Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daçiq kërkon rehabilitimin e Aleksandar Rankoviqit

Shko poshtë

Daçiq kërkon rehabilitimin e Aleksandar Rankoviqit Empty Daçiq kërkon rehabilitimin e Aleksandar Rankoviqit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 20, 2013 5:16 pm

Daçiq kërkon rehabilitimin e Aleksandar Rankoviqit F1_20rankoviq1377002305

Daçiq kërkon rehabilitimin e Aleksandar Rankoviqit

Beograd, 20 gusht - Kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivicia Daçiq, ka deklaruar sot se shefi i dikurshëm i UDB-së së Jugosllavisë, Aleksandër Leka Rankoviq asnjëherë nuk është rehabilituar politikisht dhe ka shtuar se pajtohet që ai të rehabilitohet. 

“Thelbi i mënjanimit të tij në Plenumin e Brioneve më 1966 nuk kanë qenë akuzat e rreme se UDB-ja ka përgjuar Titon, por ka të bëjë me politikën që ishte e drejtuar kundër interesave të popullit serb dhe Serbisë”, citojnë mediet e Beogradit Daçiqin, i cvili sot ka vënë kurorë mbi varrin e Rankoviqit, në 30-vjetorin e vdekjes së tij. 

Aleksandar Rankoviq dhe UDB-ja e udhëhequr prej tij, në Plenumin e Katërt të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, të mbajtur në Brione të Kroacisë më 1 korrik të vitit 1966, ndër të tjera qenë akuzuar se kishin ndjekur një politikë shtypëse, represive ndaj shqiptarëve, që pati për pasojë mijëra të zhdukur e të burgosur si dhe detyrimin e tyre që të braktisin trojet shekullore dhe të emigronin në Turqi. 

Pas shkarkimit të tij nga të gjitha funksionet (deri atëherë ishte personi i dytë, pas Titos, me pushtet më të fuqishëm) në Kosovë dhe viset ku jetonin shqiptarët në Jugosllavinë e atëhershme filloi një periudhë gjatë të cilës u bën përparime në arsim, kulturë dhe ekonomi dhe kjo zgjati deri më 1980.


KD
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi