Artan Haraqia:Vajza 16-vjeçare që bëri historinë
Faqja 1 e 1

ARTAN HARAQIA
Vajza 16-vjeçare që bëri historinë
Të gjithë në Gjakovë e njohin Mimoza Shalën, si një vajzë të qetë, ndërsa jo shumë prej tyre e dinë historinë e saj, të cilën jo me shumë detale po tentojmë ta sjellim në këtë rrëfim.
“Asnjëherë nuk kam menduar që si femër, jam e paaftë për luftë. Gjithmonë, edhe si fëmijë e kam pasur një karakter të veçantë dhe njerëzit nuk i kam dalluar në bazë të gjinisë, por në bazë të karakterit”, fillon Mimoza me tregimin e saj, duke iu përgjigjur insistimit tonë për ta pyetur se a është frikësuar që si femër të jetë pjesë e luftës çlirimtare.
Ajo shton se as mosha e re nuk e ka penguar që ta zgjedhë armën si mjetin e vetëm për çlirim të vendit.
“Kur bashkë me një grup të vogël shokësh planifikonim të shkonim në UÇK, dëgjuam se atje kishte edhe të rinj të tjerë. Kjo na pati motivuar edhe më shumë dhe na pati shtyrë që pa asnjë hezitim të niseshim drejt Gllogjanit”, vazhdon me tregimin ajo.
Ata fillimisht mezi ishin pranuar në zonat e luftës, pikërisht për shkak të moshës së re, por pasi ishte kuptuar se ata kishin shkuar në luftë për ideal e jo për ekskursion ishin pranuar me mjaft dashamirësi.
Megjithatë, lufta nuk kishte qenë e lehtë për të. “Më ra fati që për herë të parë si ushtare të merrja pjesë në betejën më të ashpër, atë për mbrojtjen e Gllogjanit, në të cilën përjetova gjërat më të rënda të mundshme. M’u vranë dy shokë, ndërsa në fund një grup prej 11 ushtarësh mbetëm të izoluar në mal për 3 ditë, në borë e pa ushqim”, tregon ajo, por me bindje shton se të gjitha këto përjetime nuk e kanë lëkundur asnjëherë nga vendimi i saj, bile edhe e kanë fuqizuar më tepër.
E plagosur në Çabrat
Duke bashkëndjerë vuajtjet e qytetarëve të Gjakovës pas 24 marsit 1999, Mimoza kishte vendosur që t’u bashkëngjitej shokëve tjerë në Brigadës 137, të cilët po planifikonin të fillonin betejën e parë në një zonë urbane, atë të Çabratit. “Në Çabrat kam mbërritur nga Shqipëria kur kisha shkuar për furnizim me armë, pas 3 ditë rrugë të mundimshme në këmbë e tërësisht e dërmuar nga lodhja.
Nuk kam pasur mundësi të pushoj as një orë të plotë dhe kanë filluar luftimet”, vazhdon të rrëfejë Mimoza detaje nga beteja e Çabratit.
“Me një grup bashkëluftëtarësh isha e pozicionuar në mes të shtëpive dhe kodrës së Çabratit, një terren mjaft i vështirë dhe shumë i sulmuar nga forcat serbe. Për pak kohë më janë vrarë të katër bashkëluftëtarët që kanë qenë me mua, ndërsa unë jam plagosur dhe kam mbetur tërësisht vetëm. Meqenëse në Gjakovë kisha mbërritur vonë, nuk e dija mirë se ku ishin të pozicionuar ushtarët tanë e ku ata të armikut, prandaj kjo ma vështirësoi edhe më shumë situatën, sepse nuk dija nga të tërhiqesha. Kam filluar të zbresë poshtë, në drejtim të shtëpive duke ecur zvarrë dhe për fat të mirë më ka parë një banore e asaj lagjeje, zonja Drita Sada, e cila nëpër flakë të pushkëve më është afruar për ndihmë. Ajo ma ka mjekuar plagën dhe më ka mbajtur në një shtëpi të braktisur për 7 orë të plota, derisa i ka takuar dy ushtarë të UÇK-së dhe i ka njoftuar se jam e plagosur”, tregon Mimoza, për të na bërë të ditur edhe një detal mjaft interesant nga ky episod i jetës së saj.
“Zonjën që më shpëtoi e kam takuar vetëm pas 13 vjetësh. Unë e kam kërkuar një kohë të gjatë, por nuk ja dija emrin dhe në bazë të përshkrimit askush nuk e njihte. Takimi me të ka qenë shumë emocionues. Jemi shtrënguar fort dhe për disa minuta kemi mbetur duke e shikuar njëra tjetrën. Më vonë jemi qetësuar dhe kemi biseduar për ditën e plagosjes. Ka pasur lot, por lot gëzimi e falënderimi”, tregon Mimoza.
Paslufta, zhgënjimet dhe diferencimi
Shumë shpejt euforia e çlirimit kishte filluar të zhdukej dhe Mimoza kishte kuptuar se jo të gjithë bashkëluftëtarët e deridjeshëm po ecnin rrugës që bashkë e kishin nisur.
“Menjëherë pas luftës në mesin e luftëtarëve filloi një zhgënjim i madh, zhgënjim që vazhdon të jetë prezent edhe sot. Disa nga komandantët dhe bashkëluftëtarët pas luftës filluar të bënin gjëra të pahijshme, me të cilat unë dhe shumë të tjerë nuk pajtoheshim assesi, sepse ishin në kundërshtim me atë për të cilën ne kishim luftuar”, thotë ajo.
E duke qenë se të zhgënjyerit kishin filluar t’i kundërshtonin hapur këto veprime, në mesin e ushtarëve filluan edhe diferencimet dhe përjashtimet nga rrethi, e të cilave nuk u shpëtoi as Mimoza.
“Njësoj ka ndodhur edhe me mua. Kam qenë e përjashtuar nga rrethi sepse e kanë kuptuar se nuk pajtohem të bashkëpunoj në të këqijat e tyre dhe se i kam qëndrimet e mia nga të cilat nuk largohem. Në momentin kur ka filluar formimi i TMK-së ka filluar shkëputja ime dhe e shumë të tjerëve nga ky grup njerëzish”, vazhdon Mimoza, duke mos e fshehur gëzimin që shpejt ka arritur të dalë nga ajo vorbull e keqe. “Vonë e kemi kuptuar se janë bërë lojëra me ne. Me njërën dorë na kanë ledhatuar e me tjetrën na kanë goditur”, thotë me dëshpërim ajo.
Kthimi në normalitet përmes “Vetëvendosjes”
Pas largimit nga ajo pjesë e vështirë e pasluftës, Mimoza kishte vendosur që t’i kthehej jetës normale. Regjistron studimet universitare dhe i përfundon me sukses, ndonëse kthimi i një ushtari në normalitet realisht është një mision mjaft i vështirë. Ndërkohë, ajo ishte bërë nënë e dy djemve të saj, por jeta thotë se i ishte ndryshuar për të mirë, kur kishte vendosur që të inkuadrohej në aktivitet politik, përkrah Lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Kam qenë intimisht përkrahëse e koncepteve të Vetëvendosjes. Kjo deri para 3 vjetësh kur vendosa që edhe zyrtarisht të bëhem pjesë e lëvizjes. Kjo gjë ma ka ndryshuar jetën, sepse ‘Vetëvendosja’ dhe njerëzit brenda saj më kanë ndihmuar shumë që të piqem si njeri”, tregon ajo. Mimoza tregon se nuk është inkuadruar në “Vetëvendosje” thjesht për të dalë kundër bashkëluftëtarëve të dikurshëm, që sot janë pjesë apo mbështetës të partive tjera, por vetëm sepse në “Vetëvendosje” e ka gjetur rrugën që ajo mendon se është më e drejta për vendin.
“Unë nuk kam rënë ndesh me askënd. Janë ata që kanë rënë ndesh me vetveten. Janë ata që kanë devijuar nga rruga që bashkë e kemi nisur. Ata që dikur bashkë me ne ishin çlirimtarë, sot janë kthyer në ripushtues të këtij vendi. Prandaj unë ndjehem mirë që po e vazhdoj rrugën e nisur në fillim”, thotë Mimoza, ndërsa tregon edhe për presionet e vazhdueshme që ka nga bashkëluftëtarët e dikurshëm. “Shumica nuk më flasin, sepse disa herë kam reaguar ashpër për veprimet e tyre. Më kanë dërguar SMS-a, kërcënime, porosi nëpërmjet njerëzve etj. Por asnjëherë nuk më kanë bërë përshtypje. Gjithmonë do të jem kundërshtare e veprimeve të tyre”, thotë me bindje ajo.
Keqardhje për shokët që devijuan
Sot, 14 vjet nga përfundimi i luftës dhe shumë ngjarjeve të ndodhura pas saj, Mimoza thotë se nuk do të kishte ndryshuar asgjë nga jeta, pos tentimit që t’i mbronte më shumë disa nga bashkëluftëtarët e saj dhe qysh në fillim të mos i lejonte të devijonin nga rruga e nisur. Edhe sot për të është e dhimbshme kur e sheh nivelin e këtyre bashkëluftëtarëve, të cilët sipas saj kanë degraduar në mënyrën më të rëndë të mundshme.
“Është rëndë, është situatë e dhimbshme, sepse shumë prej tyre dikur i kam konsideruar si vëllezër dhe kam qenë në gjendje edhe të vdes për ta. Më vjen keq për ta, sepse e di se i kanë keqpërdorur. I kanë futur me valle deshën ata apo jo. Ndjej dhembje për ta. Por kjo nuk më ndalon që t’i kritikoj”, thotë ajo.
Me një moshë relativisht të re, Mimoza Shala në vete është një libër i tërë i historisë dhe ngjarjeve sa krenare aq edhe të dhimbshme. Një pjesë e kësaj historie dhe e këtyre ngjarjeve u përshkrua në këtë rrëfim ekskluziv, por në një të ardhme të afërt Mimoza do ta shpalosë historinë e saj në detale. Përkundër angazhimit dhe sfidave gjatë e pasluftës, ajo me vetëmohim e guxim të pashembullt nuk ka hezituar që çdo zhvillim ta hedhë në ditarin e luftës, i cili pritet ta shohë dritën shumë shpejt, si një vepër që pritet ta nxisë kërshërinë e lexuesit dhe të zbardhë shumë ngjarje e zhvillime gjatë ditëve të veprimtarisë së saj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Artan Z. Haraqia: Skamja, forcë e papërballueshme për familjet gjakovare (Foto)
» Vajza 29 vjeçare dëgjon për herë të parë (Video)
» Vajza 18 vjeçare nga Kumanova shkon në ISIS
» Gani Mehmetaj:LDK, Partia që e bëri shtetin dhe historinë
» Nëntë policë të Kosovës nën hetime për seks me dy vajza, 14 dhe 15 vjeçare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi