Avni Ajeti: Zahiri u vra, sepse rrodhën informacione nga UÇK-ja
Faqja 1 e 1
Avni Ajeti: Zahiri u vra, sepse rrodhën informacione nga UÇK-ja
Avni Ajeti: Zahiri u vra, sepse rrodhën informacione nga UÇK-ja
Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit dhe ish luftëtari i UÇK-së në Zonën e Operative të Llapit, Avni Ajeti thotë se vrasja e Zahir Pajazitit ndodhi për shkak se informacionet për aktivitetin e tij rrodhën nga UÇK-ja.
Ai i bën thirrje Nait Hasanit të flasë për vrasjen e Zahir Pajazitit, duke hedhur dyshimet se informacionet për aktivitetin e Zahirit mund të kenë rrjedhur nga ai.
Në një intervistë të gjatë për Standardi.info, Ajeti tregon se si po keqpërdoren vlerat e luftës dhe se ish –udhëheqës të saj, në emër të luftës u pasuruan. Ai flet edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit, të cilën e lidh me FARK-un. Thotë se UÇK-ja kishte buxhet, jo miliona, por miliarda, që janë keqpërdor nga njerëzit që sot udhëheqin me pushtetin. Veteranët dhe aplikimet po shfrytëzohen për pazare politike. Nuk pajtohet me kritikat e Demaçin i cili kohë më parë kishte thënë se llapjanët i kanë ikur luftës. Tregon se si ndaj tij dy herë është bërë atentat.
Më poshtë mund a lexoni të plotë intervistën me Avni Ajetin:
Pse kanë aplikuar kaq shumë për ta marr statusin e veteranit të UÇK-së?
Po dikush e ndien si mungesë që s’ka arrit ta japë kontributin e vetë për këtë vend dhe tash provon të barazohet me të tjerët që kanë luftuar.
A kanë aplikuar shumë edhe në zonën e Llapit, sikur në zonat tjera?
Në Zonën e Llapit, sepse jam kompetent të flas, rreth aplikimit të veteranëve, mundemi të flasim se kanë qenë në luftë rreth 2 mijë ushtarë, mos të themi 1 mijë e 800, afër 2 mijë. Tash kanë aplikuar rreth 4 mijë.
Pse ky numër kaq i madh?
Po dikush ka deshtë të tregohet patriot, siç kemi raste pas lufte që kanë nxjerr libreza të lloj- llojshme, kanë falsifikuar... Tash të shprehem pak ma popullorçe. Kur ka qenë koha të hahet pasuli kokrra- kokrra, dikujt s’ia ka hanger me dal në front, e tash dalin edhe përfitojnë do matrapaz, e do njerëz që as erën e barutit nuk e dinë.
A ka pasur manipulime me libreza të veteranëve?
Shumë. Kur them shumë, e them me përgjegjësi.
Edhe nga organizatat e UÇK-së?
Edhe organizatat, faktikisht, sepse organizatat e veteranëve në nivel vendi janë dirigjuar nga politike.
Prej kujt konkretisht janë dirigjuar, a keni ndonjë emër?
Ajo dihet...
A është keqpërdor UÇK-ja pas lufte?
Shumë, shumë... Më së pari nga udhëheqësit kryesor. Këta ‘liderët’ politik dhe një pjesë e eprorëve. Janë pasuruar në emër të dëshmorëve, në kurriz të UÇK. Mundemi me fol në shumë e shumë raste.
A po na e përmendi një emër kush është pasuruar?
Po, duke filluar nga komandanti i zonës, Rrustem Mustafës, edhe ata njerëz që i ka pasur si vegël. Rrustem Mustafa mendoj që është manipuluar nga eprorët, një pjese, sepse nuk mund të them nga të gjithë.
Mustafa ka qenë një djalë i mirë, po e mashtruan, se i ra parja për dore. Ai ka pas qejf me kanë shumë si epror, por kurrë s’ka qenë. E pas lufte kur ka dal në Prishtinë, Rrustem Mustafa ka qenë yll, sepse djemtë e Llapit e kanë kryer luftën me shumë sukses dhe krejt kontributin e atyre djemve që sot sillen rrugëve, Rrustem Mustafa e ka përvetësuar dhe është thirr në emër të të gjithëve. Madje është thirr edhe në luftën e Zahir Pjazaitit. Edhe s’kam dëshirë të merrem me të sepse për mua nuk ka vlerë.
Kthehemi edhe një herë te aplikacionet. A do të pranohet të gjitha?
Nëse i konvenon dikujt politikisht i pranojnë. Kjo kryekëput është politik, sepse tash kanë filluar edhe me rajone të ndahen, kush sa ka luftuar më shumë e kush më pak, e kush ka më shumë veteran...
Pasi ke qenë bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit, sa revole i ka pasur? Sepse shumë komandant thonë që e kanë revolen e Zahirit.
Unë e kam fatin edhe e kam një. Një e ka pas Ramushi (Ramush Haradinaj), gjatë luftës, tash ia ka kthyer familjes së Zahirit. Zahiri nuk ua ka dhënë atyre revole, as Ramushit e askujt, por Remi ua ka dhanë, për me tregu që ai ka qenë kinse ma i afërti me Zahirin. Unë flas për një revole që faktikisht ma ka lënë si amanet Zahiri...
Adem Demaçi tha para disa ditësh që Llapianët i kanë ikur luftës?
-Është fat që e kemi në mesin tonë, por edhe Adem Demaçin s’e ka shti askush me zor të bëjë për këtë vend, e ka bërë me vetëdije të plot... Le të kujtohet Adem Demaçi se Llapi ka pas Afrim Zhitin, Ali Ajetin, Hasan Ramadanin... Pse është hidhëruar në Llapjan unë nuk e di. Po ja kujtoj edhe një Ilir Konushevcin që e ka marr përgjegjësin e organizimit e të gjithë logjistikës së UÇK-së dhe Llapjanët kanë qenë promotori i luftës së UÇK-së.
Përmendët Ilir Kunushevcin. Vrasja e tij është ende e pa sqaruar?
14 vjet pas lufte, para pak kohe e festuam 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. U përmendën shumë heronj, nëse veç pak këto dy shtete, Kosova dhe Shqipëria, i vlerësojnë kaq shumë heronjtë, ata që kanë gjuajtur mbi Ilir Konushevcin dhe të tjerët, duhet t’i gjejnë dhe t’i kapin. Unë mendoj që dikujt vrasja e Ilir Konushevcit nuk i konvenon të zbulohet, e edhe shumë vrasjeve tjera. Po e them që ai njeri që ka shti mbi Ilir Konushevcin dheu brenda mos e lasht.
Është folur edhe shumë për vrasjen e Zahir Pjazitit. Thuhet që është qitur në prit, ka versione të ndryshme?
Po normalisht një gueril ka qenë Zahiri dhe ai ka lëvizur tërë kohën. Për vrasjen e Zahir Pjazitit mund të flet Nait Hasani.
Pse çka dinë Nait Hsani?
Po Nait Hsani është kap ma herët nga sigurimi shtetëror i Serbisë atë kohë. Është arrestuar. Naiti, Zahirin nuk e ka njohur me emër, Naiti e ka njohur Zahirin me pseudonimin Ismet. Ka njerëz që kanë pasur lidhje edhe me Naitin edhe me grupin tonë.
Të sqarohemi edhe një herë. A ka rrjedhur ndonjë informacion nga strukturat e UÇK-së për Zahirin?
Faktikisht po. Diçka ka rrjedhur.
Çka ka lidhje Naiti?
Po në rend të parë Nait Hsani duhet të kërkojë përgjegjësi për veten e tij, se kush e ka zbuluar. Unë i bëj thirrje Nait Hasanit publikisht që të tregoj kush e ka zbuluar, sepse Naiti ka qenë koordinator i shtabit qendror të UÇK-së. Dhe ai ka pasur punë me shumë njerëz që i kanë futur në strukturat e UÇK-së me CV të dyshimta dhe të pafiltruara dhe me biografi të dyshimtë.
Kanë qenë strukturat e përziera që janë munduar të udhëheqin nga perëndimi, dhe kanë qëndruar në Hotel Tirana e janë munduar ta udhëheqin luftën dhe nuk ua ka marrë mendja t’i qesin dy hapa që të futen në luftë. E as nuk ua ka marr mendja që ta ngarkojnë kalin apo gomarin e t’i mësyhen bjeshkës për ta kaluar kufirin.
Po roli i FARK-ut cili ka qenë?
Tash po dal te vrasja e Ilir Kunushevcit. Shteti dhe organet duhet që ta studiojnë rastin e vrasjes së Ilir Konushevcit në Shqipëri, Ahmet Krasniqit në Tiranë, Agron Rrahmanit në Prishtinë, Bahri Fazliut në Plavë. Këta njerëz sot duhet ta gjejnë këtë trekëndëshin që kujt nuk i ka konvenuar që të mos funksionojë mirë ushtria dhe të mos jetë e bashkuar qysh i ka hije një populli.
Pse e lidhe FARK-un me Ilir Konushevcin dhe vrasjet tjera?
Sepse Ilir Konushevci ka qenë njeriu kryesor që nëpërmes tij kanë hyrë njerëz dhe armatimi në Kosovë... Këtu është në pyetje pse për 3 javë këta njerëz janë eliminuar. Unë mendoj se armiku kaq shpejt nuk mund të veprojë në zemër të njerëzve që donë të bashkohen...
Financat e UÇK-së a janë keqpërdor?
Shumë, shumë janë keqpërdor. Nga përgjegjësit, nga njerëzit që i kanë pasur nëpër dorë.
A ka bërë kush ndonjë përllogaritje sa pare i ka pasur UÇK-ja nëpër duar, a ke ide sa është shuma?
Shumë ka pasur pare, miliarda.
Miliarda?
Po, po, miliarda. Një miliard e 2 miliardë shkon. Shumë e vërtet është, sinqerisht. Krejt duke iu falënderuar diasporës.
Ku mbetën gjithë ato para?
Veç kush është qorr e nuk sheh, se tash po shihen. Kush është futur në biznes, kush ka ndërtuar rrokaqiej. Qita njerëz që e udhëheqin politikën.
Ai ushtar, e ai epror që ka ardhur të luftojë për vend të vetin do të mbetet tërë jetën ushtar, e ai që ka ardhur të plaçkit, do të mbetet plaçkë dhe vetëm plaçkë tërë jetën.
Është bërë atentat dy herë ndaj teje. A e dini nga kush?
Unë sot asaj dite nuk e di. Unë i bëj apel publik nëse dikujt i kam borxh, o moralisht, o financiarisht, le të më lajmërohet unë ia kryej. Nuk dua të spekuloj, por unë kam informacione aq shumë sa dikujt- dikujt, disa njerëz që çirren dhe thirren në emër të luftës do t’i zhvlerësojë, do t’i devalvojë si dinarin e keq.
Por në këtë moment pa vlerë, vetëm rrena ka vlerë. Pse është krijuar situata kështu nuk e di, me një fjalë është përzier bora dhe balta. Kur të vjen koha kur t’i thonë borës, borë e bardhë dhe baltës, baltë e zezë atëherë do të definohen gjërat.
/Standardi.info/Telegrafi/
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Aug 18, 2013 11:40 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Avni Rudaku-Rudi: Nuk jam qosjan, as rugovian, as hamitian. Jam Avni Rudaku, z. Reshat Sahitaj!
» Policia ka informacione se ISIS ka urdhëruar sulme në Prishtinë
» Kadri Veseli, mundohej ta bindte opinionin se "blente" informacione nga UDB-ja
» Njoftim nga KLUBI LETRAR "ZAHIRI" NË PODUJEVË
» KLUBI LETRAR ‘’ZAHIRI ‘’ PODUJEVË -FTESË
» Policia ka informacione se ISIS ka urdhëruar sulme në Prishtinë
» Kadri Veseli, mundohej ta bindte opinionin se "blente" informacione nga UDB-ja
» Njoftim nga KLUBI LETRAR "ZAHIRI" NË PODUJEVË
» KLUBI LETRAR ‘’ZAHIRI ‘’ PODUJEVË -FTESË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi