Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Kufiri Kosovë - Serbi

Shko poshtë

Skender Korça: Kufiri Kosovë - Serbi Empty Skender Korça: Kufiri Kosovë - Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 14, 2009 9:11 am

Skender Korça: Kufiri Kosovë - Serbi U1_SkenderKorcaKufiri Kosovë - Serbi
Nga Skender KORÇA – Gjilan
Nevoja për kontrollim të të gjithë kufinjëve të shtetit është shumë e rëndësishme jo vetëm për të definuar ate por edhe për të ushtruar autoritin e shtetit në të gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.
Deri tani, as Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmarrë çështjen e evoluimit të përgjithshëm të kufirit, për të njohur parametrat e kufirit të shtetit të vet, sepse në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosoves me shtetet fqinje janë modele në vete. Me një fjalë kufi e ligj në vete.
Në të vërtetë, megjithëse është e vështirë për t'u kuptuar, nuk ka pasur asnjë debat të thellë mbi hyrjen dhe daljen atyre që lëvizin në pikat kufitare të Kosovës qoftë të qytetarëve të saj legjitim, qoftë të qytetarëve të shteteve fqinjë, veçmas të qytetarëve të Serbisë, apo më mirë më thënë të serbëve që jetojnë në Serbi.
Mungesa e këtij kontolli më serioz mundëson çdo qytetari serb, ai nga Serbia, të hynë në kufirnin e Republkës së Kosovës me letërnjoftim, gjë që kjo po ndodhë çdo ditë në pikat kufitare me Serbinë. Ata askush nuk I kthen prapa që në këtë rast i “detyron” të thonë dhe të ndihen edhe më sikur që janë në “shtetin” e tyre ende, në ate ishe Jugosllavisë dirigjuar nga Serbia.
Dikush mund të arsyetohet se kështu hyjnë edhe shqiptarët nga Lugina e Prshevës. Këta do trajtoheshin me ndryshe, këta vërtetë do duheshin të kalonin me letërnjoftime sikur që po kalojnë të gjithë tani dhe po hyjnë në Kosovë. Shtrohet pyetja kur e dijmë kufirin si të domosdoshëm dhe ka pikë kufiri, do duhej të silleshim konform rregullave ndërkombëtare të kalimit kufitar, pra me aplikimin e pasaportave.
Nëse vazhdohet kështu kjo nuk do jetë “dëshira” për të mbajtur marrëdhënie të mira apo të kuptohet vetvetiu si relaskim I mardhënieve me Serbinë qoftë as para syve të faktorit ndërkombëtar, gjë që kjo në Kosovë peshin shumë, sepse tash ne na “interson” si po e vlerësojnë të huajt misionar në Kosovë tolerancën me Serbinë. Kjo nuk është as dëshirë, as tolerancë por është përdhunim i kufinjëve të Republikës së Kosovës. Madje disa nga politikanë për t'u marrë me këtë qështje ju duket humbje kohe apo shumë e vështirë dhe se kanë hjekur dorë nga kjo “vështirësi”.
Megjithatë, opinioni im është se ka një nevojë urgjente për të hapur një debat publik mbi lëvizjen e qytetarëve jo vetëm në Kosovë, sepse kjo në masë të madhe ka tejkaluar normat e debatimit, por të lëvizjeve hyrëse të qytetarëve të tjerë që nuk janë nga Kosova. Kjo duhet të bëhet pa asnjë vonesë për disa arsye:
Së pari, për hir të perceptimit të përgjithshëm, duhet të bëhet e qartë se të gjitha pikat dhe vijën kufitare me Serbi e kemi të çartë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të mësura rolin tonë të ushtarit të FSK-së në kufinjët e Kosovës dhe të policisë së Kosovës.
Së dyti do na duhet të jetë një pikë referimi për veprimet e tyre të ardhshme, për të dalluar dhe patur në kontrollë shtetin dhe mbikqyrjen ndaj tij.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, duhet të ndërrmarrim hapin vet për të rrimarrë edhe këta kufinjë për të I ruajtur dhe kontrolluar se janë të saj- të Kosovës
Kufinjët për nga natyra mund të definohen nga disa tipare, duke përfshirë në veçanti, rregullin e çdo shteti veç e veç, duke respektuar norma dhe rregullativa të tij.
Serbia në Kosovë në veri të saj, nuk ka asnjë “detyrim” sipas saj për të respktuar kufinjët e Kosovës. Ka djegur edhe pikat doganore. Në lindje hyjnë qytetarët e saj si të duan se nuk i pengon kush. A thua çfarë tipare do ketë Kosova për kufinjët e vet në të ardhmen.
Policia apo ushtria në të ardhmen do kontrollon shtetin, në një hapësirë aq të madhe kufitare me Serbine, sepse kufijtë midis këtyre të dyjave nuk janë të vogël por janë mjaft të mjegullt ende.Për më shumë, ajo e shtrin kontrollin e saj mbi popullsinë në çdo aspekt të jetës së përditshme në një nivel të paprecedentë. Për të forcuar kontrollin mbi kufirin dhe për të penguar çdo aksion përtej kontrollit të saj, duhet patjeër dhe domosdo të aplikohen pasaportat për kalimin e lirë, sepse edhe nëse shqiptarët në të ardhmen kur do lirohen nga kjo kontrollë në Kosovë, ata sot për të kaluar matanë kufirit për të hyrë së paku në trojet e familjarëve të vet, në Preshevë në Medvegjë dhe Bujanoc kalimi i kufirit tek kët bëhet me letërnjoftime të Serbisë e asesi me atë të Republikës së Kosovës sepse këto letërnjoftime nuk njihen nga serbët vendorë e lëre më nga ata të shtetit serb.
Ana tjetër e medaljes, është një boshllëk i gjerë mes këtyre dy shteteve fqinjë, Republkës së Kosovës dhe Serbisë, është një boshllëk që emrin e ka Rezoluta 1244 që “lejon” ende qytetarin e Serbisë të mos mendojë se një ditë për të hyrë në Kosovë i duhet të ketë pasaportë të rregullt.
Gjithsesi, unë jam i bindur se kjo bitisje e kësaj Rezolute 1244 në Kosovë do të shpejtojë “rrëzimin e kufirit të Kosovës”.
Jetëgjatësia e Rezolutës dhe “zgjerimi gjeografik” i dhunshëm i Serbisë në veri të Kosovës dhe mos respektimi i pikave të tjera kufitare me Kosovën, kanë për të diktuar ndryshime dhe modifikime në praktikën e kontrollit të kufirit. Kufinjët eksistojnë sepse ka evoluar shteti për shkak të dinamikave të veta të brendshme ose është një përgjigje të rrethanave ndërkombëtare për tu dalluar shtetet. Këtë duhet ta bëjë sa më shpejtë edhe Kosova derisa duhet së pari definuar kufinjët e vet e nëse hynë në Unionin Evropian të hyjë së paku me kufinjë të definuar e jo më “kokë të humbur - pa ditur se kah e ka kryet e kah e ka bishtin e vet”.
Gjithsesi, përveç ndryshimeve shtetore, secili mund të përcaktojë qartësisht tipare të përgjithshme të ruajtjës së identitetit varësisht nga vendi, Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me Serbinë, do duhet që të mësohen edhe kufitarët e Republkës së Kosovës, që për të hyrë të huajtë në Kosovë do ju duhen pasaporta dhe jo leje njoftimi, sepse nuk kemi as një union mes këtyr dy shteteve e ata po sillen sikur të kishim një union mes veti.
Në sezonin turistik me sa e sa nënshkrime e marrëveshje dhe letra zyrtare me Shqipërinë, qytetarët e Republikës së Kosovës mezi në një datë të caktuar te fillimit të sezonit turistik mund të hyjnë në Shqipëri, diku me 15 qershor ju lejohet hyrja në këtë shtet vetëm më lëtërnjoftime. Kjo nuk zgjatë shumë deri në 15 shtator dhe më pastaj menjëherë aplikohen pasaportat. Pse të ndodhë kjo? Më mirë do ishte që reciprociteti i lejimit me letërnjoftim për kalim kufir të ndodhë me Shqipërinë se sa me Serbinë, sikur që po ndodhë pa na pyetur kush.
Një nga karakteristikat më evidente është dhunimi flagrant i të drejtës së shtetit dhe kufirit ajo se çfarë po na ndodhë me Serbinë. Madje çfarë është për të cituar nëse kalohet në këtë kufi, shpeshë herë kërkohën njerzit me fletë arrestimet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Republikës së Kosovës, këto fletarrestime të lëshuara para e pas 1999. Ka potencuar edhe kryeministri i Kosovës se ka një të këtillë që i është lëshuar nga shteti serb, shtet me të cilin patëm shumë telashe dhe që nuk po mundemi me definuar kuptimin e hyrjes dhe daljës me te.
Nëse është menduar se kjo liri e lëvizjës nuk bënë të bisedohet me faktorin ndërkombëtar, le të besohet se kjo është më se e nevojshme për t’u reaguar shpejtë sepse kjo nuk pritë asnjë sekond pas 17 shkurtit të 2008. Ndërkombëtarët kur flasin për lirinë e lëvizjes, e mërrin lëvizjen e serbëve përbrnda Kosovë, e kurrë ate jashtë kufinjëve të saj, lëvizje kjo që është më se e disfavorshme për shiptaërt se sa për serbët që janë mësuar të I vajtojnë.
Vetë mos respektimi I kufirit dhe ligjeve të saj në kufirin e Republikës së Kosovës, në këtë këtë të egër që po bënë Serbia kundër shtetit të ri të Kosovës, të persekuton në moral me këto gjendje ende “ aktive” që po bënë ajo në këto pika kufirtare duke përfshirë survejimet policore, arrestime, burgosje, trajtime Brenda “ shtetit” të saj, shtrëngime psikike, kufizime të ndryshme të lirisë së lëvizjes, ose liri të lëvizjës vetëm në një kah, diskriminojnë edhe më rolin e kufirit ende të paformuar mirë me Serbinë në raport të kontrollit.
Gjithsesi, edhe gjatë këtyre periudhave të djegies së pikve të kontrrollit dhe doganës në veri me Serbinë, nga ana tjetër eksistojnë edhe më shqiptarë që vijnë nga shtetet përendimore dhe kurrë nuk kanë ardhë në Kosovës përmes pikave të lindjes me Serbinë, sepse kanë frikën e një përmbindëshi të trazuar të vitit 1999. Por edhe nëse vijnë në këtë linjë apo pikë kalimi ata kalojnë me pasaporta e jo ndryshe.
Përfundimisht duke e rikonfirmuar që përmasat kriminale të regjimit serb në Kosovë dhe ndarja e përgjithmonshme prej Serbisë do kërkojë për rrjedhojë vendosjen e rregullave të kufirit nga vetë këto shtete, për të mos qenë Kosova një hije e saj , por vetëm një shtet fqinjë i Serbisë që patjetër do kërkojmë urgjentisht që kërkojë pasaportën e qytetrëve të saj që hyjnë në shtetin e ri dhe asgjë më shumë pos rregullave të kufirit dhe të doganave e jo një “tolerancë” që përdhunon shtetin e Kosovës.
Qëllimi themelor i punës sa me funksional i kufirit të Kosovës duhet të jetë gjetja e fuqisë për vendosjen e kontrollit dhe propozimi i masave konkrete të cilat kanë si qëllim të sjellin drejtësi dhe imunitet dhe autoritet të shtetit të Kosovës për kufinjët e vet për të qenë të barabartë në lëvizje sikur kur shkon në Maqedoni, Shqipëri dhe shtete të rajonit dhe ansjelltas, por vetëm me dokumentacione të regullta të këtyre shteteve. Mos të harrohet se në rastin e krizave dhe momenteve të veçanta shteti i Kosovës ka të drejtë të mbyllë në raste të caktuara kufirin e vet me cilindo shtet që e rrethon, apo ka të drejtë të ja ndalojë hyrjën qytetarëve të një shteti në veçanti, madje edhe të aplikojë viza hyrëse për në Kosovë. Mbase kjo e drejtë legjitime ekziston, në alternativë patjetër do duhet të ja u kërkojë pasaportat qytetarëve jashtë kufirit të Kosovës e jo kalimi të bëhet me letërnjoftime interne që shfrytëzohen përbrenda këtyre shteteve fqinjë, sepse nuk janë dokumente udhëtimi të rregullta që do duhej të kishin legjitimitet brenda kufinjëve të Republkës së Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi