Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi qëndron prapa Iniciativës Qytetare të Drenasit

Shko poshtë

Krasniqi qëndron prapa Iniciativës Qytetare të Drenasit Empty Krasniqi qëndron prapa Iniciativës Qytetare të Drenasit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 30, 2013 11:25 pm

Krasniqi qëndron prapa Iniciativës Qytetare të Drenasit F1_00_12_137054136920099436011377845983
Krasniqi qëndron prapa Iniciativës Qytetare të Drenasit

Drenas, 30 gusht - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, qëndron prapa themelimit të Iniciativës Qytetare të Drenasit. 

Kjo është konfirmuar nga Shemsi Elezi, asamblist i deritashëm i PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit.

“Po, edhe ‘PO’ e madhe. Jakup Krasniqi qëndron pas nesh”, ka thënë Elezi, në një intervistë për KTV-në.

“Besoj shumë se Jakup Krasniqi do të jetë në fushatën tonë që do ta bëjmë në Drenas”, ka shtuar Elezi, i cili është themelues i Iniciativës Qytetare të Drenasit.

Elezi nuk ka dashur të flasë për iniciativën e Malishevës, por ka thënë se aty ku është Jakup Krasniqi është edhe Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se në të ardhmen do të bashkohen edhe me iniciativat tjera qytetare të cilat janë duke u formuar nga ish-anëtarët e PDK-së. Deri më tash, përveç në Drenas, simpatizantët e PDK-së kanë themeluar iniciativa qytetare edhe në Malishevë dhe në Ferizaj.

Ndërkohë, deri më tash nga Dega e PDK-së në Malishevë janë shkëputur dhjetë Nëndegë që kanë përkrahur Iniciativën Qytetare për Malishevën
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi