Si u rrah Mulla Osmani nga Vehabistët e Drenasit?

Në marsin e vitit 2012 filluan të rrahen edhe hoxhollaret si ishte rasti i Mulla Osmanit i cili ishte Hoxha i parë që kishte mbërri te kufomat e familjes Jashari pas masakres serbe.
Ishte ankuar Hoxha edhe në polici edhe në shtyp e kudo, por masat nuk u moren.Nuk u moren sepse këtu kishte gisht BIK-u dhe qeveritarët të cilët ishin blerë nga këto grupe.
Atëherë kerkohej me këmbëngulje luftimi i tyre.Nuk dëgjonte askush. Sot ata na luftojnë ne.Shtet se jo mahi ky me gjashtë zvezdica"!
Si u rrah Mulla Osmani nga Vehabistët e Drenasit?
Vetëm 10 minuta para se të fillonte falja e xhumasë, në xhamin e Zabelit kishte filluar një grindje rreth emërimit të imamit të kësaj xhamie. Në kohën kur duhej të fillonte falja, xhemati i xhamisë kishte sulmuar deri në alivanosje Osman Musliun, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame për Drenas. Mulla Osmani, si pasojë e goditjeve nga më shumë se 10 veta, ka marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ka të thyer dorën dhe disa brinjë.
Lëndime nga kjo ngjarje kanë marrë edhe kryetari i fshatit të Zabelit, si dhe një qytetar tjetër, i cili kishe hyrë për t’i ndarë. Për ta vënë gjendjen në kontroll ishin nevojitur më tepër se 30 policë. Janë arrestuar disa nga personat që e kryen sulmin. Mulla Osman Musliu rrëfen për “Kosova Sot” atë çfarë ngjau të premten në mesditë në xhaminë e Zabelit, si dhe faktet e tjera, të cilat ai beson se i kanë paraprirë kësaj ngjarjeje. Osmani flet publikisht për rrezikun e vehabizmit dhe për masat të cilat duhet të merren urgjentisht për ta shpëtuar Kosovën nga këto rryma, siç i quan ai ekstremiste.
Gjithçka kishte filluar pasi Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas kishte për të caktuar një imam për xhamin e Zabelit, pasi që imami i mëparshëm i kësaj xhamie ka ndërruar jetë disa javë më parë.
Sipas Mulla Osmanit, konflikti ka ardhur, pasi disa njerëz kanë dashur që ta marrin në dorë edhe xhaminë e Zabelit dhe të njëjtën ta bëjnë si xhaminë e Morinës, e cila, sipas Osmanit, nuk i jep llogari Bashkësisë Islame të Kosovës. “Për xhaminë e Zabelit, i kemi pasur disa shenja se po duan ta bëjnë si xhaminë e Morinës”, rrëfen Mulla Osmani. Ai theksin se xhamia e Morinës është me famë dhe njihet në krejt Kosovën. “Për këtë xhami e di edhe KFOR-i dhe ndërkombëtarët, aty është një hoxhë që askush s’e di çka është, as çka bën. Ajo xhami nuk është në kuadër të Bashkësisë Islame, dhe unë mendoj se ajo xhami është burim i të gjitha të zezave në Drenicë”, thekson Osmani. Ai beson se i tërë skenari i rrahjes dhe i poshtërimit të tij është skenar i përgatitur nga shkolla e kësaj xhamie. “Unë kam folur shumë për imamin e asaj xhamie. Ai imam nuk e di sa pasaporta i ka, nuk e di nga financohet, por ai shpërndan ndihma, shpërndanë mish. Burimi që unë jam rreh është aty nga mësimet e asaj xhamie”.
Emërimi i imamit të xhamisë së Zabelit
Osmani rrëfen edhe për mënyrën se si e kanë emëruar imamin e xhamisë së Zabelit. Sipas tij, kundër këtij emërimi ka qenë vetëm kryeimami i Drenasit, për të cilin Osmani beson se e ka favorizuar Bahri Hoxhën. Imamin i xhamisë së Zabelit e kemi zgjedhur me gjashtë vota pro dhe një kundër. “Kur e kemi zgjedhur atëherë kryeimami i Drenasit nuk ka pranua me shku me e prezantu imamin në Zabel. Sipas rregullores, kryeimami duhet të shkojë me prezantu hoxhën, por ai këtë radhë nuk ka shku, se ai është i lidhur me Bahri Hoxhën, i cili është imam në Krajkovë, por ka dashur të shkojë në Zabel”. Pasi kishte pasur kusht të shkojë dhe ta prezantojë hoxhën e ri në Zabel, Osmani vendos vetë që të shkojë dhe ta kryejë këtë traditë. “Në momentin që kemi hyrë në xhami (në xhamin e Zabelit), është çuar në këmbë një haxhi Emrushi edhe ka piskatur: Xhematë, kush jeni për Bahri Hoxhën. Edhe ata kanë thënë për Bahri Hoxhën, dhe m’u kanë drejtuar me fjalët “…Dil jashtë…pis…”. Ju kam thanë uluni të bisedojmë, por ata më kanë thënë: “Dil jashtë, ti je Hasmi i Dilit dhe më kanë sulmuar dy pleq me fjalë”, rrëfen Osmani. Sipas tij, 90% e njerëzve të pranishëm në xhami nuk kanë qenë banorë të fshatit Zabel. Osmani shton se ata njerëz që kishin ardhur nga mbarë Drenica atë ditë në xhami nuk kanë guxuar ta sulmojnë drejtpërsëdrejti. “Me tentu mem ra është mundu njëfarë Shefqet Krasniqi, dhe ka hyrë njëri nga xhemati në mes për me na nda, pastaj atij i kanë ra. Në ato momente ka hyrë edhe administratori i fshatit, duke kërkuar që të qetësohet gjendja, ata e kanë sulmu edhe kryetarin e katundit, edhe e kanë rreh e kanë shtre përtokë, e kanë rreh edhe ma shumë se mu”, rrëfen Mula Osmani. Ai shton se sulmuesit, pasi kanë përfunduar me rrahjen e administratorit të fshatit iu kanë vërsulur edhe personit i cili kishte hyrë në mes për t’i ndarë e për t’ia lënë në fund radhën Mulla Osmanit.
“Mua nuk guxojke kërkush me m’u sul i pari, unë ju thashë nëse e kini mendjen me më ra kini kujdes kush um bjen i pari. Ata m’u kanë afru, dhe kinse po mundohen mem qit jashtë më kanë hallakat nëpër bel, për të shikuar se a jam i armatosur. Dhe kur e kanë pa që jam i paarmatosur, në ato momente më ka ardhur goditja në fytyrë”, rrëfen Mulla Osmani. Ai shton se në ato momente i ka humbur vetëdija, por i është kthyer sërish nga të rënat e tjera, të cilat e kanë pasuar goditjen e parë. “Kam ra përtokë dhe më ka hupë vetëdija, por goditjet e tjera ma kanë kthy vetëdijen kur jom qu, e kom pa që jenë kanë rreth 15 veta duke më sjellë shqelma. Kam arrit të dal, dhe të hipi në makinë dhe kur kam dalë në rrugë për në Drenas i kam takuar policinë. Por, për fat të keq, atë ditë policia e Drenasit i kish pasur në dispozicion vetëm dy vetura, për shkak se e mbajnë edhe Graçanicën”,vazhdon rrëfimin e tij Osmani. “Jam kthyer me policinë te xhamia në Zabel, së bashku me komandantin e policisë, por edhe atij i kanë bërë rezistencë. Pas disa minutave kanë ardhur edhe 30-40 policë me vetura civile dhe e kanë bllokuar xhaminë dhe i kanë arrestuar disa persona.”
Bashkësia Islame duhet të marrë masa
Mirëpo, sipas Mulla Osmanit, këta skenarë janë të përgatitur nga njerëz të cilët ai i njeh dhe ditën kur ai është sulmuar nuk kanë qenë prezentë në xhaminë e Zabelit.
Nëse Bashkësia Islame, sipas Mulla Osmanit, nuk ndërmerr masa, atëherë ajo vërteton se përkrah personat që më kanë rrahur.
“Për të vërtetuar Naim Tërnava se është kundër tyre, duhet të marrë masa, ose t’i disiplinojë Shefqetin nga xhamia kryesore në Prishtinë, e dyta duhet të hiqet kryeimami i Prishtinës dhe Mazllumin në Prizren për arsye se burim i të gjitha të këqijave është ai, se ai është i pari që ia ka filluar. E treta, në Pejë duhet të hiqet Enes Gogaj, i cili i ka hi vorrit të Haxhi Zekës me çekiç edhe e dinë mirë Bashkësia Islame këtë punë”, shprehet Mulla Osmani, i cili nuk ngurron ta shfaqë frikën për rrezikun që i kanoset vendit.
“Dyshimet e mëdha të miat janë se vehabizmi dhe ekstremizmi, për të cilat disa hoxhallarë ngurrojnë t’i quajnë kështu, se janë njerëz të sëmurë psikopatë, njerëz të cilët mendojnë ta shkatërrojnë Bashkësinë Islame të Kosovës. Asgjë nuk është Bashkësia Islame e Kosovës, por këta kanë qëllime më të mëdha të na shkaktojnë pasoja probleme kombëtare”.
Duke folur për vehabizmin, ai tha se vehabizmi nuk mund t’i pranojë njerëzit rreth vetës. Ata, sipas tij, mendojnë se vetë e kanë mirë dhe askush rreth tyre nuk e ka mirë.
Ai shprehet se sulmi ndaj tij është gjest që tregon se vehabistët po tentojnë të marrin në drejtimin e tyre Drenicën.
“Mulla Osmani nuk është i sulmuar rastësisht, ekstremistët po mundohen ta marrin Drenicën. Kam një bindje të fortë, se nëse merret Drenica shkoi Kosova. Këtë e them për arsye se këtu nuk ka serbë, nuk ka romë dhe duhet me na shti një diçka e cila na përçan në mes veti. Kjo është një e keqe e madhe e cila i kanoset Drenicës, Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë”, shprehet Mulla Osmani lidhur me rastin e sulmit ndaj tij. “Nuk po më dhemb trupi aq shumë, por o ka më dhemb shpirt, se prej djeshit kanë qenë 500 veta të më shohin. Nuk kam besu kurrë që do të sulmohesha nga ‘xhemati” im, sa varrimin e kam kry në luftë dhe pas saj, ndërsa më tepër se 400 familje i kam pajtuar”, rrëfen Mulla Osmani. “Sot, kur ka ardhur Baca Rifat me Muratin m’u ka dok si ku me ditë çka…(pushon, i dridhet buza dhe i skuqen sytë kur fol për anëtarët e familjes Jashari), por kur ja kom pa lotët në sy atij, jam prek shumë, për arsye se 20 anëtarë i ka shti në dhe, dhe nuk ka kajt”, rrëfen me lot mulla Osmani. Ai nuk ngurron të tregojë se si ishte ndër hoxhallarët e vetëm në Drenicë, i cili guxoi të shkojë dhe të marrë pjesë në varrimin e Adem Jasharit dhe familjes së Jasharëve.
Ishte ankuar Hoxha edhe në polici edhe në shtyp e kudo, por masat nuk u moren.Nuk u moren sepse këtu kishte gisht BIK-u dhe qeveritarët të cilët ishin blerë nga këto grupe.
Atëherë kerkohej me këmbëngulje luftimi i tyre.Nuk dëgjonte askush. Sot ata na luftojnë ne.Shtet se jo mahi ky me gjashtë zvezdica"!
Si u rrah Mulla Osmani nga Vehabistët e Drenasit?
Vetëm 10 minuta para se të fillonte falja e xhumasë, në xhamin e Zabelit kishte filluar një grindje rreth emërimit të imamit të kësaj xhamie. Në kohën kur duhej të fillonte falja, xhemati i xhamisë kishte sulmuar deri në alivanosje Osman Musliun, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame për Drenas. Mulla Osmani, si pasojë e goditjeve nga më shumë se 10 veta, ka marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ka të thyer dorën dhe disa brinjë.
Lëndime nga kjo ngjarje kanë marrë edhe kryetari i fshatit të Zabelit, si dhe një qytetar tjetër, i cili kishe hyrë për t’i ndarë. Për ta vënë gjendjen në kontroll ishin nevojitur më tepër se 30 policë. Janë arrestuar disa nga personat që e kryen sulmin. Mulla Osman Musliu rrëfen për “Kosova Sot” atë çfarë ngjau të premten në mesditë në xhaminë e Zabelit, si dhe faktet e tjera, të cilat ai beson se i kanë paraprirë kësaj ngjarjeje. Osmani flet publikisht për rrezikun e vehabizmit dhe për masat të cilat duhet të merren urgjentisht për ta shpëtuar Kosovën nga këto rryma, siç i quan ai ekstremiste.
Vehabistët, rreziku më i madh i Kosovës
Për rrëmujën e të premtes në xhaminë e Zabelit, ai fajëson vehabistët dhe ekstremistët, që, sipas tij, janë rreziku kryesor i Kosovës, madje më rrezik se vetë problemi i Mitrovicës. “E di që këtë organizim që ma kanë bërë disa nga kolegët e mi, duke filluar nga Kryesia e Bashkësisë Islame e deri te këta përreth që i kam. Në veçanti është imami i xhamisë së Krajovës, Bahri Hoxha, për të cilin ne kemi kërkuar të shkarkohet, pasi ai nuk e njeh Bashkësinë Islame të Kosovë nuk i paguan ‘vitrat” e as nuk vjen asnjëherë në mbledhjet tona”, u shpreh Mulla Osmani. “Ai është vetëm një organizator, i cili bën organizime jashtë Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenasit, dhe për atë ne kemi propozuar që të largohet. Ai njeri e ka organizuar edhe xhaminë në Gllobarë, të cilën po mundohet ta marrë për vete, si dhe xhaminë Zabelit ,të cilën e kanë pasur”.Gjithçka kishte filluar pasi Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas kishte për të caktuar një imam për xhamin e Zabelit, pasi që imami i mëparshëm i kësaj xhamie ka ndërruar jetë disa javë më parë.
Sipas Mulla Osmanit, konflikti ka ardhur, pasi disa njerëz kanë dashur që ta marrin në dorë edhe xhaminë e Zabelit dhe të njëjtën ta bëjnë si xhaminë e Morinës, e cila, sipas Osmanit, nuk i jep llogari Bashkësisë Islame të Kosovës. “Për xhaminë e Zabelit, i kemi pasur disa shenja se po duan ta bëjnë si xhaminë e Morinës”, rrëfen Mulla Osmani. Ai theksin se xhamia e Morinës është me famë dhe njihet në krejt Kosovën. “Për këtë xhami e di edhe KFOR-i dhe ndërkombëtarët, aty është një hoxhë që askush s’e di çka është, as çka bën. Ajo xhami nuk është në kuadër të Bashkësisë Islame, dhe unë mendoj se ajo xhami është burim i të gjitha të zezave në Drenicë”, thekson Osmani. Ai beson se i tërë skenari i rrahjes dhe i poshtërimit të tij është skenar i përgatitur nga shkolla e kësaj xhamie. “Unë kam folur shumë për imamin e asaj xhamie. Ai imam nuk e di sa pasaporta i ka, nuk e di nga financohet, por ai shpërndan ndihma, shpërndanë mish. Burimi që unë jam rreh është aty nga mësimet e asaj xhamie”.
Emërimi i imamit të xhamisë së Zabelit
Osmani rrëfen edhe për mënyrën se si e kanë emëruar imamin e xhamisë së Zabelit. Sipas tij, kundër këtij emërimi ka qenë vetëm kryeimami i Drenasit, për të cilin Osmani beson se e ka favorizuar Bahri Hoxhën. Imamin i xhamisë së Zabelit e kemi zgjedhur me gjashtë vota pro dhe një kundër. “Kur e kemi zgjedhur atëherë kryeimami i Drenasit nuk ka pranua me shku me e prezantu imamin në Zabel. Sipas rregullores, kryeimami duhet të shkojë me prezantu hoxhën, por ai këtë radhë nuk ka shku, se ai është i lidhur me Bahri Hoxhën, i cili është imam në Krajkovë, por ka dashur të shkojë në Zabel”. Pasi kishte pasur kusht të shkojë dhe ta prezantojë hoxhën e ri në Zabel, Osmani vendos vetë që të shkojë dhe ta kryejë këtë traditë. “Në momentin që kemi hyrë në xhami (në xhamin e Zabelit), është çuar në këmbë një haxhi Emrushi edhe ka piskatur: Xhematë, kush jeni për Bahri Hoxhën. Edhe ata kanë thënë për Bahri Hoxhën, dhe m’u kanë drejtuar me fjalët “…Dil jashtë…pis…”. Ju kam thanë uluni të bisedojmë, por ata më kanë thënë: “Dil jashtë, ti je Hasmi i Dilit dhe më kanë sulmuar dy pleq me fjalë”, rrëfen Osmani. Sipas tij, 90% e njerëzve të pranishëm në xhami nuk kanë qenë banorë të fshatit Zabel. Osmani shton se ata njerëz që kishin ardhur nga mbarë Drenica atë ditë në xhami nuk kanë guxuar ta sulmojnë drejtpërsëdrejti. “Me tentu mem ra është mundu njëfarë Shefqet Krasniqi, dhe ka hyrë njëri nga xhemati në mes për me na nda, pastaj atij i kanë ra. Në ato momente ka hyrë edhe administratori i fshatit, duke kërkuar që të qetësohet gjendja, ata e kanë sulmu edhe kryetarin e katundit, edhe e kanë rreh e kanë shtre përtokë, e kanë rreh edhe ma shumë se mu”, rrëfen Mula Osmani. Ai shton se sulmuesit, pasi kanë përfunduar me rrahjen e administratorit të fshatit iu kanë vërsulur edhe personit i cili kishte hyrë në mes për t’i ndarë e për t’ia lënë në fund radhën Mulla Osmanit.
“Mua nuk guxojke kërkush me m’u sul i pari, unë ju thashë nëse e kini mendjen me më ra kini kujdes kush um bjen i pari. Ata m’u kanë afru, dhe kinse po mundohen mem qit jashtë më kanë hallakat nëpër bel, për të shikuar se a jam i armatosur. Dhe kur e kanë pa që jam i paarmatosur, në ato momente më ka ardhur goditja në fytyrë”, rrëfen Mulla Osmani. Ai shton se në ato momente i ka humbur vetëdija, por i është kthyer sërish nga të rënat e tjera, të cilat e kanë pasuar goditjen e parë. “Kam ra përtokë dhe më ka hupë vetëdija, por goditjet e tjera ma kanë kthy vetëdijen kur jom qu, e kom pa që jenë kanë rreth 15 veta duke më sjellë shqelma. Kam arrit të dal, dhe të hipi në makinë dhe kur kam dalë në rrugë për në Drenas i kam takuar policinë. Por, për fat të keq, atë ditë policia e Drenasit i kish pasur në dispozicion vetëm dy vetura, për shkak se e mbajnë edhe Graçanicën”,vazhdon rrëfimin e tij Osmani. “Jam kthyer me policinë te xhamia në Zabel, së bashku me komandantin e policisë, por edhe atij i kanë bërë rezistencë. Pas disa minutave kanë ardhur edhe 30-40 policë me vetura civile dhe e kanë bllokuar xhaminë dhe i kanë arrestuar disa persona.”
Bashkësia Islame duhet të marrë masa
Mirëpo, sipas Mulla Osmanit, këta skenarë janë të përgatitur nga njerëz të cilët ai i njeh dhe ditën kur ai është sulmuar nuk kanë qenë prezentë në xhaminë e Zabelit.
Nëse Bashkësia Islame, sipas Mulla Osmanit, nuk ndërmerr masa, atëherë ajo vërteton se përkrah personat që më kanë rrahur.
“Për të vërtetuar Naim Tërnava se është kundër tyre, duhet të marrë masa, ose t’i disiplinojë Shefqetin nga xhamia kryesore në Prishtinë, e dyta duhet të hiqet kryeimami i Prishtinës dhe Mazllumin në Prizren për arsye se burim i të gjitha të këqijave është ai, se ai është i pari që ia ka filluar. E treta, në Pejë duhet të hiqet Enes Gogaj, i cili i ka hi vorrit të Haxhi Zekës me çekiç edhe e dinë mirë Bashkësia Islame këtë punë”, shprehet Mulla Osmani, i cili nuk ngurron ta shfaqë frikën për rrezikun që i kanoset vendit.
“Dyshimet e mëdha të miat janë se vehabizmi dhe ekstremizmi, për të cilat disa hoxhallarë ngurrojnë t’i quajnë kështu, se janë njerëz të sëmurë psikopatë, njerëz të cilët mendojnë ta shkatërrojnë Bashkësinë Islame të Kosovës. Asgjë nuk është Bashkësia Islame e Kosovës, por këta kanë qëllime më të mëdha të na shkaktojnë pasoja probleme kombëtare”.
Duke folur për vehabizmin, ai tha se vehabizmi nuk mund t’i pranojë njerëzit rreth vetës. Ata, sipas tij, mendojnë se vetë e kanë mirë dhe askush rreth tyre nuk e ka mirë.
Ai shprehet se sulmi ndaj tij është gjest që tregon se vehabistët po tentojnë të marrin në drejtimin e tyre Drenicën.
“Mulla Osmani nuk është i sulmuar rastësisht, ekstremistët po mundohen ta marrin Drenicën. Kam një bindje të fortë, se nëse merret Drenica shkoi Kosova. Këtë e them për arsye se këtu nuk ka serbë, nuk ka romë dhe duhet me na shti një diçka e cila na përçan në mes veti. Kjo është një e keqe e madhe e cila i kanoset Drenicës, Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë”, shprehet Mulla Osmani lidhur me rastin e sulmit ndaj tij. “Nuk po më dhemb trupi aq shumë, por o ka më dhemb shpirt, se prej djeshit kanë qenë 500 veta të më shohin. Nuk kam besu kurrë që do të sulmohesha nga ‘xhemati” im, sa varrimin e kam kry në luftë dhe pas saj, ndërsa më tepër se 400 familje i kam pajtuar”, rrëfen Mulla Osmani. “Sot, kur ka ardhur Baca Rifat me Muratin m’u ka dok si ku me ditë çka…(pushon, i dridhet buza dhe i skuqen sytë kur fol për anëtarët e familjes Jashari), por kur ja kom pa lotët në sy atij, jam prek shumë, për arsye se 20 anëtarë i ka shti në dhe, dhe nuk ka kajt”, rrëfen me lot mulla Osmani. Ai nuk ngurron të tregojë se si ishte ndër hoxhallarët e vetëm në Drenicë, i cili guxoi të shkojë dhe të marrë pjesë në varrimin e Adem Jasharit dhe familjes së Jasharëve.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hadi Osmani:Bisedime teknike apo politike me Serbin. Nga Hadi Osmani
» Nusja rrah me mjete të forta vjehrrën
» Shtohen vehabistët në Luginë, pritet goditja e tyre
» Pas Deçanit, Skenderajt e Drenasit, rivotim edhe në Mitrovicë!
» Vranidoll:Djali e rrah babanë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi