Enciklopedia e përçarjes së maqedonasve
Faqja 1 e 1
Enciklopedia e përçarjes së maqedonasve
Enciklopedia e përçarjes së maqedonasve
Faton Abdullahu
Krejt çka është thënë dhe ashtu sikundër është thënë në Enciklopedinë e posabotuar të Akademisë Shkencore të Maqedonisë për historinë e shqiptarëve, për kulturën, për kinse ardhjen e tyre në këtë vend, për kaçakët, për Nënë Terezën dhe për shumë gjëra të tjera nuk janë risi. Mund të kishin thënë edhe shumë gjëra të tjera të kësaj natyre dhe prapë zor se akademikët maqedonas mund të kishin qenë kreativ në trillim dhe zor se do të mund t’i befasonin shqiptarët. Megjithëkëtë qasje ndaj shqiptarëve atje, duhet të jetë brengosëse edhe për Evropën, konkretisht për politikëbërësit euroatlantik në Ballkan dhe këtë për një arsye kryesore që po i ndodhë maqedonasve.
Maqedonia është shtet i vogël, shtet në shumë aspekte i brishtë, shtet që këto ditë hyri edhe në recesion, shtet që lufton për njohje të re me emrin që parapëlqen, shtet që përpiqet të hyjë në BE, në NATO e kështu me radhë. Fundja të gjitha këto nuk janë çështje që e bëjnë këtë shtet të vogël ballkanas të veçantë. E veçanta e këtij shteti, konkretisht e veçanta e maqedonasve, po shfaqet gradualisht, po rritet, po theksohet në shumë sfera të jetës dhe po reflektohet në mënyra të ndryshme. Kjo e veçantë nuk është përçarja apo pamundësia e bashkëpunimit të maqedonasve me shqiptarët. Kjo ka ekzistuar edhe më herret dhe kjo ekziston edhe tani. Kjo e veçantë te maqedonët nuk është as fakti se qeveritarët e sotëm apo ata të djeshëm herë nuk janë vullnet mirë dhe hezitojnë për t’i përmbushur kërkesat e shqiptarëve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe të tjera të ngjashme për barazi të shqiptarëve. E veçanta është përçarja që po bëhet përbrenda maqedonasve, përbrenda shtresave të gjëra të popullsisë, përbrenda inteligjencës maqedonase. Cila është në të vërtetë kjo përçarje dhe si po reflektohet ajo sot?
Në një vend të caktuar pavarësisht nga sistemi politik, pavarësisht nga shkalla e demokracisë dhe pavarësisht nga vlera të tjera mbi të cilat ngritet baza e këtij shteti, përherë ekziston një raport i caktuar ndërmjet qeverisë dhe popullit. Dhe ai mund të jetë i ndryshëm, ashtu sikundër edhe mund të pësoj ndryshime të natyrave të ndryshme. Raporti i pajtimit bazik ndërmjet qeverisë në njërën anë dhe shtresave të gjëra të popullsisë si dhe pjesës më të madhe të intelegjencisë është jo i rrallë. Ky pajtim bazik, ka të bëjë me vijat e trasha të politikës qeverisëse. Ka të bëjë me togvlerat mbi të cilat sendërtohet legjitimiteti i një shteti, ka të bëjë me shtyllat bazike të atij shteti sikundër edhe me orientimet dhe aspiratat politike, kulturore e të tjera të kësaj natyre. Kjo nuk pëson ndryshme të shpeshta, përkundrazi ato janë politika dhe vlera më statike të mbrojtura edhe me ligj e me kushtetutë dhe ndryshimi i tyre është i ndjeshëm, problematik dhe mund të sjell edhe lëkundje të ndryshme politike, sociale dhe të tjera. Ndryshimet në qeveri apo edhe ardhja e një qeverie tjetër, nuk do të thotë se ai vend detyrimisht bën apo duhet të bëj ndryshime të vijave të trasha të legjitimitetit të shtetit. Pavarësisht nga ndërrimi i qeverisë apo ndryshimet në të, ato vlera nuk kontestohen, ato vazhdojnë të mbeten të njëjta, të qëndrueshme. E tillë mund të jetë për shembull Polonia pas ndryshimeve antikomuniste, konkretisht që nga paraqitja e Lëvizjes “Solidarnost”. Integrimet evropiane, vlerat perëndimore, proamerikanizmi, liria fetare e shumë të tjera ngjashme përbëjnë boshtin bazik ndërmjet qeverisë dhe popullit. Të tilla janë ta zëmë edhe Kroacia, Sllovenia etj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bie mbështetja e maqedonasve për anëtarësimin në BE
» Rama, kryeministri i përçarjes
» Teki Dervishi:Përdorimi “i përçarjes”!
» Torturat e maqedonasve: Gjëra që mendja e njeriut s’mund t’i paramendojë, të burgosurit kërkojnë vdekjen...
» Eshref Ymeri: Neokomun(social)istët e përçarjes së madhe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi