Masat kundër gripit të derrave në Shqipëri dhe Kosovë

Policia armatoset kundër gripit të derrave
Nga Express
Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në të gjitha vendkalimet kufitare dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për parandalimin, por edhe për evidentimin e rasteve të mundshme të gripit të derrave.
“Në Aeroportin Ndërkombëtar është vendosur edhe ekipi mjekësor i MSH-së dhe ai nga ANP-ja me pajisjet adekuate. Policia e Kosovës do të vendos në të gjitha vendkalimet kufitare në një vend të dukshëm fletëpalosjet dhe udhëzuesit e përgatitur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për simptomat e gripit të derrave dhe mënyrën e veprimit”, thuhet në një komunikatë të policisë.
Policia ka përgatitur një urdhër operativ, i cili i është dhënë zyrtarëve policor në të gjitha vendkalimet kufitare e që ka të bëjë me veprimet parandaluese kundruall përhapjes së gripit të derrave.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që vinë nga diaspora që me rastin e kalimit nëpër vendkalimet kufitare të lajmërohen te zyrtarët gjegjës nëse kanë ndonjë simptomë që është e cekur në udhëzues.
Qeveria ndan 120 mijë euro për gripin
Qeveria e Kosovës ka ndarë 120 mijë euro për parandalimin e gripit të derrave. Kjo shume e të hollave është ndarë sot pas mbledhjes së Ekzekutivit, ku janë marrë edhe disa vendime të tjera.
“Për parandalimin përhapjen e gripit të Derrave në Kosovë, qeveria në mbledhjen e sotme ka ndarë shumën emergjente prej 120 mijë eurosh”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Qeveria ka vendosur të ndaje mjete edhe për kremtimin e dhjetëvjetorit të çlirimit të Kosovës si dhe për shënimin e dhjetëvjetorit të Masakrës së Dubravës.
”Qeveria do ta mbështesë me 39,760 euro Festivalin e Lirisë, që mbahet në Dhjetë vjetorin e Lirisë së Kosovës, me 12 dhe 13 qershor të këtij viti. Në këtë festival pritet të marrin pjesë artistë nga vendi dhe bota. Manifestimet për shënimin e dhjetëvjetorit të Masakrës së Dubravës, që do të organizohet nga Shoqata e të Burgosurve Politik, Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i mbështes me 4150 euro”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Kosova merr masa
Kosova merr masa
Udhëtar kosovarë ndërkombëtar në Aeroportin e Prishtinës. Foto: Visar Kryeziu
Kosova ka filluar të marrë hapat e parë në parandalimin e përhapjes së gripit të derrave. Gjatë ditës së mërkurë, mjekë në aeroportin e Prishtinës u kanë vënë maska mbrojtëse udhëtarëve, te të cilët me sy vërenin molisje ose ndonjë simptomë tjetër gripi. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat preventive.
Nga Dafina Myrtaj
Gripi i derrave është paraqitur edhe në Evropë. Gjatë ditës së mërkurë, janë konfirmuar tetë pacientë të sëmurë me këtë virus. Megjithatë, thuhet se për momentin simptomat janë të lehta.
Gjermania është vendi i tretë evropian që shënohen raste të sëmundjes, pas Spanjës dhe Britanisë. Te kjo e fundit, gjatë ditës së mërkurë janë paraqitur tri raste të reja, ku në mesin e të sëmurëve është edhe një vajzë 12 vjeçe.
Sipas mediave britanike, 12-vjeçarja besohet ta ketë marrë virusin gjatë pushimeve që kishte pasur me prindërit në Meksikë.
Ne SHBA janë konfirmuar 65 raste, ndërkaq është konfirmuar rasti i parë të vdekjes nga gripi i derrave jashtë territorit të Meksikës. Dr. Richard Besser, ushtrues i detyrës së drejtorit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se një fëmijë 23 muajsh ka vdekur në Teksas.
Ndërsa në Kanada, 13 raste janë njoftuar si të dyshuara. Raste të tilla dyshohet të ketë edhe në të paktën gjashtë vende të tjera të BE-së, si në Çeki, Itali, Greqi, Irlandë, Danimarkë, Spanjë, Britani të Madhe dhe Suedi.
Duke parë që gripi vdekjeprurës ka mbërritur edhe në Evropë, të mërkurën edhe Kosova ka nisur të aplikojë masa të dukshme të sigurisë.
Në aeroportin e Prishtinës që nga e marta janë në vrojtim 24-orësh inspektorët sanitar dhe epidemiologët, të cilët janë në bashkëpunim me shërbimin mjekësor të aeroportit.
Ndërkaq, gjatë tërë ditës së mërkurë, mjekë në Aeroportin e Prishtinës u kanë vënë maska mbrojtëse udhëtarëve, te të cilët me sy vërenin molisje ose ndonjë simptomë tjetër gripi.
Në Ministrinë e Shëndetësisë të mërkurën është mbajtur konferencë për shtyp lidhur me gripin e derrave, ku sekretari permanent, Haxhi Kamberi, ka njoftuar për masat e ndërmarra nga MSH-ja.
Me këtë rast, ai ka treguar se ekziston plani veprues për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë së gripit, i cili në detaje përshkruan detyrat dhe përgjegjësitë në të gjitha nivelet.
”Janë përgatitur fletëpalosje me të dhëna elementare për sëmundjen nga ISHKP-ja, të cilat do të shpërndahen së bashku me shtypin ditor”, ka thënë sekretari permanent i MSH-së, Kamberi, i cili po ashtu ka sqaruar se u është rekomanduar instituteve rajonale që ta ngritin nivelin e gatishmërisë me qëllim të monitorimit të situatës në terren.
Për mbikëqyrjen e situatës thuhet se janë angazhuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Inspektorati Sanitar dhe Inspektorati Shëndetësor. Po ashtu bëhet e ditur se Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me zyrën e OBSH-së në Prishtinë, përmes së cilës përcillen edhe rekomandimet e OBSH-së.
Ndërsa, një ditë më parë (të martën) janë takuar në Ministri të Shëndetësisë me u.d. së drejtorit operativ të Policisë Kufitare dhe me zëvendësmenaxherin e ambulancës së aeroportit në Prishtinë është marrë vendim që të në të gjitha pikat e kontrollit të monitorohen udhëtarët që vijnë dhe rastet e dyshimta të referohen nga personeli shëndetësor i aeroportit.
Bëhet e ditur se MSH-ja ka dërguar persona të autorizuar në aeroport, të cilët do të ndihmojnë në monitorimin e situatës, ku po ashtu është dërguar një sasi e dorëzave dhe maskave në ambulancën e aeroportit. Po ashtu, zyrtarë të MSH-së pohojnë se këto masa janë ndërmarrë dhe në pikat e tjera kufitare të vendit.
Gjithashtu, sekretari Kamberi ka njoftuar se i është rekomanduar u.d. të drejtorit operativ të Policisë Kufitare që të monitorohen udhëtarët që hyjnë me rrugë tokësore dhe rastet e dyshimta të referohen në ambulancën më të afërme.
Gjatë kësaj konference është bërë e ditur se në IKSHP gjenden 2500 doza tamiflu (antirviral) për të rritur, të cilat mjaftojnë për 2500 persona.
Ndërkaq, farmacistë privatë kanë pohuar faktin se në shumë barnatore të vendit mund të blihen edhe privatisht doza të antiviralit tamiflu, ku një pako e tillë kushton rreth 33 euro.
Ilirjana Zymberaj, kryeinspektore sanitare e Kosovës, ka pohuar se është ngritur kapaciteti i kontrollit dhe monitorimit në aeroport dhe pikat e tjera doganore. Sipas saj, Inspektorati Sanitar i Kosovës monitoron gjendjen 24 orë në aeroport.
“Në dogana është ndaluar hyrja e mishit të derrit nga Meksika”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, Isme Humolli, drejtoreshë e Departamentit të Epidemiologjisë në IKSHP, ka pohuar se është i domosdoshëm njoftimi i popullatës me të dhëna elementare të sëmundjes. Në raste të paraqitjes së kësaj sëmundjeje, ajo ka pohuar se Kosova është e gatshme të ngre karantina.
“Nëse paraqiten raste të mëdha, mund të bëjmë karantina”, ka thënë Humolli.
Po ashtu, sipas saj, ISHP-të rajonale e kanë në mbikëqyrje situatën dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Mjekësinë familjare.
Sipas zyrtarëve të MSH-së, QKUK-ja është e gatshme të veprojë konform Planit të Veprimit në gjendjen aktuale dhe ato që mund të pasojnë. Me këtë rast, OBSH-ja ka përsëritur rekomandimet e miratuara sa i përket situatës momentale dhe gatishmërisë për dërgimin e mostrave në laboratorin referent në Londër. Që prej shfaqjes së shenjave të para të gripit të derrit, në Meksikë deri më tani kanë vdekur 159 persona.
Vdes nga gripi i derrave, pasi takoi Obamën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, javën e kaluar ishte për vizitë zyrtare në Meksikë, derisa nëpër muzeun e qytetit e ka udhëzuar Felipe Solis, i cili vetëm një ditë më pas ka vdekur nga simptomat e gripit të derrave. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs ka thënë se Obama ndjehet mirë si dhe është mirë me shëndet.
Ai ka shtuar se SHBA-ja me kujdes është duke e ndjekur këtë sëmundje, e cila ka marrë mbi 80 jetë njerëzish në Meksikë. Në SHBA deri më tani janë shënuar 11 raste të infektimit me këtë grip.

Virusi ka potencial për epidemi
Virusi ka potencial për epidemi
Nga Express
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha sot se gripi i derrave ka potencial për epidemi, meqë për dallim nga gripet e shtazëve, që janë paraqitur në të kaluarën, ky grip përhapet prej njeriut në njeri.
Për këtë arsye, sipas presidentit amerikan, po veprohet shpejt dhe në mënyrë agresive.
“Lajm i mirë është se virusi aktual H1N1, mund të mundet me trajtimin antiviral, që ne tashmë e kemi në dorë”, tha Obama, në fjalimin e tij të sotëm në radio, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sidoqoftë, ekspertët e qeverisë amerikane thonë se analizat lënë të kuptohet se virusi vdekjeprurës i gripit të derrave që kërcënohet të shkaktojë pandemi, për momentin duket më pak i fortë seç druhej në fillim.
Nancy Cox, drejtuese e Departamentit të Gripit në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se shkencëtarët deri tash nuk kanë gjetur gjurmë që u vërejtën te virusi i vitit 1918, i cili shkaktoi pandemi që la miliona të vdekur në botë.
Deri tash në 15 vende të botës janë regjistruar afro 650 raste të sëmundjes, me 16 vdekje të konfirmuara si pasojë e gripit të derrave në Meksikë, dhe një rast në Shtetet e Bashkuara.
Nga ana tjetër, autoritetet e Meksikës thonë se më pak njerëz kanë vdekur nga gripi i derrave, se sa që mjekët kishin menduar.
Qeveria e këtij vendi tha se të dhënat laboratorike tregojnë se nga ky grip kanë vdekur 101 vetë, e jo 176, siç mendonin më herët zyrtarët.
Ndërsa industria e prodhimit të mishit të derrit në Shtetet e Bashkuara po pëson humbje kolosale nga frika e gripit. Humbjet arrijnë në 2.5 milionë dollarë në ditë.
Ekspertet sqarojnë se virusi bartet nga njerëzit dhe nuk përhapet me anë të ushqimit dhe se vetëm emrin e ka “grip i derrit”, të tillë për shkak të formulës gjenetike, frika po ndikon që humbjet në këtë industri të jenë të mëdha.

Similar topics
» Vaksinë e re kundër gripit të derrave
» Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore
» Gripi i derrave:Historia e gripit
» Kosovë-Shqipëri me angazhime të përbashkëta kundër krimit
» Isa Mustafa shpërthen kundër PS në Shqipëri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi