Vajza 18 vjeçare nga Kumanova shkon në ISIS
Faqja 1 e 1

18–vjeçarja Z.K. nga Kumanova është e rekrutuara e fundit nga grupet xhihadiste. Prej disa muajsh ende nuk dihen arsyet e ikjes së saj pa paralajmëruar askënd. Arsyet nuk i di as familja e saj, aq më pak shkolla dhe kujdestari i saj. Tri ditë para se të merrte rrugën për në vendet e Lindjes së Mesme, Z.K. nuk kishte ndjekur plotësisht procesin edukativo-arsimor.
Për ato tri ditë, mungesa e saj ishte vërejtur nga mësimdhënësit, por pas tri ditëve, më 13.03.2015, ajo është evidentuar në regjistër. Kjo dyshohet të jetë data e ikjes së saj. Pas informacioneve të konfirmuara, policia posedon informacione se shtetasja në fjalë është rekrutuar, asgjë më tepër nuk është ndërmarrë. Për 4 muaj, familja është në kërkim të saj.
Prindërit nuk kanë besuar së vajza e tyre do të bënte diçka të tillë.
Ajo ishte vajzë e zgjuar dhe shembullore, punëtore dhe e sjellshme, thonë prindërit e saj. Babai Afrim Kadriu, afarist i njohur në qytet, thotë se është e pakuptueshme për atë se si ka mundësi që vajza e tij të bëhet pre e xhihadistëve keqdashës. “Ende nuk mund ta besoj. Pothuaj se çdo ditë e pres se një ditë do të trokasë në derën e shtëpisë dhe do të kërkojë falje për atë që ka bërë. Edhe pse e pamundur, përsëri kam një pikë shprese”. Kadriu shton se është gati të bëjë gjithçka vetëm për ta kthyer vajzën e saj në shtëpi.
Gatishmërinë e njëjtë e shpreh edhe e ëma e saj, e cila ishte e pamundur të rrëfehet nga emocionet. “Zoti është i plotfuqishëm dhe unë pres ndihmë vetëm nga ai”, tha shkurt zonja Kadiu. Prindërit shprehen të hapur për çfarëdo bashkëpunimi që do të çonte në rrugën për gjetjen e bijës së tyre, edhe pse nuk mohojnë se nuk posedojnë së paku pak informacion se ku ndodhet.
Ku ndodhet vajza nga Kumanova Z.K., sipas familjarëve?!
Referuar në atë që rrëfen Afrim Kadriu, babai i Z.K., vajza e tij ndodhet në Irak. “Nga kontaktet e para me policinë, kemi informacione se ajo është në Irak”.
Ai mohon të tregojë se si ka arritur te ky informacion, përveç asaj që i referohet policisë dhe se ai ka informacione më të hollësishme rreth vendndodhjes së vajzës së tij. “Me sa kemi informacion, ajo atje është kurorëzuar me një burrë, për të cilin nuk e kemi idenë se kush është. Nuk e di nëse ka dashur vetë të bëjë një gjë të tillë, ose e ka bërë nga presione që ka mundur të ketë.
Një gjë e tillë është e papranueshme për mua”, ka shtuar Afrim Kadriu, babai i të rekrutuarës Z.K.
A ka dyshuar familja në vajzën e tyre?!
Edhe pse sjelljet e saj të fundit ishin të çuditshme, familjarët thonë se nuk i ka shkuar mendja se motra mund të bënte diçka të tillë. Vëllai i saj, i cili nuk dëshiron t’i publikohet identiteti, thotë se shpeshherë e ka hasur duke qëndruar vetë në dhomën e saj dhe në gjendje jo të mirë, agresive dhe nervoze. “Më ka ndodhur dy-tri herë ta shoh shumë nervoze. Rastësisht e kam kërkuar për diçka, më është përgjigjur me agresion dhe është nervozuar me mua. Jam munduar ta qetësoj, por nuk ia kam dalë dot. Thjesht, më urdhëronte ta lija vetëm”.
E ëma e saj, duke mos dashur të jepte konstatime se mund të jetë apo jo dyshim ndryshimi i sjelljeve të vajzës së saj, thotë se nuk ka vërejtur ndryshim edhe aq të madh në raport më atë te vajza e saj. “Ndonjëherë më injoronte, por prapë nuk arrija ta kuptoja çfarë ka. Disa herë nuk ka dashur të bisedojë me mua”, thotë nëna e saj, e cila shton se disa herë ka tentuar të bisedonte me të, pavarësisht injorimeve të tilla.
Mirëpo, vëllai i saj jep detaje edhe më të sakta. “Në “laptopin” e saj kam gjetur video të çuditshme, të cilat i ka shikuar”. Ai shton se videot i përkisnin natyrës xhihadiste.
Veprimet e saj!
“Ishin disa video në të cilat shihej se si preheshin kokat e njerëzve, si vriteshin, keqtrajtoheshin dhe dhunoheshin. Gjatë kohë kishte shikuar video të tilla”, thekson vëllai i saj. Ai shton se një ditë është marrë në telefon nga një mik i saj për t’i rrëfyer për sjelljet e motrës së tij në shkollë dhe rrugë. “Më tha se nuk sillet ashtu si e kemi edukuar”, duke mos dhënë detaje shtesë nga biseda. I pyetur se a tentuar të bisedojë me motrën e tij rreth këtyre sjelljeve të pahijshme të denoncuara nga miq të tij, ai shton: “Nuk ka pranuar. Ka mohuar se ka bërë diçka të tillë”.
Se kur kishin filluar veprimet e tilla të saj, familjarët nuk mund të potencojnë. Ata njëzëri japin dyshime se pas vendosjes së mbulojës, vajza e tyre kishte filluar të ndryshojë sjelljet e saj, madje edhe në raport me familjarët.
Me kë kishte komunikuar ajo?!
Sipas informacioneve që familjarët i posedojnë, vajza e tyre Z.K. ka komunikuar me shoqe të saj nga Kosova, të cilat dyshohen të jenë rekrutuar në të njëjtën kohë me vajzën e tyre. “Disa prej bisedave që ka zhvilluar na ka treguar policia, por disa më të rëndësishmet nuk i kemi. Ajo ka komunikuar me një vajzë nga Kosova, për të cilën dyshojmë se e ka bindur për të ndërmarrë një hap të tillë”. Për kontakte të tjera, nuk kemi informacion”, thekson Afrim Kadriu, babai i Z.K.
Më pas ai shton: “Policia na tha se do të mund të kontrollojnë nëse në rrjetin social ‘Facebook’ ka komunikuar me dikë, por nuk kemi një konfirmim ngaata”. Pas një bisede joformale, vetë Afrim Kadriu thotë se ka informacione se cilët janë personat me të cilët vajza e tij ka komunikuar para se të largohej nga shtëpia. Mirëpo, Kadriu nuk deshi të jepte informacione më të hollësishme rreth prejardhjes së atyre personave, vendndodhjen e tyre dhe nëse do të padisë të njëjtit ose jo. “Po, shiko tash, një pjesë të madhe të tyre i dimë, mirëpo….kupton..nuk mundem, mos më vë në siklet, të lutem”.
A ka biseduar dhe a po bisedon familja Kadriu me vajzën e tyre në Irak?!
“Disa herë deri më tani kemi biseduar në telefon nëpërmes ‘viberit’. Na ka treguar se ndodhet në Irak, është mirë dhe është e sigurt”, thekson babai i vajzës, Afrim Kadriu. “Edhe unë kam dashur të bisedoj një herë, por nuk kam mundur….”, shton e ëma e saj, e cila e përfshirë nga emocionet, ndalon së foluri. Familjarët shtojnë se vajza e tyre e rekrutuar tashmë nuk ka treguar gatishmëri për t’u kthyer në shtëpi, gjë që i bën të dyshojnë nëse ajo mbahet me dhunë atje apo vërtet është bindur në atë dhe nuk dëshiron të kthehet.
Miqtë dhe shoqëria për të?!
Shoqet e saj e kujtojnë shpesh atë. Edhe më shpesh, kur vërejnë pak më tepër se zakonisht mungesën e saj. Duke mos dashur të prononcohen, ata thonë se sjelljet e saj vëreheshin edhe në raport me shokët dhe shoqe e klasës. “Me stilolaps ka dashur ta sulmojë një shok klase”, thekson çuditshëm njëra nga shoqet e saj të klasës. Nxënësit e klasës thonë se kishte raste kur në kohën e pushimit ajo shikonte video lufte në klasë.
Përveç miqve, të cilët nuk pranuan të rrëfenin sjelljet e shoqes së tyre, edhe kujdestari i saj i klasës nuk deshi të fliste. Ai shtoi se me këtë rast është duke u marrë policia dhe se nuk ka nevojë për komentet e tij.
Numri i përgjithshëm i të rekrutuarve në Maqedoni ende nuk dihet. As policia ende nuk ka dalë me qëndrim zyrtar për këtë çështje, përveç të konfirmojë se për rastet e paraqitura në polici, ajo është duke proceduar hap pas hapi. Nuk dihet edhe numri i të rënëve në konfliktet jashtë vendit. Një informacion të tillë nuk e posedojnë as Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, e cila pak muaj më parë doli me platformë risocializimi për personat e kthyer nga konfliktet jashtë vendit./albinfo.ch
Nën ndikimin e propagandës xhihadiste, nga një vajzë e sjellshme, 18-vjeçarja Z.K.* nga Kumanova ka braktisur shkollën dhe familjen për t'iu bashkuar xhihadit në Irak, ku edhe është kurorëzuar

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Erdogan’s Daughter Joins ISIS - Vajza e Erdoganit në ISIS
» Vajza 29 vjeçare dëgjon për herë të parë (Video)
» Artan Haraqia:Vajza 16-vjeçare që bëri historinë
» Nëntë policë të Kosovës nën hetime për seks me dy vajza, 14 dhe 15 vjeçare
» Vajza 14 vjeçare që nuk harron tmerrin kur paramilitarët serbë e dhunuan para nënës se saj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi