Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LISBA “grushton” imamin e Ferizajt

Shko poshtë

LISBA “grushton” imamin e Ferizajt Empty LISBA “grushton” imamin e Ferizajt

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 24, 2013 9:40 pm

LISBA “grushton” imamin e Ferizajt

LISBA “grushton” imamin e Ferizajt Largea_lisbaa1377363016
Mosmarrëveshjet që dolën në pah në Bashkësinë Islame të Kosovës, ndërmjet klerikëve liberalë dhe radikalë, kanë shkuar deri në atë masë sa kanë filluar të zgjidhen edhe me dajak.
Në këtë “marifet” dyshohet se është përzier edhe Lëvizja Islame LISBA, zyrtarët e së cilës i kanë dalë në mbrojtje Myftiut Naim Tërnava.
Viktimë e LISBA-s ka rënë imami i Ferizajt, Gentian Jetishi i cili është sulmuar fizikisht nga aleatët e myftiut Tërnava. Ngjarja ka ndodhur të premten në xhaminë e Madhe në Ferizaj.
Njëri ndër anëtarët kryesorë të partisë Lëvizja Islame Bashkohu “LISBA” dhe mbështetës i myftiut Naim Tërnava, Musa Ademi, të premten pasdite ka sulmuar fizikisht imamin Jetishi.
Ditë më parë “LISBA” ka dalë me një komunikatë zyrtare ku mbështesin myftiun Naim Tërnava.
Ndërsa i shkarkuari nga detyra e Kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamiti tha se është në dijeni për këtë ngjaje, duke thënë se është sulmuar njëri prej anëtarëve i cili kinse ka shkruar diçka për LISBA-n duke shtuar se nuk di detaje tjera.
Ky sulm nuk është dënuar nga BIK i drejtuar nga myftiu Naim Tërnava e as nga LISBA.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi