Hamiti: Islami nuk lejon të kërcënohet askush në emër të fesë

Prishtinë, 21 gusht - Ata që pretendojnë se po e mbrojnë një vijë të vërtetë të islamit, për mendimin tim janë duke e bërë të kundërtën, sepse islami nuk lejon që të kërcënohet askush në emër të fesë, tha në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Xhabir Hamiti, kryetar i deritanishëm i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
REL: Zoti Hamiti, delegatët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës ju kanë shkarkuar me shumicë votash nga funksioni i kryetarit të këtij institucioni. Si do t'i përgjigjeshit këtij vendimi?
Xhabir Hamiti: Në mbledhjen e djeshme, diskutimi ka zgjatur rreth 6 orë, për të futur në rend dite ndryshimin e Kushtetutës, të cilin unë e kam refuzuar për faktin që ka qenë antikushtetues.
Me ato rregulla dhe normativa që i kemi ne, të brendshme, sepse kërkohej që aty për aty, ad-hoc, të paraqiteshin amendamentet e ndryshimit të Kushtetutës së Bashkësisë Islame, që është kusht dhe normë e brendshme e Kuvendit të BIK-ut që çdo ndryshim, sidomos i Kushtetutës, aktit më të lartë, me të cilin punon Bashkësia Islame, t'u dërgohet materiali paraprakisht anëtarëve të Kuvendit që ata ta diskutojnë dhe aty të marrin vendim, e jo në atë formë ashtu siç mundoheshin që në mënyrë ad-hoc ta paraqisnin ndryshimin e Kushtetutës së Bashkësisë Islame, vetëm dy muaj para se të shpalleshin zgjedhjet qendrore për Myftiun, mandati i të cilit përfundon më 18 dhjetor të këtij viti.
Përkundrazi, ata të cilët kanë thënë se vendimi i Xhabir Hamitit ka qenë arbitrar, për shuarjen e mbledhjes, nuk qëndron, sepse, e thashë që kryetari i Kuvendit e gëzon të drejtën e fillimit të mbledhjes dhe e gëzon të drejtën e përfundimit të mbledhjes.
Unë e kam përfunduar në mënyrë të rregullt, mbledhja ka qenë e rregullt, kam kërkuar që të vazhdohet më tutje për diskutime të mëtutjeshme, nëse ka nevojë diçka për të ndryshuar ose jo.
Mirëpo, sipas informacioneve shumë të sakta që kanë ndodhur pas përmbylljes (unë e kam përmbyllur mbledhjen) aty për aty kanë mbledhur nënshkrime ata anëtarë që kanë mbetur brenda dhe kanë kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme kinse, për të vazhduar për shkarkimin tim dhe për të hedhur në rend të ditës ndryshimin e Kushtetutës, që sipas tyre, ata e kanë caktuar me datën 29 të këtij muaji.
Ajo formë, edhe nëse është kërkuar aty për aty, një mbledhje e jashtëzakonshme, është e paraparë shumë mirë edhe me rregullat e Kushtetutës së BIK-ut se mbledhja e jashtëzakonshme duhet të kalojë përmes Komisionit Administrativ me shkrim të shikohet arsyetimi se për çfarë është kërkuar ajo mbledhje e jashtëzakonshme. Dhe, të njëjtën kohë në atë Komision Administrativ Juridik të Kuvendit, duhet ta japë mendimin edhe kryetari i Kuvendit.
Kështu që kjo është anashkaluar totalisht dhe është marrë një vendim i tyre arbitrar, përkundrazi, vendimi im nuk ka qenë arbitrar. Dhe, në nenin, të cilin ata janë thirrur, neni 73 - kinse Xhabri Hamiti (unë) nuk e ka kryer detyrën siç duhet për 4 vjet e gjysmë në pozitën si kryetar i Kuvendit, nuk e paskam kryer, do të thotë, me rregull dhe me nder pozitën time, dhe tani vetëm dy muaj para se të përfundojë mandati im, të shkarkohet kryetari i Kuvendit - pa një arsyetim dhe pa një procedurë, shkresë zyrtare ose pa një kërkesë që do të duhej të kalonte përmes Komisionit disiplinor ose Komisionit administrativ të Kuvendit, ku do të parashiheshin pikat se ku e kam shkelur unë apo ku nuk e kam shkelur unë punën e Kuvendit - për mendimin tim, po e përsëris edhe një herë, është një vendim i njëanshëm dhe arbitrar i tyre.
REL: Çfarë hapash do të ndërmerrni ju?
Xhabir Hamiti: Unë do të qëndroj në parimet e mia. Nuk do të zmbrapsem nga qëndrimet e mia. Unë kam qenë pjesë e Bashkësisë Islame dhe jam pjesë e Bashkësisë Islame, tani po mbushen dy dekada me radhë dhe e di shumë mirë si funksionon Bashkësia Islame dhe e di shumë mirë se cila është natyra e punës së Bashkësisë Islame.
Konsideroj se nuk është çështja ime personale, largimi im, për shembull, nuk është në njëfarë forme çështje e cila më brengos mua personalisht, por më brengos mos-riorganizimi dhe mos-rikonsolidimi i Bashkësisë Islame në parime dhe rregulla të qarta dhe transparente dhe konsideroj se Bashkësia Islame (dhe e mbroj BIK-un, sepse aty jam dhe kam qenë), si institucion të cilin e kam parë dhe e shoh shumë të rëndësishëm për vendin që do të ruajë vijën e saj të interpretimit të fesë të rrugës së mesme - as ekstreme, as radikale.
REL: Në Bashkësinë Islame, zgjedhjet për kryetar pritet të mbahen në vjeshtë . A do të vazhdoni të jeni kandidat?
Xhabir Hamiti: Nëse njerëzit, punonjësit e Bashkësisë Islame, e shohin të arsyeshme që unë të jem kandidat, nuk do t'i iki përgjegjësisë, dhe prapë nuk do t'i iki përgjegjësisë dhe prapë konsideroj që do të jem njëri prej kandidatëve që do të kandidojë për Myfti.
Por, jo në këtë mënyrë siç po shkon, sepse në këtë formë siç po shkon, forma e cila ka ndodhur në Kuvend, me vendime ad-hoc, të ndryshimeve dhe të manipulimeve të rregulloreve të rendit, atëherë sigurisht se unë aty nuk do të kem vend, sepse këta njerëz, të cilët e kanë bërë këtë, do të bëjnë edhe në zgjedhjet e ardhshme dhe mund të përjashtojnë edhe kandidaturën time.
Mirëpo, kjo nuk më brengos fare për qëndrimet dhe vizionin tim edhe në të ardhmen.
REL: Punimet e Kuvendit të BIK-ut, janë cilësuar si pasqyrim i përplasjeve ndërmjet asaj që njihet si vijë tradicionale e besimit islam dhe një krahu që pohon se angazhohet kundër “frymës anti-islame”…
Xhabir Hamiti: Shikoni, mosmarrëveshjet dhe qëndrimet e kundërta ekzistojnë çdokund dhe unë e respektoj mendimin e lirë të cilitdo. Por, shpifjet e pabaza dhe shpifjet tendencioze të njerëzve, të cilët nuk ia duan të mirën së pari fesë sonë islame, edhe vendit e kombit, për mua janë shpifje denigruese qëllimkëqija, të cilat nuk ia duan të mirën as Bashkësisë Islame, e as vendit e kombit në të ardhmen tonë.
Ata që mundohen ose që pretendojnë se po e mbrojnë një vijë të vërtetë dhe reale të islamit, për mendimin tim janë duke e bërë mu të kundërtën, sepse islami nuk lejon që të kërcënohet askush në emër të fesë. Dhe, islami kërkon që njerëzit të afrohen mes vete, të jenë të afërt në mendimet e tyre, të mos imponojnë mendime, të mos kërcënojnë askënd në emër të fesë.
Feja ka qenë dhe është një institucion paqeje, derisa ajo nuk përdoret për qëllime të tjera individuale ose interesa grupore.
Në momentin që ajo përdoret për interesa të një individi ose të një grupi caktuar të njerëzve, për qëllimet e tyre, ajo më nuk është fe, por është anarki.
Prandaj, unë dhe shumë njerëz, të cilët janë dhe pëlqejnë mendimin tonë për ruajtjen e BIK-ut nga devijimet e mundshme në të ardhmen, janë të shumtë dhe nuk janë të paktët. Këtu e kam fjalën edhe nga punonjësit e Bashkësisë Islame në administratë po edhe shumë imamë, të cilët nuk kanë pëlqyer dhe nuk pëlqejnë me disa qasje jo azhure të BIK-ut, e cila ka lënë përgjegjësinë e lirë të shumë punonjësve të saj sidomos imamëve, pa ndonjë përgjegjësi ose pa ndonjë kontroll dhe u është lënë hapësirë atyre që ata të flasin në emër të Bashkësisë Islame.
Kurse, Bashkësia Islame ka ndenjur e heshtur për shumë çështje, të cilat është dashur ajo vetë t'u paraprijë.
REL: Kush janë ata që bëjnë kërcënime?
Xhabir Hamiti: Shikoni, unë nuk kam pasur kërcënime të drejtpërdrejta, sepse me askënd nuk kam asgjë të keqe dhe askënd nuk e kam sulmuar me emër dhe nuk e sulmoj, sepse nuk është në natyrën time që unë dikë ta etiketoj ose të them se ky është ashtu ose kështu.
Unë e kam mbrojtur qëndrimin tim dhe parimin tim edhe fetar islam, edhe kombëtar dhe vazhdoj ta mbroj, sepse ne jemi myslimanë. Unë, si punëtor i BIK-ut, jam i obliguar që ta ruaj Bashkësinë dhe të punoj për Bashkësinë Islame, por ata të cilët janë kërcënuar ndaj meje, publikisht ka qenë një parti politike, e cila është themeluar së fundmi nën emrin e quajtur Lëvizja Bashkohu Islame, me sa e di unë.
Ky ka qenë kërcënimi i drejtpërdrejtë, i hapur, ndaj meje, ndaj kandidaturës sime që e kam shpallur, kinse do ta pamundësojnë kandidaturën e Xhabir Hamitit dhe do ta parandalojnë atë me çdo mjet.
Kjo, për mendimin tim, është konsideruar dhe konsiderohet si kërcënim. Qëndrimet e mia do t’i mbroj dhe do të qëndroj, sepse mendoj bindshëm se jam i mbështetur dhe kam bazamente parimore fetare islame të bazuar në librin tonë të shenjtë në traditën e Muhametiti alej-selam, i cili gjithmonë ka thirrur dhe thërret që njerëzit të jenë të afërt mes vete, ta duan njëri-tjetrin, ta respektojnë njëri – tjetrin, të respektojnë mendimin e lirë të çdo kujt, pra të jenë transparent dhe të jenë zemërhapur ndaj çdo kujt.
Pra, po e përsëris edhe një herë se nuk kam me askënd të keqe. Nëse dikujt i pengon qëndrim im dhe vizioni im, është një çështje tjetër, por koha dhe historia do ta tregojë se kush me kë dhe kush ka pasur më shumë të drejtë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Hamiti: Islami nuk lejon të kërcënohet askush në emër të fesë
Ky është Ternava!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kërcënohet me vdekje Xhemal Ahmet
» Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione
» Beogradi lejon Kosovën në OKB?
» Valdete Daka kërcënohet me vrasje
» Shqipëria kërcënohet me sulme terroriste

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi