Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mehmetali Rexhepi: Pas dyzet vitesh

Shko poshtë

Mehmetali Rexhepi: Pas dyzet vitesh Empty Mehmetali Rexhepi: Pas dyzet vitesh

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 3:17 am



Mehmetali Rexhepi: Pas dyzet vitesh U1_MehmetaliRexhepiPAS DYZET VITESH

Të nderuar profesorë dhe ju ish nxënës të Gjimnazit të Gjilanit!

Është nder i veçantë që më jepet rasti, në cilësinë e drejtuesit të gjimnazit të tashëm, t’ua përgëzoj dyzetvjetorin brezit tuaj shkollor!
Për kureshtjen tuaj, pa e zgjatur, në një variant përgjithësues, le t’iu jap disa të dhëna për gjendjen e tashme të gjimnazit “Zenel Hajdini”. Nga dy paralele me mësim në gjuhën shqipe që përfaqësoi brezi juaj, me gjysmën e lëndëve mësimore në gjuhën serbe-kroate, tashti pas dyzet vitesh, pas luftës rrënuese dhe çlirimtare, gjimnazi i Gjilanit ka pesë drejtime:
• Drejtimi i përgjithshëm,
• Matematikë-Informatikë,
• I Shkencave të Natyrës,
• I Shkencave Shoqërore dhe
• I Gjuhëve

• Klasa e X (dhjetë) ka 23 paralele me 860 nxënës (460 femra dhe 400 meshkuj),

• Klasa e XI (njëmbëdhjetë) ka 24 paralele me 806 nxënës (432 femra dhe 374 meshkuj),

• Klasa e XII (dymbëdhjetë) ka 21 paralele me 661 nxënës (357 femra dhe 304 meshkuj),

• Klasa e XIII (trembëdhjetë) e Drejtimit të Përgjithshëm ka 5 paralele me 136 nxënës (58 femra dhe 78 meshkuj).

Këtë vit mësimor Gjimnazi gjithsej ka 2462 nxënës (1307 femra ose 53 % dhe 1155 meshkuj ose 47 %).

Maturantë janë 684 nxënës (368 femra dhe 316 meshkuj).
Në kuadër të gjimnazit ”Zenel Hajdini” në tre paralele mësimi mbahet edhe në gjuhën turke.
Kuadri mësimor-edukativ është tërësisht i kualifikuar, por anës praktike i mungojnë paisjet kabinetike për ushtrime, dmth mbizotëron mësimi teorik. Në gjimnaz mësim japin 115 mësimdhënës, organizuar në tre ndërrime.
Për të funksionuar normalisht mësimdhënia dhe mësimnxënia në gjimnazin tonë, do të duhej të bëhej mësimi në dy ndërrime, kohëzgjatja e orës mësimore nga tridhjetë në dyzetepesë minuta dhe, profilizimi i gjimnazit.
Për këtë vit mësimor, mund të pohoj se, përzgjedhja e nxënësve në të gjitha drejtimet, ka funksionuar sipas një kriteri të rreptë, me katër nivele për arritjen e pikëve maksimale, organizuar nga Ministria e Arsimit, andaj për këtë brez të gjimnazistëve kemi vjelur ajkën e nxënësve, më të mirët e Gjilanit dhë më gjerë.

Nxënësit e Gjimnazit të Gjilanit kanë lëvizur pikën e inferioritetit të dikurshëm për lëndën e Matematikës, ngase më 23 maj të vitit 2009, në Olimpiada Matematikore e Kosovës, në garat matematikore, udhëhequr nga Dr. Sc. Qëndrim Gashi, u shpërblyen katër nxënës si pjesëmarrës të frytshëm dhe fituan çmime:

Endrit Fejzullahu, nxënës i kl. X15, arriti çmimin e dytë,
Shpend Mahmuti, nxënës i kl. XII5, vendin e tretë,
Dren Qerimi, nxënës i kl. XI15, çmimin e tretë
Driton Aliu, nxënës i kl. XII6, çmimin e katërt.


* * *

Të nderuar profesorë dhe ju nxënës të Gjimnazit të Gjilanit! Mirë se erdhët dhe arritët në këtë orë të përvjetorit të dyzet! Mirëqofshi edhe në përvjetorët tjerë, sigurisht më të shkurtë! Pas dyzet vitesh sërish bashkë në këtë klasë! Kjo ka një domethënie jo vetëm kohore. Na pulsojnë ndjenja të përziera kur shihemi kështu dhe këtu, ne nxënësit tuaj dhe Ju mësimdhënësit tanë të përjetshëm!
Ndaj, më gufojnë ndjenja krenarie, mallëngjimi, mburrje e arsyeshme për Ju, për këtë brez, për atë farë të shëndoshë që mbollët në djerrinën tonë rinore, për ndritjen e mendjes sonë, për kultivimin e trajtave të bukura të jetës.
Nuk do t’i fshehim ndjenjat për diçka rinore, diçka e shumëçka e mbetur dhe e shlyer te Ju dhe tek ne.
Pas katërdhjetë vitesh nëpër stuhi dhe, sërish bashkërisht! Përjetuam përthyerje epokash dhe, sërish bashkë! Sic itur ad astra, (Kështu arrihet në yje), do të thoshte profesor dr Ruzhdi Ushaku.
Nga të injoruar, të paragjykuar, të nëpërkëmbur prej Jugosllavisë, falë porosive tuaja: herë të tërthorta, herë të drejtëpërdrejta arritëm në vertikale të vetëbesimit e vetëpohimit, në përmasën e bërjes faktor europian e botëror!
Tërë kësaj periudhe katërdhjetë vjeçare nuk mund t’i vehet pika e mbiçmimit as e zhvlerësimit, gjithnjë pa e harruar pikën e trishtë të nisjes. Vetëkënaqësia nuk është mësuese e mirë e jetës sikurse ishit Ju. Deri këtu rodhi kështu, po tash dhe të nesërmen çka…? Ngarendje edhe maratonë për t’i zënë ritmet e dinamikës së konkurencës me të tjerët.
Të nderuar profesorë dhe ish nxënës të Gjimnazit të para dyzet vitesh!
Në malbrezin tuaj dyezetvjeçarë bora e moshës zbardhoi kokat Tuaja, por për ne fytyra Juaj mbetet e praruar, sikurse do të jemi ne për Ju: prore çapkënë e rinorë!
Gëzuashi!

Gjilan, më 23 tetor 2009

Drejtori i Gjimnazit “Zenel Hajdini”

Mehmetali Rexhepi

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi