Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mehmeti: I gëzohen fitores së Erdoganit sepse BDI i ktheu në kohën e Rankoviqit

Shko poshtë

Mehmeti: I gëzohen fitores së Erdoganit sepse BDI i ktheu në kohën e Rankoviqit Empty Mehmeti: I gëzohen fitores së Erdoganit sepse BDI i ktheu në kohën e Rankoviqit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 04, 2015 7:34 pm

Mehmeti: I gëzohen fitores së Erdoganit sepse BDI i ktheu në kohën e Rankoviqit


Mehmeti: I gëzohen fitores së Erdoganit sepse BDI i ktheu në kohën e Rankoviqit Largea_15793500_15800100-640x3581446644695


Publicisti Kim Mehmeti thotë se regjimi DPMNE-BDI, ia doli të realizojë atë që e kishin ëndërruar shumë mbretër serb dhe komunistë jugosllavë: t’ia fshinin Shkupit ç’do emblemë shqiptare.
Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni ndjehen të harruar nga mëmëdhe Shqipëri dhe atdhe Kosova, dhe ndjehen se viteve të fundit, ata i kujton thuajse vetëm Turqia e Erdoganit.
Mehmeti thotë se nuk është çudi që ata i janë gëzuar fitores së Erdoganit, por për tu çuditur, sipas tij, është se si mund të ketë shqiptar me emër e mbiemër, i cili nuk e dinë se shqiptarët e Maqedonisë, BDI-ja i ktheu thuajse aty ku ishin në kohën e Rankoviqit.


Ja postimi i plotë i Kim Mehmetit:


“ E di, të shumtë janë ata që thonë se nuk e kuptojnë, që pohojnë se janë të habitur dhe që pyesin vetveten dhe të tjerët se çka e frymëzoi kremten e fitores së partisë së Erdoganit, në Shkup dhe Tetovë?! Dhe të gjithë këta të habiturit që shtrojnë këso lloj pyetjesh, o shtiren se nuk e dinë, o kurrë nuk e kanë vizituar Shkupin, ku do e shihnin ‘gazën’ shqiptare, që e ngriti regjimi DPMNE-BDI, e ku nuk mund të gjesh as ndonjë ‘tualet publik’ të financuar nga mëmë Shqipëria apo atdhe Kosova, por ku qeveritë Turke, kanë financuar shumë projekte kulturore shqiptare, objekte publike dhe ku komunat e Turqisë, të vëllazëruar më të këtushmet të drejtuara nga kryetarët e BDI-së, kanë sponzoruar rinovimin dhe ndërtimin e xhamive! Pra ku do e shihnin si është deshqiptarizuar Shkupi, se si regjimi DPMNE-BDI, ia doli të realizojë atë që e kishin ëndërruar shumë mbretër serb dhe komunistë jugosllavë: t’ia fshinin Shkupit ç’do emblemë shqiptare, që për çdo xhami të ndërtuar, të ngrihen me dhjetëra kryqe e kisha ortodokse, që të shlyhen nga faqja e dheut gjurmët e shumë lagjeve shqiptare, përshi edhe atë të shqiptarëve katolik, me shtëpinë e lindjes së Nënë Terezës në të, e në ndërkohë, të mos dëgjohet zëri i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare! ! Ku do e shihnin pra se shqiptarët e këtushëm, ndjehen të harruar nga mëmëdhe Shqipëri dhe atdhe Kosova, se viteve të fundit, ata i kujton thuajse vetëm Turqia e Erdoganit! Andaj mua më çudit se si dikush mund të shtiret se nuk e kupton gëzimin e disa shqiptarëve të këtushëm për fitoren e Erdoganit?! Dhe habitem si mund të ketë shqiptar me emër e mbiemër, i cili nuk e dine se shqiptarët e Maqedonisë, BDI-ja i ktheu thuajse aty ku ishin në kohën e Rankoviqit, andaj mund të ndodh edhe më e çuditshmja: që jo vetëm t’i gëzohen fitores së Erdoganit, por shumë nga ata, të nisen drejtë Stambollit, njësoj si në vitet e shtegtimit të madh, si atëherë kur edhe ndodhi çudia e madhe – që Turqia të ketë më shumë shqiptarë se sa gjitha ‘Shqipëritë’ tona së bashku!”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi