Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A PASKAN SHKUE DYZET VITE A?

Shko poshtë

A PASKAN SHKUE DYZET VITE A? Empty A PASKAN SHKUE DYZET VITE A?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 20, 2013 8:55 pm

A PASKAN SHKUE DYZET VITE A?
 
 
 
Si më njoftoi mikja e shkolles Syleme Bogiqi, sivjet kenka mbajtë 40 vjetori i diplomomit të gjenerates sime. Fatkeqësisht sëmundja ma ka bë të pamundshme pjesmarrjen me një takim që nuk përsëritet më. Në këtë foto që ma dergoi z.Syleme shifen miqët që i kisha në klasën time. 
Nostalgji, mall, dhimbje...!

Për nder të dyzetvjetorit të këtij takimi Ju paraqes poezinë për shkollen normale i inspirua
r nga takimi me Përparim Hoxhen pas 38 vjetëve.



Agim Gashi:Një kujtim- Shkolla Normale

Moj Prishtinë moj rrënzë Gërmisë
Je mburojë e Dardanisë, 
Dyzet vjet më parë në Ty
Ndjeva rriten në rini,
Tek liqeni ndër ato male
Krenari Shkolla Normale.

Aty mësohej historia
Lëshonte rrënjë dashuria,
Për Shqipëri e për trojet tona
Mos t´jetojmë në kohra t´vona,

Ku burra t´lartë të perëndisë
Shpërndanin rrezet e diturisë
Tek liqeni ndër ato male
Krenari Shkolla Normale.

Djemë e vasha rriste prore
Për t´sjellë dritë n´tokat arbrore, 
Ishim zogj t´mjerë jashtë fërrikut
Nga thundrrat t´vrazhda të armikut,

Jetë e vështirë ishte për ne
S’kishim gaz, s’kishim hare,
Porse doli rrezja e dritës
Pas shumë vite të mëdha të pritjes
Tek liqeni ndër ato male
Krenari shkolla Normale.

Filloi kënga të buçiste
Meloditë n´qiell fluturonin, 
Mandolina e çiftelia
Mbi Dardani tinguj lirie lëshonin

Mësohej Fishta dhe Naimi
Dhe nga këtu lshohej kushtrimi
Që armikut i ikte data
Djemë e vasha në demostrata
Tek liqeni ndër ato male
Krenari Shkolla Normale.

Kishte jetë e kranari
Kishte besë, kishte miqësi, 
Fjalët thusheshin burrërisht
Këndohej shqipja djalërisht.

Me mikun tim nga Prizereni
Edhe sot kujtime kemi, 
Që nuk harrohen pa na mblu dheu,
Punë të mëdha donte atdheu;
E tek liqeni ndër ato male
Krenohej me ne Shkolla Normale.

Sot kujtimet na ngacmojnë
Mua dhe Pimin nga Prizereni,
Ishim miqë e miqë mbetëm 
Dhe më tutje do të jemi.

Si dy kreorë të vërtetë
Të punojmë për atdheun,
Sa të jemi në këtë jetë...
TA NDEROJMË NE MËMËDHEUN.

Sot tek liqeni ndër ato male
Më nuk është Shkolla Normale,
Miku im këtë fat e kemi
Një ditë edhe ne më s’do të jemi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi