Azem Veliu:Skulptori akademik Mal Myrtaj hap nje ekpozite qe impresionoj te pranishmit
Faqja 1 e 1

Skulptori akademik Mal Myrtaj hap nje ekpozite qe impresionoj te pranishmit
Shkruar nga Azem Veliu
Në një atmosferë të ngrohtë dhe ambient plotësisht artistik , skulptori akademik Mal Myrtaj ekspozoi mbi 20 skulptura, ekspozitë kjo që e udhëhoqi vajza simpatike Vjosa Veliu. Organizuar nga skulptor akademik Mal myrtaj , në klubin shqiptar „Kosova“ në Singen të Gjermanisë të shtunden më 13.05.2005 u hap një ekspozitë që fasionoi të pranishmit. Me fjalët më të ngrohta të pranishmit i përshëndeti kryetari i klubit Hasan Hajdari.
Një biografi rreth jetës dhe veprimtarisë së Mal myrtajt e lexoi Vjosa Veliu moderratore e shkelqyeshme e kësaj ekspozite , ecila njëkohësisht e shpalli të hapur duke shkëputur tituj e pjesë të shkruara nga gazetat shqiptare dhe Gjermane, mbi veprimtarinë artistike te skulptorit Mal Myrtaj.
Pas hapjes së ekspozitë fjalën e mori autori i ekspozitës zotëri Mal Myrtaj i cili në mënyrë kronologjike u flet të pranishmëve për prezenzën tonë artistike që nga e kaluara e deri ne ditët e sotme duke thënë se : fati historik i joni, përkatesisht zhvillimet dhe rrethanat historike në trojet tona shqipëtare me shekuj ishin ne disfavor tonin, e në veqanti krijimtaria artiskite figurative, për kete shkak edhe involvimi i kësaj dege të krijimtarisë bëhet me vonesë në rrjedhjat e qytetërimit evropian. Arti antik në trevat ilire është nje dëshmi se ne jemi pasardhës të atyre krijuesve të cilët na lanë vepra të perkryera që gjendet ne lokalitetet : e Butrintit , Korqës, Durrsit; Nishit, Risanit , Ulpianes etj. Mozaiku "Bukuroshja e Durrsi", portreti i "Konstantinit te madh", "Tjerrtorja e Ulpianes" janë dëshmitë më të mira. Krijuesit shqipëtare, qoftë ne arkitekturë , skulpturë apo pikturë i hasim edhe gjate periodës te artit Bizantin dhe Islam. Mirëpo, arti shqipëtare filli te gjvillohet gjatë shekullit 13-14, me përfaqesues Onufrin i cili është piksoti më i shquar i sh.-14 dhe ndër më te mëdhenjet ne artin bizantin. Pikturat e të cilit kryesisht janë në kishen e Beratit , Elbasanit, në Konstur të Greqisë etj. Arti shqipëtare është prezent në të shumtën e periudhave kohore. Mirëpo periudha e lirindasve si ne letersi ashtu edhe ne artin fugurativ ringjallë shpresat tona. Spirro Xega, Zef Kolombi, Murat Toptani e sidomos Kolë Idromeno, me pikturen "Motra Tone" të joshur me thesarin e artizanateve fillojne faqen e historisë sonë në krijimtarinë e re të artit figurativ. Krijimtaria e arteve figurative shqipëtare në hapësiren e traditës artistike evroperëndimore fillon të imponohet me hapjen e kurseve dhe shkollës së parë të vizatimit në vitin 1930 në Tiranë nga piktori Andrea Kushi dhe skulptori Odise Paskali. Gjatë periudhës te dyte botërore dihet se arti zhvillohej kryesisht në ndikimin e e Solcrealizmit, pra klasës sunduese në pushtet. Gjatë kësaj periudhe në Kosovë situata rreth krijimtarisë artistike figurative qëndronte edhe më mizore. Gjatë kësaj periudhe në mënyre më jo njerëzore mundohet të fshihet qdo gjurme e jona artistike që nga qytetërimi i lashte Ilir e deri më sot. Periudha e artit bashkohore në Kosovë fillon me themelimin e shkollës së mesme të artit figurativ në Pejë, në vitin 1949. Nga kjo shkollë dalin tanentet e më vonë artistet tanë të üirënjohur si : Muslim Mulliqi, Tahir Emra, Muhamet Shala, Agim Qafdarbasha, Engjëll Berisha, Xhevdet Xhafa etj. Te cilët me veprat e tyre filluan të na prezentojne në tëtë tëritorin e ish Jugosllavisë. Pastaj për herë të pare në Kosovë hapët ekspozita e parë ne Gjakovë më 1953 e Shahin Kryeziut dhe Muslim Mulliqit.
- 1957 hapët klubi i artistëve figurativ të Kosovës
- 1965 formohet shoqata e artisteve figurativ e aplikativ të Kosovës
- 1962 hapët prane SH.L.P – dega e artit figurativ
- 1973 hapët akademia e arteve figurative .
Pas trazirave të vitit 1981-1989, të joshur nga qendrat e mëdha të evropës, po edhe te rrezikuar nga sistemi shovenist serb, nje pjesë e tyre emigroi jashte vendit si : Daut Berisha, Gjelosh Gjokaj, Jetullah Haliti, Zuhdi Qakolli, Shyqëri Gjokaj, Sisle Xhafa etj.
Pas vitit 1990 nga regjimi i Millosheviqit qdo gjë ne Kosovë ndodhë në disfavor tonin. Kështu që edhe krijuesit e artit figurativ dhe vet arti figurativ pson. Sa për të ekzistuar krijuesit ekspozojne nëpër hapësira fare të parërshtatshme.Ttani në fazen e pasluftës, duke ju falënderuar gjakut të derdhur të U QK u fitua edhe liria. Me fitimin e lirisë filloi edhe krijimtaria artistike të marri frymë, pos galerisë të arteve ne Prishtinë, u hapën edhe shumë galeri si motra nëpër qytete tjera në Kosovë ku me shum sukses po manifestohet nje strukturim profesional dhe i metodave bashkohore në artin tonë. Ku shpresoj se në këtë mënyre po na ipet mundesia e kritereve te mirëfillta si kusht për difërëncmin e vlerave dhe jo vlerave ne artin figurativ. Kohën e fundit ka tendenca për hapjen e Muzeut te arteve bashkohore në Prishtinë. Qka mendoj se nëse shkenca e lehteson jetën arti e zbukuron dhe e fisnikëron. Skulpturi më tutje vazhdon duke thënë se mundësia më e mirë për ne qe ndodhemi këtu te mërguar me u njohur me vlerat artistike tona ështe kontakti i shpeshtë me atdheun vizita e Muzeve, Galerive dhe studiove dhe artistëve tanë. Blerja e veprave origjinale e autorëve tanë bisedat e organizuara nëpër klube shoqata apo edhe ne familje për artin dhe krijuesit tanë, veprat e tyre si dhe krahasimi me piktorët e vendit ku ndodhemi. Të kërkohet nga shteti amë që nga ministria e kulturës të organizojnë ëkspozita edhe ne vendë ku po jetojme këtu në mërgim.
Shkolla shqipe ne mërgim të fusë ne planëprgramet e veta biografitë krijuese të artistëve tanë të mirëfillt. Ku rol të rëndësishëm luajnë edhe gazetat radio televizioni interneti etj.Më pastaj skulptori përgjigjet ne pytje të shumta nga të pranishmit.
Në diskutim morën pjesë :
Marash Gojani i cili u interesua në ndikimin e fes ne artin pamorë.
Naser kiqina tha se logjika e artistëve pamor ndryshon nga të tjerët duke e pasur parasysh se ne punimet e tyre e konkretisht në këto punime fshihen shumë karakteristika të cilat ne nuk i shohim apo edhe nuk i kuptojmë,prandaj do të ishte mirë që të na jepni disa shpjegime dhe karakteristika të këtyre punimeve.
Skulptori akademik Mal Myrtaj pa hezitim filloi të shpjegoi karakteristikat e skulpturave duke pasur parasyshë sqarimet e karakteristikave themelore te figurave.
Can Tahiri kryetar i Unionit ArtistikKombëtarë për diaspor, përveq fjalëve miradie që i shprehu skulptorit, ai në emër të Unionit i ndau edhe mirnjohje.
Rexhep Elezi duke mos i mshehur emocionet e tij për punën shumë vjeqare të Malë myrtes ai theksoi edhe rastin e vizitës që i kishte bërë shtëpisë së skulptorit pas loftës e që kishte pa të shkatërruara të gjitha punimet e tij, ku ai e quajti si shkatërrim të një epoke të vlefshme jo vetën të Skulptorit akademik Malë Myrtajt po edhe të shqiptarëve në tërësi.
Musafir të mbrëmjes ishin:
Profesor Mazllum Hasimja me bashkëshorten ,Ahmet Ajeti arsimtar në pension nga Përlëpnica e Gjilanit.
Më në fund skulptori akademik Mal Myrtaj me ndihmen e moderatores së ksaj ekspozite të mbrëmjes Vjosa Veliut kënaqi të pranishmit me me realizimin e disa vizatimeve dhe pikturave , të cilat i realizoi aty për aty.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexhep Elezaj:SKULPTORI MAL MYRTAJ, KRIJUESI I CILI NË MËNYRË TË DENJË PREZANTOJË ARTIN SHQIPTAR NË EVROPË..!
» AGIM GASHI - NËNA TEREZE DHE SKULPTORI
» Antika Myrtaj: Bilali rron në shpirtin tim
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Ngrihet busti i Nënë Terezës, vepër e skulptorit Mal Myrtaj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi