurta, pa dyer,
Do vuanim për pak aromë dashurie,
Përqafimi ynë do ishte lëndim, lëndim,
Do ishte qiell me përplasje stuhish,
Derdhur i gjithi mbi ne,
Pa qenë kurrë vetëkënaqësi.
 
Ti kishe të drejtë, i dashur,
Edhe pse pak cinizëm
Rrënjë kishte hedhur tek ti.
 
E premte 16 gusht 2013 ora 13:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO - PËRPLASJE STUHISH - Poezi 1185070_679560328738149_1803357348_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi