Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NUK SHKON KURBANI NË THEMELET E MEMORIALIR DR.IBRAHIM RUGOVA

Shko poshtë

NUK SHKON KURBANI NË THEMELET E MEMORIALIR DR.IBRAHIM RUGOVA Empty NUK SHKON KURBANI NË THEMELET E MEMORIALIR DR.IBRAHIM RUGOVA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 08, 2013 6:26 pm

NUK SHKON KURBANI NË THEMELET E MEMORIALIR DR.IBRAHIM RUGOVA 1004535_10151650455084077_830353192_n

Një reagim i shkurtër

NUK SHKON KURBANI NË THEMELET E MEMORIALIR DR.IBRAHIM RUGOVA


Ditën që u qit gurthemeli për Qendrën Memorioale Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës, ishte ditë që e prisja me shumë gëzim. Dr. Rugova meriton ti ngriten memoriale, shtatore, buste, përmendore...dhe hakut sdo ti dalim kurr. Ai ishte dhe mbetet Presidenti Ynë dhe Arkitekti i Pavarsisë që pas vdekjes ia falsifikuan "arkitekturën" kombëtare, duke e degraduar Pavarsinë e cila u fitue me aq shumë gjak, mund e djersë.

Në këtë gurthemel kenka pre edhe një dash si kurban i themelit duke u bazuar në trashëgimitë pagane të dokeve të vjetruara.
Prerjen e këtij dashi nuk e pëlqeva. Gjaku ka një pamje trishtuese dhe kjo foto është në kundershtim të plotë me atë që na e mësoj Dr. Rugova. 
Ndoshta edhe mundem të jemë gabim por ma merr mendja se këso skena ku derdhet gjaku i pafajshëm nuk i shkojnë veprës së një kolosi. LDK duhet ti ketë njerzit të cilët duhet të merren me organizimin dhe programimin e këtyre evenimenteve të cilat duhet të jenë kulminante dhe precize.Çdo gjë duhet të jetë në vendin e vetë, si fotot ashtu edhe simbolet dhe sjelljet tjera. Duhet të mësohemi njëherë e përgjithmonë me diciplinë, njohuri e kulturë ti nderojmë ata që u bënë dhe për ne.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi