Çfarë përmban dokumenti zyrtar i marrëveshjeve për telekomin dhe energjinë

Prishtinë, 10 shtator – Mbrëmë RTK ka publikuar dokumentin zyrtar të marrëveshjeve të arritura në Bruksel për telekomin dhe energjinë, një natë më pare.
Në marrëveshjen për telekomin në këtë dokument thuhet:
- Në kontestin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të dyja palët janë pajtuar që Kosovës t`i ndahet një kod telefonik treshifror nga ITU-ja, në përputhje me standardet, parimet dhe afatet kohore të ITU-së. Të dyja palët u pajtuan se brenda tre muajve në lidhje me këtë proces duhet të gjendet një modalitet i pranuar reciprokisht me lehtësimin e BE-së sipas nevojës.
Qëllimi është që periudha e `migrimit` në lidhje me kodin telefonik duhet të përfundojë deri në janar të 2015-s. (Pas kësaj date, ky kod telefonik do të përdoret nga të gjithë operatorët në Kosovë). Operatorët nga të dyja palët do t`i ulin tarifat në bazë të çmimeve aktuale.
- Rregullatorët e palëve do të pajtohen për marrëveshje teknike për harmonizimin e përdorimit të spektrit për GSM-në dhe sinjaleve televizive, duke përfshirë transmetimet digjitale tokësore, me qëllim të sigurimit të ofrimit të shërbimeve të papenguara reciprokisht të bazuara në parimet e ITU-së dhe shmangien e interferencave të dëmshme ndërmjet shërbimeve. Secila palë zotohet të mos e mbulojë kufirin administrativ të palës tjetër në mënyrë të qëllimshme.
Ndër të tjera, në marrëveshjen për telekomin thuhet se:
- Do të formohet një grup për implementimin, me lehtësimin e BE-së sipas nevojës, në mënyrë që të hartohet një plan i plotë veprimi për zbatimin e marrëveshjes. Pasi marrëveshja e mësipërme të ketë hyrë në fuqi, grupi për zbatim mund të diskutojë me kërkesë të ndonjërës palë, çfarëdo çështje tjetër që mund të lidhet me këtë marrëveshje. Procesi i zbatimit të plotë do të fillojë pas pranimit me shkrim të planit të veprimit.
Ndërsa te marrëveshja për energjinë, palët janë pajtuar si në vijim:
- Të dyja palët e konfirmojnë zotimin e tyre për t`i përmbushur të gjitha detyrimet sipas Traktatit të Komunitetit për Energjinë dhe për zbatimin e legjislacionit të BE-së për energjinë. Këto aranzhime janë në përputhje të plotë me të dyja këto ligje.
KOSTT-i dhe EMS-i do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe të operimit brenda 3 muajve, duke vendosur dhe rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella si dy operatorë të sistemit të transmisionit. Si rrjedhojë, marrëveshja e mëhershme e përkohshme mbi shkëmbimin e energjisë dhe marrëveshja e përkohshme teknike do të shfuqizohen.
- KOST-i do të bëjë rilidhjen e nënstacionit 110 Kv të Vallaqit. Operatorët e këtij nënstacioni do t`i respektojnë instruksionet nga qendra shpërndarëse e Kosovës.
Do të formohet një grup implementues, në mënyrë që të hartohet një plan i plotë veprimi për zbatimin e marrëveshjes së ardhshme. Procesi i plotë i implementimit do të fillojë pas pranimit me shkrim të planit të veprimit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ja çfarë përmban rezoluta për UÇK-në që u miratua në Kuvendin e Kosovës
» Çfarë përmban marrëveshja për Demarkacionin në mes Malit të Zi dhe Kosovës? (DOKUMENT)
» Haxhiu-Kurtit: Çfarë përmban zarfi i vajzës së ministrit të Miloseviqit
» Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?
» Opozita porosit se s’do të ketë normalitet deri në tërheqjen e marrëveshjeve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi