Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama, kryeministri i përçarjes

Shko poshtë

Rama, kryeministri i përçarjes Empty Rama, kryeministri i përçarjes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 14, 2013 12:14 pm

Rama, kryeministri i përçarjes

Rama, kryeministri i përçarjes 50235edi

Me arrogancën e një brigadieri komunist që po shkon të ngrejë celula partie në Kosovë, Edi Rama synoi dje të përçante klasën politike në Prishtinë, për t’u vetëshpallur si padrino e padron i dy shteteve shqiptare. Duke evokuar Rexhep Qosen e duke injoruar kontributin e presidentit historik Ibrahim Rugova, Edi Rama ka marrë nga Kuvendi i Kosovës atë çka ka merituar, injorimin dhe braktisjen. LDK dhe deputetë të partive të tjera braktisin masivisht aulën, duke refuzuar fjalimin përçarës të bllokmenit të ardhur nga Tirana 
Lajmi/Edvini shkakton incident diplomatik në takimin me presidenten Jahjaga, proteston që të mos quhet “kryeministër i mandatuar”

Kryeministri në ardhje Edi Rama preferoi Rexhep Qosen përkundër Ibrahim Rugovës në fjalimin e parë në Kuvendin e Kosovës. Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e nisi me një himn për titistin Rexhep Qosen, duke harrur në gjithë fjalimin e tij mospërmendjen e arkitektit të Pavarësisë, Ibrahim Rugova. Ky injorim i madh i shkon përshtat një injoranti të madh të çështjes kombëtare. Shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës bojkotuan fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për shkak të nisjes së fjalimit duke cituar Rexhep Qosen dhe mos përmendjen e emrit të Ibrahim Rugovës. Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se fjalët e Kryeministrit të Shqipërisë ishin përçarëse. “Ai përmend vrasje politike në një Kuvend, ku ka njerëz të prekur nga vrasjet politike. Kuvendi nuk është vendi i duhur për t’i përmendur vrasjet politike. Z. Rama duket se është i painformuar për gjendjen në Kosovë ose ata që ia kanë shkruar fjalimin kanë qenë jashtë realitetit”, shprehet Gashi. “Citimet e fjalimeve të z. Qosja janë çështje e ideologjisë majtiste, komuniste dhe leniniste”, ka shtuar ai. Edhe Shefi i Grupit Parlamentar, të LDK-së, Ismet Beqiri e ka dënuar fjalimin e Kryeministrit Edi Ramës Beqiri ka pasur vërejte pse Edi Rama askund nuk e ka përmendur ish-Presidentin Rugova gjatë fjalimit në Kuvend. "Kryeministrit Edi Rama, në asnjë moment nuk e ka përmendur historinë e krijimit të shtetit ë Kosovës, përkatësisht rolin e ish –presidenti Ibrahim Rugova dhe përkatësisht kohen kur ishte ai ishte i angazhuar për krijimin e shtetit te Kosovës", ka thënë Beqiri. Ndryshe, gjatë fjalimit para deputetëve, Edi Rama ka cituar Rexhep Qosjen, i cili kishte thënë në kohën e Marrëveshjes së Rambujes se pa luftëtarët e lirisë nuk nisen në Francë për të bërë marrëveshje me Serbinë. "Pa përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk nisemi. Sot, as nesër, asnjëherë Kështu mendojnë të gjithë: Vetëm bashkë, tha profesor Rexhep Qosja, njëri prej anëtarëve të delegacionit... ", ka citur Rama Qosjen. Përmendja e emrit të Qosjes dhe jo edhe të Rugovës ka ndikuar që deputetët e LDK-së të mos qëndrojnë deri në fund për të dëgjuar fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë”, ka thënë ai. Një vizitë të cilën askush nuk e priste të ishte historike, por që nuk do të donin të besonin se ai do të vinte për të ringjallë mëritë e vjetra. Dhe nuk kishte mënyrë më të mirë, se sa në Parlamentin e Kosovës të madhëronte akad. Rexhep Qosjen dhe ta injoronte presidentin historik dr.Ibrahim Rugova. Në fakt Qosja sot është një figurë thuajse e harruar, që më shumë se për gjithçka ka mbetur në mendje të njerëzve për hakërrimet ndaj presidentit Rugova, madje edhe sa vjet pas vdekjes vazhdon ta bëjë këtë, kurdo që dikush ia jep rastin, ndërsa nuk u ndal kurrë, gjerë tani sa ishte në qeveri Sali Berisha, një inat dhe pezmi që kurrë nuk u kuptua nga askush. Më tutje mund të thuhet se ishte Rexhep Qose që si kryetar i Akademisë së Shkencave së Kosovës i hiqte ditën e punës Ibrahim Rugovës, i cili e injoronte zilinë e Qoses në letra dhe veprimtarinë politike.  Përtej kësaj Edi Rama nuk e bëri më gabimin e sharjes së figurës së Sali Berishës në Kosovës. Përkundrazi foli fjalë pozitive.  Kryeministri në ardhje Edi Rama vlerësoi punën e paraardhësit të tij, kryeministrit Sali Berisha, në projektin TAP,  dhe garantoi se qeveria e majtë do shkojë do të bëjë të mundur një degëzim të projektit që të përfshijë dhe Kosovën.  Sidoqoftë, kryeministri në ardhje  Edi Rama tregoi edhe një herë se ka një kasaturë të dobët në çështjen kombëtare. Ai ka një karakteri jo patriotik, që zhytet thellë në mitet e kozmopolizimit metropolitan dhe del në sipërfaqe me deklarata për traktate miqësie me Kosën, që është djep shqiptarie. Kjo kulturë përçarje është përfituar nga kultura bllokmene e etërve shpirtërorë hoxhistë.  
Improvizimet dhe provokimet gjatë vizitës së djeshme kanë regjistruar një nivel të ri me kërkesat absurde të entourage-it të Edvin Ramës pas takimit me presidenten Atifete Jahjaag, të cilët këmbëngulën shumë që në deklaratën zyrtare të mos shkruhej termi “kryeministri i mandatar” por thjesht kryeministri Rama. Merret vesh se kjo këmbëngulje ishte krejt e papërshtatshme, pasi edhe më herët ishte komunikuar se e gjithë vizita ishte jozyrtare, meqenëse sipas kushtetutës së Shqipërisë, Edi Rama s’mund të paraqitet në vizita zyrtare, pa u votëbesuar në parlament. Në fund, improvizuesi që s’ka haber as nga protokolli zyrtar e as nga etika e komunikimit me shtetarët, është detyruar t’i nënshtrohet qëndrimit që më pas ishte publik edhe në faqen zyrtare të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, është detyruar t’i nënshtrohet përcaktimit “kryeministër i mandatar”, çka është në fakt sot e gjithë ditën Edi Rama, derisa të votëbesohet në Kuvendin e Shqipërisë e të kryejë betimin para presidentit Bujar Nishani.


Gazeta 55
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi