Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HYQMET HASKO:MIKU IM I MIRË…

Shko poshtë

HYQMET HASKO:MIKU IM I MIRË… Empty HYQMET HASKO:MIKU IM I MIRË…

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 12, 2013 1:41 pm

HYQMET HASKO:MIKU IM I MIRË… 536240_687737227921902_563712759_n

HYQMET HASKO:MIKU IM I MIRË…
 
Je poziciunuar në inatin tënd të ashpërsuar,
poshtë e lart hedh baltë mbi sinqeritetin tim,
unë në jetë asnjëherë askënd nuk kam lënduar,
s'të kuptoj ty dhe as tëndin zemërim.
 
Balta që më hidhni në trup, thotë i madhi Dritëro,
nuk e mbulon dot gjithë sinqeritetin tokësor,
çdokush mund të përçmoj dhe të hedhë baltë për ca kohë,
dielli i shpirtit tim të pastër shkrin çdo mal me dëborë.
 
Hiqe atë zemërim nga shpirt dhe trupi miku im i mirë,
largoje sarkazmën dhe fjalët që s'të shkojnë për shtat,
ata që të servilosen janë ferra që në shpirtin tënd janë shtrirë,
ferra është e destinuar të rrijë në tokë, qiellin dot s’e kap.
 
Thith aromën e një luleje, do të kuptosh shpirtin pranveror
të një miku që në zemër nuk ka asnjë muaj dimëror,
vështro shkëlqimin e diellit, do të shikosh kaltërsinë qellore,
kështu jam unë, do mbetem mik i vërtet dhe jo dashnore.
 
Koha do të bëj të veten dhe ti do të kuptosh,
ç'është një mik pa cmirë dhe pa ndjenjë xhelozie,
kthehu te urtësia e njerëzve që përherë të dashurosh,
shpirtin e njerëzve me ndjenja pastra madhështie.

H..B..H.

HYQMET HASKO:MIKU IM I MIRË… Hey-LeuteHYQMET HASKO:MIKU IM I MIRË… 942779_688603284501963_1554858674_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi