Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emblema e rrënimit të një kufiri

Shko poshtë

Emblema e rrënimit të një kufiri Empty Emblema e rrënimit të një kufiri

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:27 am

Emblema e rrënimit të një kufiri

Shaip Beqiri, BOTA SOT
Në 10-vjetorin e rënies së Agim Ramadanit
Emblema e rrënimit të një kufiri Sh_b

Emblema e rrënimit të një kufiri Ramadani%20(Small)
Heroi Agim Ramadani ndërmjet dy flamujve

Qendra Kulturore Shqiptare në Cyrih të dielën shënoi 10-vjetorin e rënies së njërit nga luftëtarët më të shquar të Kosovës, Agim Ramadanit, i cili vetëm pak ditë më parë u shpall Hero i Kosovës. Ky manifstim ka zënë fill menjëherë pas luftës në Kosovë dhe me meritë të padiskutueshme mbahet me emblemën e emrit të krijuesit e luftëtarit Agim Ramadani. Në të vërtetë edhe vetë Qendra Kulturore Shqiptare në Cyrih është fryt i përpjekjeve të pareshtura të Agim Ramadanit për ta vënë në këmbë të mbara një institucion funksional të kulturës, të artit e të letërsisë. i cili do t`i tubonte të gjithë krijuesit shqiptarë në mërgim. Ç`ka ndodhur pas rënies së Agim Ramadanit me këtë institucion kulturor, tash nuk është e udhës të themi ndonjë fjalë më shumë, por duhet thënë patjetër që mbetet pothuaj gjithçka vetëm për të dëshiruar.
Edhe manifestami i sivjetëm “Me Agim Ramadanin” ishte më i zbehtë se pothuaj çdoherë tjetër. Ai u hap me një ekspozitë të arteve pamore të autorëve: Ali Sinani, Avdi Hajdari, Urim Berisha, Adem Dërmaku, Gani Bytyçi, Daut Gubetini, Sadëka Pajaziti, Nexhmedin Jonuzi e Mirvete Halimi, e cila jo vetëm që nuk dallohej me asgjë nga të mëparshmet, por ishte bërë të thuash vetëm sa për të kaluar radhën dhe për të përmbushur një pikë të rendit të shprehisë së tërë manifestimit. Emblema e rrënimit të një kufiri --ag-ra
E pranishme në këtë manifestim ishte edhe Familja Ramadani, bashkëshortja e Agim Ramadanit, Shukrija, e bija Lorina, i biri Edoni dhe i vëllai Bekimi. Kishte shumë bashkëveprimtarë të poetit e piktorit dhe bashkëluftëtarë të heroi të Kosovës, i cili u priu betejave të shumta për çlirim, por pas vetes la edhe dritën e veprave të rralla të artit e të letërsisë. Ai vetë u bë një emblemë e përjetshme e rrënimit të një kufiri që ishte futur në kurrizin e jetës shqiptare si një thikë e helmuar.
Një gjallëri më të madhe tërë manifestimit i dha aktori i mirënjohur Reshat Arbana, i cili repertorin e vet tashmë të njohur, ishte përpjekur ta pasuronte e ta përshtaste me atmosferën e përgjithshme, duke mos e lënë asnë çast mënjanë Agim Ramadanin dhe bashkëluftëtarët e tij.
Pas fjalëve përshëndetëse të dy ambasadorëve tanë, z. Mehmet Elezit të Republikës së Shqipërisë dhe z. Naim Malaj të Republikës së Kosovës, u vazhdua me një program artistik, ku u paraqitën këngëtaret Edona Llalloshi e Yllka Zuzaku, pastaj shkolla e vallëzimit “Shota” dhe grupi teatror “Aktrimi”. Në fund u shpallën rezltatet e konkursit letrar për poezi, ku u kumtua se kishin arritur afër 30 poezi, midis të cilave asaj “Kur vriten shkrimet…” e nënshkruar me shifrën “Pa fjalë” iu dha çmimi i vetëm i këtij konkursi. Poashtu edhe piktorit Avdi Hajdari juria e veprave të ekspozuara i dha çmimin për pikturën “Kanali i Otrantos”.
Në fund, për merita të veçanta, Çmimi Agim Ramadani iu dha ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, z. Mehmet Elezi, bashkëluftëtarit të Agim Ramadanit, z. Rrustem Berisha dhe veprimtarit e emnakut të tij, z. Agim Ramadani. Ndërkaq për kontribut në afirmimin e vlerave të kësaj qendre dhe të manifestimit, mirënjohje iu dhanë: redaktorit për diaspora të së përditshmes “Zëri ditor”, Blerim Shabanit, gazetarit shumëvjeçar Rexhep Rifatit, veprimtarëve e ndimëtarëve, Valdete Hoti e Ramadan Bixhaku. Mirënjohje të tilla u ndanë edhe pas përfundimit të programit: aktorit Reshat Arbana, këngëtares Edona Llaloshi, veprimtarit Shaban Sadiku dhe Fitore Aliut.
Mehmet Elezi: Heronjtë e Kosovës janë të gjithë kombit
“Sot është një ditë e përmallshme për të gjithë ne, por në të njëjtën kohë është një ditë e madhe, një ditë që na bën të ndihemi krenarë dhe të sigurt për të ardhmen. Agim Ramadani dhe gjithë dëshmorët e Kosovës u përkasin atyre heronjve të cilët janë vrarë, por nuk kanë vdekur dhe nuk vdesin kurrë. Është lumturi për të gjthë ne që në 10-vjetorin e rënies e përkujtojmë me një Kosovë të lirë, me një Kosovë që është njohur nga rreth 60 shtete, shumica e të clave janë të Bashkimit Europian dhe SHBA, me një Kosovë që po punon me shumë seriozitet për të ndërtuar institucionet dhe të ardhmen e vet europiane. Pikërisht për këtë ëndërr dhe për këtë ideal dhanë jetën Agim Ramadani dhe gjithë të tjerët. E përjetshme dhe e paharruar qoftë vepra e tyre, ashtu siç është i përjetshëm kombi shqiptar, ashtu siç janë të përjetshme vlerast e lirisë!”, tha Mehmet Elezi, ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Emblema e rrënimit të një kufiri --ag-ra%201
Naim Malaj: Agim Ramadani hyri në Panteonin e pavdekësisë
“Ndihem i nderuar që sot jam këtu, në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës, për të marrë pjesë në dhjetëvjetorin e rënies së dëshmorit Agim Ramadani. Në emër timin dhe të ambasadës së Republikës së Kosovës, ju përshëndes të gjithëve! Dhjetë vjet me parë, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, Agim Ramadani ka rënë heroikisht në kufirin shqiptaro-shqiptar, për të hyrë përgjithmonë në panteonin e pavdekësisë. Dhjetë vjet më parë, ai luftonte me armë në dorë për çlirimin e Kosovës, ëndërronte një Kosovë të lirë, një Kosovë ku nuk do të sundonte çizmja e rëndë e ushtrisë dhe policisë serbe, një Kosovë pa frikën e zhurmave e makinave, tankseve e avionëve serbë. Ai luftonte për një Kosovë pa buzëqeshje të ngrirë, pa frikën se në çdo moment do të dëgjohen të trokiturat e çmendura të policisë serbe për të nxjerrë jashtë njerëzit e shtëpisë, pa ankthin dhe tmerrin se në çdo moment krismat e armëve do të shtrinin përdhe të afërmit dhe me të shtrenjtit e familjes. Sot, dhjetë vjet më pas, Kosova, për të cilën ai luftoi, është e lirë dhe e pavarur. Ajo ka shpallur pavarësinë, ka krijuar institucionet e saj, ka ngritur ambasadat e saj dhe po ecën drejt integrimit të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Dhjetë vjet më pas, dua t’i them Agimit, se Kosovës i është kthyer buzëqeshja, i është kthyer shpresa për një të ardhme më të mirë e më të sigurt. Kosova po merr frymë lirisht, po ecën drejt... Fjalët nuk e kanë peshën e tyre për të shprehur mirënjohjen dhe respektin e thellë për veprën dhe sakrificën sublime të Agim Ramadanit, të cilës i përulemi me respketin dhe nderin më të madh. Një popull që nderon dhe respekton bijtë e tij dëshmorë e ka të ardhmen e tij të sigurt. Ne e kemi të ardhmen e sigurt, sepse në themelin e të sotmes dhe të së ardhmes sonë qëndron epopeja e ndritshme e UÇK-së, Epopeja e Koshares dhe ajo e komandantit Agim Ramadani”, tha ambasadori i Kosovës ën Zvicër Naim Mala, duke uruar që të jetë i përjetshëm kujtimi për Agim Ramadanin!
Vlera
“Agim Ramadani dhe gjithë dëshmorët e Kosovës janë një vlerë mbarëkombëtare, jo vetëm të Kosovës, sepse ata dhanë jetën për vlerat e kombit, për vlerat e lirisë, për vlerat europiane”, tha Malaj.
Të gjallë
“Në historinë e popujve ka dy lloj dëshmorësh, dy lloj heronjsh: ka dëshmorë të cilët janë vrarë dhe kanë vdekur; kanë vdekur sepse çështja e tyre e drejtë ende nuk ka fituar; por ka dëshmorë dhe heronj, të cilët janë vrarë dhe nuk kanë vdekur, kanë mbetur përjetësisht të gjallë, sepse çështja e tyre e madhe ka dalë në dritë më në fund”, tha Elezi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi