Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione
Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione
Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksion
Kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu tha se nuk dëshiron që Bujar Bukoshit dhe Ukë Rugovës t'ua "cenojë" ambiciet politike, por ua rikujton se brenda LDK-së nuk mund të krijojnë struktura paralele.
Duke iu kundërpërgjigjeve të gjithë atyre që e drejtojnë gishtin e fajësisë në drejtim të tij dhe të LDK-së për shkaktim të krizës institucionale në vend, Sejdiu konsideron se krizën janë duke e shkaktuar pikërisht ata që nuk duan të gjejnë zgjidhje të lejuara kushtetuese për ta plotësuar vakuumin institucional që është krijuar pas largimit të LDK së nga koalicioni qeverisës.
Ai nuk e hedh poshtë mundësinë që deputetët e LDK së ta mbështesin rënien totale të Qeverisë, por nuk pranon që mocioni i mosbesimit i iniciuar nga AKR-ja ta ngarkojë LDK-në me "barrën e fajësisë".
Mocioni i mosbesimit, sipas tij, do të duhej të ngrihej vetëm për mospunën e Qeverisë.
Në një intervistë për mediet, Fatmir Sejdiu mohon të ketë inate personale me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, megjithatë e përgënjeshtron atë se gjoja i ka kërkuar mbështetje në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka nxjerrë atë si shkelës kushtetues.
Për të LDK-ja është një dhe si e tillë do mbetet. Kryetari i LDK-së hedh poshtë konstatimet që Rugova apo Isa Mustafa t'i kenë kërkuar ndonjëherë dorëheqjen. Ai nuk i sheh si veprime të mençura as protestimet që kanë filluar të bëhen para selisë së partisë në mbështetje të Mustafës apo Bukoshit për kryetar partie.
Beson se një ditë edhe ata të rinj do ta kuptojnë se me veprimet e tyre u kanë kontribuar vetëm atyre që e dëshirojnë shkatërrimin e LDK-së.
Fatmir Sejdiu ripohon se LDK-ja nuk ka qenë asnjëherë e prirë për të shkaktuar kriza dhe s'mund të pranojë akuzën e tillë, për arsye se ka qenë, është dhe do të jetë kontribuuese e rëndësishme e proceseve dhe e zhvillimit të Kosovës. I pyetur nëse LDK-ja kishte opsion tjetër pos që t'i braktiste institucionet, Sejdiu u përgjigj se ajo e ka marrë vendimin në pikë të ditës.
Është një vendim unanim i Kryesisë së saj. Një ujdi e respektimit nga të gjithë përfaqësuesit e saj në Qeverinë e Kosovës. E kemi thënë se nuk është ky vendim i kapriçeve. Po ashtu ai konsideron se kryeministri Thaçi ka mundur të bëjë plotësimin e vendeve të liruara brenda vikendit, "sikur që ka mundur në periudha të mëhershme ta shkarkonte një zv.ministër, që ka qenë përfaqësues i LDK-së pa u konsultuar me askënd, edhe pse ka pasur konsulta që të mos merrte një vendim të shpejtë".
Sejdiu shfaqi dyshimin se i gjithë procesi kundër tij ka shkuar në bazë të një skenari të parapërgatitur më herët. "Nuk i lejohet askujt të komunikojë me publikun para se të jepet vendimi, sepse ajo bie në kundërshtim me parimin universal të drejtësisë", tha ai.
Ish presidenti i vendit tha se mocioni i mosbesimit ngrihet vetëm për mospunën e Qeverisë. Pavarësisht nga qëllimi që synohet të arrihet me të, ai tha se LDK-ja është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme, duke përmendur 13 shkurtin si ditë për mbajtjen e tyre. I pyetur në LDK mund të ketë "Listë LDK Rugova" , Sejdiu u përgjigj se "Lidhja Demokratike e Kosovës lidhet në këtë formulë që ka, është Lidhja Demokratike që mbështetet dhe zhvillon filozofinë e ndërtuar nga themeli i saj, në esencë gjithmonë të ideuar nga presidenti Rugova". Ai nuk pranoi se ka pasur qasje refuzuese ndaj ndokujt në LDK.
"Unë nuk kam ndjenjë refuzuese ndaj askujt, as ndaj z. Ukës, absolutisht. Bile e kam vlerësuar pozitivisht qasjen e tij. Unë kam thënë dhe e them se ai është rritur në LDK, është e drejtë e tij ta mbështesë kë dëshiron ai. Por është edhe e drejtë imja që të zhvilloj politika të urta për aq sa jam në krye të partisë".
Sejdiu konfirmoi se ishte takuar me Ukë Rugovën, "por jo në katër sy. Ka pasur edhe njerëz të tjerë". Ndërkaq i pyetur nëse i kishte kërkuar Uka atij të tërhiqej, tha se "ai i ka shprehur qëndrimet e veta. Nuk kam nevojë tash të jap komente nga biseda që kemi pasur".
Ndërkaq mohoi që Isa Mustafa t'i ketë sugjeruar të tërhiqet. "Asnjëherë, asnjëherë. Unë kam raporte shumë korrekte më të", tha Sejdiu, duke shtuar se atij nuk i ishte sugjeruar posti i "kryetarit të nderit"?, siç dëgjohet.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LDK-ja ka traditë, të tjerët janë kopje ose fraksione të saj
» Beogradi lejon Kosovën në OKB?
» KFOR-i nuk e lejon ROSU-n për të shkuar te ”Kroi i Vitakut”
» Hamiti: Islami nuk lejon të kërcënohet askush në emër të fesë
» SEANCA E KUVENDIT-MË 02.10.2014

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi